Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Berisha: Një Televizion ka në dorë 2 videoskandale seksuale

TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në intervistën me Ilva Taren në “Ora News” se i beson qytetarit dixhital, i cili e ka informuar se një televizion ka në dorë 2 videoskandale të tjera seksuale, të ngjashme me videon e ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili.

“Unë kam një ligj që bëj publike vetëm videot politike. Por ama edhe jeta private e personave publikë në kundërshtim me moralin dhe ligjin, unë besoj se bën pjesë tek interesi publik. Qytetari dixhital më thotë se X TV ka video të tjera. Unë i besoj qytetarit dixhital. Qytetari dixhital më thotë se ka 1 ose dy video të tjera. Janë video të skandalit seksual dhe unë kam besim se TV- të do ti nxjerrë ato”- ka deklaruar ish kryeministri Berisha.

Ish-kryeministri la të kuptohej se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të mazhorancës aktuale, por pa përcaktuar se për çfarë niveli bëhet fjalë.

Ndwr tw tjera, Berisha është shprehur sërish për skandalin e përgjimeve ndërsa ka deklaruar se: “Pajisja e përgjimit është futur edhe herë të tjera në vendin tonë por në mënyrë të ligjshme. Por kësaj here pajisja është futu pa u deklaruar në dogana, është futur në një kanal privat. Pajisja ka shkelur ligjin e sigurisë kombëtare sepse nuk mund të futej pa u vënë në dijeni forcat e armatosura. Një pajisje e tillë nuk mund të futej pa u përcaktuar se cili bandit do të përgjohej”.

“Për muaj të tërë pajisja ka përgjuar jo vetëm 370 personalitet por ka përgjuar edhe qindra qytetarë në akte rrugaçërie. Nëse ajo pajisje vjen këtu ajo vjen për të regjistruar çdo impuls që hyn e del. Deklarata e ish Drejtorit të Policisë Italiane të bind edhe më shumë në megaskandalin”- deklaroi Berisha.

Lidhur me vendimin e Byrosë për përjashtimin e tij nga Kuvendi, Berisha tha: “Përjashtimi ime ishte vetëm për fjalën e lirë. Vetëm sa nxjerr në dritën e diellit të atyre që marrin fjalën e lirë. Nëse ju merrni arkivën e televizionit ju merrni me qindra herë Edi Ramën, Gramoz Ruci, Erjon Brace etj duke i thënë Berishës kriminel. Kurse unë i thashë Ramës nisur nga një koncept që e besoj prej kohësh. Se midis atij që bën dhe atij që hesht më i lig është ky që hesht, se ai ka treguar një kurajo për të denoncuar atë krim që bëri. I ka thënë një diplomati të huaj se unë në zonat e veriut kam emëruar kriminelë sepse ata ashtu janë. dhe ja kam marrë Sali Berishës. Ky e quan veriun një pellg kriminelësh, çka nuk është kurrë e vërtetë”- ka deklaruar Berisha.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Berisha: Një Televizion ka në dorë 2 videoskandale seksuale

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×