Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Nga Greta Koçi kur realisht ishte 16 vjeçe, tek Viola Spiro me pak kile më tepër dhe Xhemi Shehu me bashkëshortin, si dukeshin vajzat e showbizz-it shqiptar disa vite më parë

Vit pas viti, personazhet e showbizzit në vendin tonë kanë përmirësuar imazhin e tyre. Dhe kur themi imazh, nuk flasim vetëm për atë televiziv, por edhe pamjen e tyre në të përditshmen


Panorama Plus” prej shumë vitesh i ka sjellë ata edhe të zhveshur nga shkëlqimi i ekranit, duke i fotografuar në të përditshmen, por edhe në bregdet.

>Përgjatë këtyre ditëve të nxehta, do t’ju rikthejmë edhe njëherë imazhet e disa prej personazheve më të spikatura, teksa vite më parë pushonin në bregdetin tonë. Le të bëjmë së bashku një krahasim, sesi kanë ndryshuar disa nga VIPat me kalimin e viteve.

Greta Koçi kur realisht ishte 16 vjeç

Prej kohësh, Greta Koçi ka vendosur të shkëputet nga zhurma mediatike që e ka shoqëruar prej vitesh. Këngëtarja, e cila e ka nisur shumë e vogël rrugën e suksesit, tashmë është tërhequr, duke shijuar kështu jetën prive. Por disa vite më parë, edhe Greta zgjidhte jugun e vendit për të pushuar.,

Ashtu si mund edhe të dallohet, në ato vite, Greta ende ruante imazhin fëmijëror që kishte ndër vitet. Edhe bikini që ajo kishte zgjedhur, tregonin shumë për moshën e adoleshencës së saj.Sot që flasim, këngëtarja është e martuar dhe jeton jashtë Shqipërisë. Këngëtarja Greta Koçi ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale, ku ka treguar se është e martuar me partnerin e saj prej 4 vitesh. Sa i përket dasmës, këngëtarja është shprehur se dëshiron të bëjë diçka simbolike dhe se shumë shpejti do ta shohim me vello.

Xhemi Shehu dhe ditët në plazh me bashkëshortin e shoqërinë

Prezantuesja simpatike, Xhemi Shehu, është fotografuar vite më parë në plazhet e Jugut. Nënë e dy fëmijëve, siç e shihni edhe nga fotot Xhemi ka një fizik për t’u pasur zili. Super në formë dhe në një relaks total, Xhemi duket se i ka shfrytëzuar mirë këto kohë pushimi, para se të nisë sezoni i ri televiziv.

Mesa duket, Xhemi nuk i ka rezistuar tundimit të shoqërisë së vajzave ku ajo duket që ia kalon shumë mirë mes lojërave me letra dhe bisedave, të cilat dihet që mes vajzash janë mjaft interesante.




This post first appeared on Albaniacelebrity, please read the originial post: here

Share the post

Nga Greta Koçi kur realisht ishte 16 vjeçe, tek Viola Spiro me pak kile më tepër dhe Xhemi Shehu me bashkëshortin, si dukeshin vajzat e showbizz-it shqiptar disa vite më parë

×

Subscribe to Albaniacelebrity

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×