Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“Tifozi e goditi me peshk në fytyrë – derbi i zjarrtë i rivalëve lokal u ndërpre për disa qaste për një incident të rrallë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Tifozi e goditi me peshk në fytyrë – derbi i zjarrtë i rivalëve lokal u ndërpre për disa qaste për një incident të rrallë” plus 9 more Telegrafi Futboll


  • Tifozi e goditi me peshk në fytyrë – derbi i zjarrtë i rivalëve lokal u ndërpre për disa qaste për një incident të rrallë
  • Dy formacionet e forta me të cilat mund të luajë Tottenhami, pasi Conte po ndërton një skuadër fantastike
  • Shënojnë Kamberi dhe Kryeziu, Zurich mposhtet si mysafir i Qarabagut në Ligën e Kampionëve
  • Pjanic mund të rikthehet në Itali, kërkohet nga kampioni
  • Dembele u përpoq të ikte fshehurazi pa e kryer dënimin për ndeshjen e humbur në stërvitje
  • Maxi Lopez bëhet pronar i klubit të vjetër anglez – Birmingham City tani në duart e tij
  • Formacionet zyrtare, La Fiorita – Ballkani: Ilir Daja me vetëm një ndryshim
  • PSG e ka ofruar Neymarin për Bernardo Silvan
  • Lamtumira e De Ligt për tifozët e Juventusit
  • Kounde i afrohet kalimit te Barcelona

Tifozi e goditi me peshk në fytyrë – derbi i zjarrtë i rivalëve lokal u ndërpre për disa qaste për një incident të rrallë

Posted: 19 Jul 2022 11:49 AM PDT

U pa një incident i pazakontë në derbin e famshëm të Avellaneda mes rivalëve të urryer argjentinas, Independiente dhe Racing.

Me derbin Boca Juniors dhe River Palates, derbi i Avellanedas është shpeshherë në hije, por rivaliteti mes këtyre dy klubeve shkon përtej çdo kufiri të mundshëm dhe nga ndeshja në ndeshje kemi incidente si rrallë dhe kudo tjetër. Derbi i fundit do të mbahet mend për një të tillë.

Një incident tronditës ka ndodhur në fillimin e pjesës së dytë kur tifozët e Racing, ose më saktë njëri prej tyre, goditi me një peshk në fytyrë lojtarin e Independiente, Leandro Fernandez, i cili u fut në lojë në pjesën e parë.

Rodriguez po vraponte afër tifozëve të Racing dhe më pas tifozi i saktë e goditi me një peshk në kokë dhe shkaktoi një ndalesë të lojës.

Futbollisti me eksperiencë është nxjerrë nga fusha dhe i është dhënë ndihmë për një kohë të gjatë, për këtë arsye ndeshja është ndërprerë.

Megjithatë, 31-vjeçari u rikthye në lojë pasi mori ndihmë, por skuadra e tij u mund nga Racing 1-0.

Meqë ra fjala, derbi i Avellanedës është më shumë se 100 vjet i vjetër.

Klubet e urryera ndodhen vetëm pak metra larg, pasi stadiumet janë pranë njëri-tjetrit.

Në përzgjedhjen e shumë prej mediave më të rëndësishme botërore, është ndër 15 derbit më të mëdhenj botërorë, e në disa zgjedhje edhe në Top 10. /Telegrafi/

The post Tifozi e goditi me peshk në fytyrë – derbi i zjarrtë i rivalëve lokal u ndërpre për disa qaste për një incident të rrallë appeared first on Telegrafi.

Dy formacionet e forta me të cilat mund të luajë Tottenhami, pasi Conte po ndërton një skuadër fantastike

Posted: 19 Jul 2022 11:29 AM PDT

Tottenham Hotspur e ka kompletuar transferimin e gjashtë të kësaj vere duke siguruar shërbimet e Djed Spence mëngjesin e të martës.

Bordi i klubit është duke e mbështetur plotësisht trajnerin Antonio Conte dhe po ia plotëson kërkesat për lojtarë.

Ivan Perisic, Fraser Forster, Yves Bissouma, Richarlison e Clement Lenglet, janë pesë emrat tjerë që iu bashkuan Spursave këtë verë.

Zyrtare: Tottenhami prezanton Djed Spencen

Ekipi i parë

(Foto: talkSPORT)

Ky pritet të jetë formacioni startues i Contes në edicionin 2022/2023.

Treshja e sulmit e përbëra nga Harry Kane, Heung-min Son e Dejan Kulusevski, është treguar efektive në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Transferi i ri, Bissouma, i bashkohet Rodrigo Bentancurit në qendër të mesfushës, derisa Perisic e Spence mund të operojnë në krahë (si mbrojtës krahu dhe si mesfushorë varësisht nga situata, në të cilën ndodhet skuadra).

Conte preferon të luajë me tre qendërmbrojtës dhe ka shumë opsione për të zgjedhur. Ben Davies, Eric Dier dhe Cristian Romero pritet të jenë zgjedhja e trajnerit. Në portë është padyshim Hugo Lloris.

Harry Kane flet për mundimet që po ia bën Conte futbollistëve të Tottenhamit, por thotë se janë të lumtur me italianin

Skuadra rezervë

(Foto: talkSPORT)

Njëmbëdhjetëshja e dytë nuk ka aq emra të mëdhenj sikurse ekipi i parë, por shumë klube nga Liga Premier do të dëshironin t'i kishin në skuadrat e tyre.

Richarlison, Troy Parrott dhe Lucas Moura, janë treshja e sulmit.

Pierre-Emile Hojbjerg e Oliver Skipp janë në qendër të mesfushës, derisa Ryan Sessegnon e Matt Doherty mudn të luajnë në krahë.

Joe Rodon, Davinson Sanchez dhe Lenglet, e përbejnë treshen mbrojtëse, kurse në portë është Forster. /Telegrafi/

The post Dy formacionet e forta me të cilat mund të luajë Tottenhami, pasi Conte po ndërton një skuadër fantastike appeared first on Telegrafi.

Shënojnë Kamberi dhe Kryeziu, Zurich mposhtet si mysafir i Qarabagut në Ligën e Kampionëve

Posted: 19 Jul 2022 11:20 AM PDT

Zurichu ka pësuar humbje si mysafir nga Qarabagu të martën me rezultat 3-2, në ndeshjen e zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit e vlefshme për rundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Për kampionin e Zvicrës shkëlqyen dy mbrojtësit shqiptarë, Lindrit Kamberi e Mirlind Kryeziu, të cilët shënuan nga një gol, e që dolën të ishin mjaft të vlefshëm.

Kamberi shënoi me kokë në minutën e 65-të për rezultatin 2-1.

Në anën tjetër Kryeziu shënoi në minutën e 85-të nga penalltia për rezultatin përfundimtar 3-2.

Fidan Aliti luajti po ashtu gjithë ndeshjen ku u ndëshkua me karton të verdh. Blerim Xhemajli luajti 76 minuta, ndërsa Bledian Krasniqi pati 14 minuta.

Ndeshja e kthimit luhet pas një javë ne Zurich, ndërsa fituesi i kësaj ndeshje do të luajë kundër fituesit mes Ferencvarosit ose Slovan Bratislavës. /Telegrafi/

The post Shënojnë Kamberi dhe Kryeziu, Zurich mposhtet si mysafir i Qarabagut në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Pjanic mund të rikthehet në Itali, kërkohet nga kampioni

Posted: 19 Jul 2022 11:04 AM PDT

Miralem Pjanić mund të kthehet në Itali, por jo te Juventusi, por te Milani, sipas mediave italiane dhe spanjolle.

Sport dhe Calciomercato, shkruajnë se Milani po interesohet për Miralem Pjanic.

Boshnjaku po tenton t’i imponohet te trajneri Xavi në Barcelonë, por shkuarja në Itali është një opsion.

Milani dëshiron ta sjellë atë në huazim, ndërsa Barça është kryesisht e interesuar për shitje, duke qenë se kontrata e Pjanic është deri në verën e vitit 2024.

Pjanic së fundmi ka lënë përgatitjet e Barcelonës në SHBA dhe është rikthyer në Evropë, më saktë në Nice të Francës, për të qenë pranë bashkëshortes së tij Josepha, e cila së shpejti do të lindë. /Telegrafi/

The post Pjanic mund të rikthehet në Itali, kërkohet nga kampioni appeared first on Telegrafi.

Dembele u përpoq të ikte fshehurazi pa e kryer dënimin për ndeshjen e humbur në stërvitje

Posted: 19 Jul 2022 10:50 AM PDT

Ousmane Dembele është përpjekur të largohet fshehurazi nga stërvitja e Barcelonës pa e kryer dënimin që ishte pjesë e ekipit humbës.

Derisa një pjesë e bashkëlojtarëve festonin që fituan në stërvitje, pjesa tjetër duhej të bënin pompa para se të largoheshin.

Mirëpo, francezi deshi të largohej pa e kryer dënimin, porse këtë nuk ia lejuan lojtarët e ekipit fitues.

Ndryshe, Dembele e ka rinovuar kontratën me Barcelonën dhe duke mjaft i disponuar teksa bisedonte me bashkëlojtarët kundërshtarë.

Zyrtare: Ousmane Dembele rinovon kontratën me Barcelonën

Sipas Mundo Deportivo, ai kishte mbajtur një fjalim në zhveshtore pasi e zgjati qëndrimin për dy vite të tjera.

Madje gjatë fjalimit kishte kërkuar të bëhej kapiten duke i habitur futbollistët tjerë, për t'u treguar më pas se thjesht po bënte shaka. /Telegrafi/

The post Dembele u përpoq të ikte fshehurazi pa e kryer dënimin për ndeshjen e humbur në stërvitje appeared first on Telegrafi.

Maxi Lopez bëhet pronar i klubit të vjetër anglez – Birmingham City tani në duart e tij

Posted: 19 Jul 2022 10:39 AM PDT

Maxi Lopez që ka bërë karrierë edhe te Barcelona, tani është pronari i klubit historik anglez Birmingham City.

Ai është bërë argjentinasi i parë që zotëron një klub anglez.

Birmingham City është një nga klubet më të njohura të futbollit në Angli, i themeluar në vitin 1875, ndërsa ka fituar dy herë Kupën e Ligës (1962-63 dhe 2010-11).

Megjithatë, ata tani kanë 12 sezone radhazi pa u ngjitur në Ligën Premier.

Aksionet që Paul Suen, pronari i mëparshëm i klubit i hodhi në treg u blenë nga grupi i investimeve ku bën pjesë edhe Maxi Lopez .

Sipas Daily Mirror, çmimi është 30 milionë funte, apo rreth 35 milionë euro.

Megjithatë, duhet pasur parasysh se situata aktuale e skuadrës nuk është më e favorshmja, pasi sezonin e kaluar ekipi ishte në prag të rënies nga Championship.

Personalitete të mëdha në marrëveshje

Përveç Maxi Lopez, ka edhe personalitete të tjera të kalibrit të lartë brenda marrëveshjes, si biznesmeni Christian Codoma, pronar i Maxco Capital dhe drejtor i Global Stars Management.

Pastaj është Paul Richardson, një mbështetës i njohur i Birminghamit, ish-drejtor i Gymshark dhe pronar i Hera London.

Sipas Birmingham Mail, shuma përfundimtare e marrëveshjes është rreth 50 milionë euro.

Richardson postoi një mesazh në rrjetet sociale ku shkruhej: “Maxi Lopez dhe unë dëshirojmë të falënderojmë të gjithë tifozët blu për mbështetjen e tyre të madhe dje për ofertën tonë për ta rikthyer klubin”.

Lopez, nga ana e tij, ka postuar një video nga brenda stadiumit, me mbishkrimin e thjeshtë “në shtëpi”. /Telegrafi/

The post Maxi Lopez bëhet pronar i klubit të vjetër anglez – Birmingham City tani në duart e tij appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, La Fiorita – Ballkani: Ilir Daja me vetëm një ndryshim

Posted: 19 Jul 2022 10:26 AM PDT

Pas dështimit në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, rruga e Ballkanit në Evropë vazhdon, por tani në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Kampionët e Kosovës sonte do të përballen me ekipin nga San Marino, La Fiorita.

Ballkani dhe La Fiorita takohen ora 20:45, në kuadër të raundit të dytë të kësaj gare.

Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Trajneri Ilir Daja ka bërë vetëm një ndryshim nga ndeshjet e para, ku ka vendosur Albion Rrahmanin në formacionin bazë, e jo Albin Berishën.


La Florita:

Ballkani:


/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare, La Fiorita – Ballkani: Ilir Daja me vetëm një ndryshim appeared first on Telegrafi.

PSG e ka ofruar Neymarin për Bernardo Silvan

Posted: 19 Jul 2022 10:22 AM PDT

Paris Saint-Germaini thuhet t'ia ketë ofruar Manchester Cityt një shkëmbim sensacional që përfshin Neymarin dhe Bernardo Silvan.

Klubi nga kryeqyteti francez e dëshiron në radhët e veta anësorin portugez dhe për këtë mund ta ofrojë brazilianin që ta bindë klubin anglez.

Trajneri i ri i PSG-së, Cristophe Galtier, e ka bërë top prioritet ish-yllin e Benficas dhe Monacos, dhe për të është i gatshëm ta japë Neymarin.

Nëse kjo ndodh, atëherë do të jetë një prej transferimeve më të mëdha të kësaj vere që përfshin dy emra të këtij niveli.

Man City do të bllokojë transferimin e Bernardo Silvas te Barcelona

Gjithmonë sipas Le Parisien, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, nuk është i interesuar për këtë shkëmbin dhe dëshiron ta mbajë Silvan në Etihad Stadium edhe në sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, 27-vjeçari është shumë i kërkuar në këtë afat kalimtar. Edhe Barcelona i do shërbimet e tij. /Telegrafi/

The post PSG e ka ofruar Neymarin për Bernardo Silvan appeared first on Telegrafi.

Lamtumira e De Ligt për tifozët e Juventusit

Posted: 19 Jul 2022 10:06 AM PDT

Matthijs de Ligt u ka thënë lamtumirë tifozëve të Juventusit, pas zyrtarizimit të kontratës me Bayern Munichun.

Holandezi u largua nga Ajaxi në verën e vitit 2019 për të nënshkruar me Zonjën e Vjetër, ku regjistroi 117 paraqitje dhe ndihmoi që skuadra e tij ta fitonte një Scudetto, një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.

23-vjeçari u bë mbrojtës më i kompletuar te bardhezinjtë falë punës së ngushtë me dyshen Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci.

Duke postuar një video të kohës së kaluar te Juve, De Ligt i ka falënderuar tifozët dhe u ka thënë lamtumirë.

Zyrtare: De Ligt nënshkruan për Bayernin

"Erdhi koha për të mbyllur një kapitull shumë të bukur të karrierës sime. Falënderime të mëdha për gjithë familjen e Juventusit, klubin, trajnerët, lojtarët, stafin dhe tifozët për dashurinë që ma kanë dhënë".

"Ishte nder të luftoja krah jush dhe të luaja për këtë skuadër. Do të jeni gjithmonë në zemrën time", ka thënë De Ligt. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Matthijs de Ligt (@mdeligt_)

The post Lamtumira e De Ligt për tifozët e Juventusit appeared first on Telegrafi.

Kounde i afrohet kalimit te Barcelona

Posted: 19 Jul 2022 09:55 AM PDT

Barcelona e ka kaluar Chelsean në garën për shërbimet e Jules Kounde, bën të ditur Gerard Romero.

Eksperti i transferimeve ka thënë se mbrojtësi i Sevillas tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Blaugranët.

Sipas njoftimit, 23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, e cila tashmë është e gatshme.

Chelsea kishte ofruar 55 milionë euro për yllin francez, mirëpo u refuzua nga Sevilla, pasi andaluzianët e vlerësojnë me 65 milionë euro lojtarin e tyre.

Sevilla refuzon ofertën e Chelseat për Kounde - Barcelona dhe PSG ende pa oferta, por duhet të nxitojnë

Ndryshe, edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se Barca nuk ka përfunduar me transferimet në këtë afat kalimtar, ndërsa Kounde është pjesë e planeve të klubit spanjoll. /Telegrafi/

The post Kounde i afrohet kalimit te Barcelona appeared first on Telegrafi.



This post first appeared on Shqip, please read the originial post: here

Share the post

“Tifozi e goditi me peshk në fytyrë – derbi i zjarrtë i rivalëve lokal u ndërpre për disa qaste për një incident të rrallë” plus 9 more Telegrafi Futboll

×

Subscribe to Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×