Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“As Franca dhe as Gjermania, ja cili është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë” plus 9 more - Gazeta Dita

“As Franca dhe as Gjermania, ja cili është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë” plus 9 more - Gazeta Dita


  • As Franca dhe as Gjermania, ja cili është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë
  • Inteligjenca gjermane: Kina mund të bëhet kundërshtarja kyçe në të ardhmen
  • Konfirmohen rastet e para të lisë së majmunit tek fëmijët në SHBA
  • Atentati në Milot/ Si u ndoqën 2 miqtë, autorët i pritën 10 minuta në hyrjen e pallatit! (DETAJET)
  • Franca vendos gjobë për ata që mbajnë kondicionerin ndezur dhe njëkohësisht dritaren hapur
  • Portugalia fillon vaksinimin kundër lisë së majmunëve
  • Mjeku infeksionist Tritan Kalo: Ja sëmundjet, që po vrasin më shumë se Covid-19, këtë verë!
  • Regjistri për krimet seksuale/ Kuvendi miratoi ligjin, emrat e pedofilëve do të shfaqen në e-albania
  • ‘Situatë alarmante e krimit’, Artan Hoxha: Bëra apel që do të ketë dhe ngjarje tjetër…
  • Variojnë temperaturat deri në 40 gradë, si parashikohet moti ditën e sotme!

As Franca dhe as Gjermania, ja cili është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë

Posted: 23 Jul 2022 12:48 AM PDT

Qiproja ka regjistruar raportin më të lartë të azilkërkuesve për herë të parë në shtetet anëtare të BE-së gjatë vitit 2021, me 1,480 aplikime të paraqitura për 100,000 banorë.

Është ky rezultati i bërë publik nga Zyra Evropiane për Statistikat, Eurostat. Vendi i dytë me numrin më të madh të azilkërkuesve ishte Austria me  411 aplikime, shkruan Schengen Visa Info.

Më pas, renditet Sllovenia me 248 aplikime për 100,000 banorë, ndërsa vendet me normat më të ulëta midis shteteve anëtare ishin Sllovakia dhe Estonia, të dyja që regjistronin rreth 6 aplikime për 100,000 banorë, ndërsa Hungaria nuk regjistroi asnjë.

Në shtetet anëtare të BE-së, ka pasur 535,255 aplikime të regjistruara në vitin 2021, ekuivalente me 0.1 për qind të popullsisë së vendeve të unionit.

Numri më i madh i kërkesave për azil ka ardhur nga shtetasit sirianë (98,310), të ndjekur nga shtetasit afganë (83,510) dhe irakianë (25,965).

a.m/dita

The post As Franca dhe as Gjermania, ja cili është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë appeared first on Gazeta Dita.

Inteligjenca gjermane: Kina mund të bëhet kundërshtarja kyçe në të ardhmen

Posted: 23 Jul 2022 12:45 AM PDT

Agjencia gjermane e inteligjencës ka thënë se në të ardhmen, Kina mund t'i shkaktojë më shumë probleme Gjermanisë sesa Rusia, sidomos sa u përket sulmeve kibernetike.

Në një intervistë për radion SWR, Thomas Haldenwang, presidenti i agjencisë së njohur si Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, ka thënë se "në periudhë afatgjatë, Kina dëshiron të bëhet fuqi lidere në aspekte të ndryshme", "jo vetëm në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë, por edhe atë politike".

"Në periudhë afatgjatë, Kina mund të bëhet kundërshtarja kryesore", ka deklaruar ai.

Eksperti amerikan për kibernetikë: Kina do të dominojë inteligjencën artificiale
Kur është pyetur si është duke u përgatitur agjencia që ai udhëheq për një kërcënim të mundshëm, Haldenwang se "kudo ku ka zjarr, aty shkon brigada e zjarrit".

Në mënyrë që të luftojë me sukses hakerët e rinj, agjencia ka rekrutuar së fundi të rinj që nuk kanë profilin e punëtorëve të zakonshëm.

Ata janë të rinj "që konsumojnë disa litra cola dhe që nuk punojnë sipas orareve të zyrave".

Kur është pyetur sesi arrin agjencia të rekrutojë stafin, pavarësisht mungesës universale të specialistëve të teknologjisë informative, ai ka thënë se në agjencinë që udhëheq ai, njerëzit kanë mundësi që të mbrojnë demokracinë.

Sipas tij, disa detyra janë më interesante sesa biznesi pasi puna përfshin garë me hakerët rusë dhe ata kinezë./REL

a.m/dita

The post Inteligjenca gjermane: Kina mund të bëhet kundërshtarja kyçe në të ardhmen appeared first on Gazeta Dita.

Konfirmohen rastet e para të lisë së majmunit tek fëmijët në SHBA

Posted: 23 Jul 2022 12:27 AM PDT

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë konfirmuar për herë të parë raste të lisë së majmunëve tek fëmijët.

Ata janë një foshnjë në Kaliforni dhe një foshnjë jo-rezidente në SHBA, sipas njoftimit zyrtar.

Dy rastet nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) janë të mundshme infeksione brenda familjes. Dy fëmijët po trajtohen dhe janë mirë, tha CDC.

Lija e majmunit është një infeksion viral që ka simptoma të ngjashme me gripin dhe shkakton skuqje të lëkurës.

Është përhapur në mesin e homoseksualëve jashtë vendeve të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, ku është endemike. Kryesisht transmetohet përmes kontaktit të ngushtë.

Deri më tani këtë vit, më shumë se 14,000 raste të lisë së majmunëve janë regjistruar në rreth 60 vende të botës, ndërsa pesë vdekje janë raportuar në kontinentin afrikan.

Dr. Jennifer McKeeston (CDC) tha se nuk është për t'u habitur që rastet kanë ndodhur te fëmijët, por aktualisht nuk ka asnjë provë që virusi të përhapet jashtë komuniteteve homoseksuale ose biseksuale.

Ai tha se 99% e 2,891 rasteve të konfirmuara të lisë së majmunëve në SHBA përfshijnë burra homoseksualë, por ka pasur disa gra dhe persona transgjinorë që janë infektuar.

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19, Dr. Asish Tza, tha se qeveria amerikane ka siguruar 300,000 doza vaksine kundër lisë së majmunit dhe po përpiqet të përshpejtojë dërgimin e 786,000 dozave shtesë nga Danimarka.

Shkalla e vdekshmërisë në shpërthimet e mëparshme në Afrikë ka lëvizur rreth 1%, por vlerësohet të jetë edhe më e ulët në vendet ku lija e majmunëve nuk është endemike. Megjithatë, shumë pacientë kanë raportuar se janë shtruar në spital me dhimbje të forta.

Dr. Tza tha se qeveria amerikane është ende duke vlerësuar nëse shpërthimi i lisë së majmunëve duhet të shpallet një emergjencë e shëndetit publik.

a.m/dita

The post Konfirmohen rastet e para të lisë së majmunit tek fëmijët në SHBA appeared first on Gazeta Dita.

Atentati në Milot/ Si u ndoqën 2 miqtë, autorët i pritën 10 minuta në hyrjen e pallatit! (DETAJET)

Posted: 23 Jul 2022 12:12 AM PDT

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i një nate më parë në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Ibrahimi. Sipas burimeve automjeti i autorëve ka qëndruar për rreth 10 minuta në rrugën përballë rrugicës së pallatit ky jetonin dy personat të cilët ishin fqinj me njëri tjetrin.

Sapo makina e shënjestrave të tyre është afruar për të hyrë në rrugën e pallatit kanë dalë dy atentatorët dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të makinës. Duke qenë se mjeti ishte i blinduar njeri prej tyre është afruar tek xhami dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe më pas ata janë larguar me automjetin tip "Audi".

Para ngjarjes Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preçi kishin qenë në një lokal në qendër të Milotit disa metra larg banesave të tyre dhe siç duket atentatorët i kanë ndjekur lëvizjet e tyre.

Mbrëmjen e djeshme një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket atentatorëve është gjetur në Gramëz të Krujës. Brenda makinës tip ‘Audi’ janë gjetur edhe dy armë tip ‘Kallashnikov’.

Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi, të dy me precedentë të mëparshëm penal. 46-vjeçari Ylli Brahimi nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa i kishte shpëtuar një atentati një vit më parë. Ndërsa Klisman Preçi, i cili mbeti i vdekur, i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti, ku ishte bashkë në makinë me Blerim Preçin.

Vetëm 6 ditë më parë një vrasje mafioze me tre viktima ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ndërsa nuk dihet nëse atentati i mbremjes së sotme ka lidhje me ngjarjen.

a.m/dita

The post Atentati në Milot/ Si u ndoqën 2 miqtë, autorët i pritën 10 minuta në hyrjen e pallatit! (DETAJET) appeared first on Gazeta Dita.

Franca vendos gjobë për ata që mbajnë kondicionerin ndezur dhe njëkohësisht dritaren hapur

Posted: 23 Jul 2022 12:09 AM PDT

Dyqanet me ajër të kondicionuar në Paris do të duhet të mbyllin dyert dhe dritaret nga e hëna, ose do të përballen me një gjobë, për të reduktuar konsumin e energjisë, sipas një vendimi të marrë, të premten 22 korrik, nga bashkia e kryeqytetit, sipas mediave të huaja.

Vendimi, i miratuar, synon të reduktojë shpenzimet e energjisë për shkak të krizës energjetike. Vendimi do të jetë në fuqi edhe në muajt e dimrit dhe hyn në fuqi të hënën. Sipas autoriteteve personat që nuk respektojnë rregullat do të gjobiten  deri në 150 euro.

Rezoluta përmend, në veçanti, "pasojat e ngrohjes globale në Paris dhe nevojën urgjente për të reduktuar konsumin e energjisë në periudhën aktuale.

a.m/dita

The post Franca vendos gjobë për ata që mbajnë kondicionerin ndezur dhe njëkohësisht dritaren hapur appeared first on Gazeta Dita.

Portugalia fillon vaksinimin kundër lisë së majmunëve

Posted: 22 Jul 2022 11:50 PM PDT

Portugalia ka filluar vaksinimin për personat që kanë pasur kontakte me rastet e konfirmuara të virusit të lisë së majmunëve të enjten, tha Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë Portugeze (DGS).

Deri më tani, janë konfirmuar 588 raste të lisë së majmunëve që nga e enjtja që nga rasti i parë i raportuar më 3 maj, me 73 raste të zbuluar javën e kaluar.

Simptomat më të zakonshme të sëmundjes janë ethe, dhimbje koke e fortë, dhimbje muskulore, lodhje dhe zmadhimi i nyjeve limfatike me shfaqjen progresive të skuqjeve që prekin lëkurën dhe mukozën.

a.m/dita

The post Portugalia fillon vaksinimin kundër lisë së majmunëve appeared first on Gazeta Dita.

Mjeku infeksionist Tritan Kalo: Ja sëmundjet, që po vrasin më shumë se Covid-19, këtë verë!

Posted: 22 Jul 2022 11:44 PM PDT

Në një moment menduam që u zhduk, por në fakt, vera e nxehtë ka sjell sërish virozat  e Covid 19 dhe përhapjen e infektimeve.

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, në një intervistë për Dritare.net,  ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj infektimeve nga Covid dhe nënvariantet e tij dhe virozave të tjera të stinës, që shpesh neglizhohen. Mjeku theksoi se në këtë periudhë nuk është vetëm Covid-19, por edhe viruse të tjera infektive me shenja të njëjta klinike që prekin popullatën.

"Pandemia ka një dukuri që vijon me valë, zakonisht pandemitë e rregullta kanë një kurbë, e cila vjen në rritje dhe më pas zbret, deri sa ato endemicizohen. Sars Covid nuk e ka respektuar këtë teori dhe po kalon valë-valë. Në mendimin tim tani jemi në bishtin e pandemisë, e cila ende nuk dihet sa do të zgjasë. E keqja është se kemi të bëjmë me një virus, i cili ndryshon shumë në pamjen e tij. Kemi të bëjmë me virus që depërton në brendësi të qelizës, duke dhënë forma të reja të klinikës, kjo shmang edhe imunitetin e fituar.

Megjithatë gjatë stinës së verës duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë jemi duke kaluar. Pasi në këtë moment nuk është vetëm Covid-19, por edhe viruse të tjera infektive me shenja të njëjta klinike. Kemi atë që quhet gripi i verës ose ethet 3 deri në 5 ditore, që ka të njëjtat simptoma klinike si Covid-19, nuk arrin t'i dallosh pa një tampon apo PCR.

Vera ka edhe infeksione të tjera që mbizotërojnë, siç janë infeksionet që lidhen me ujin, me ushqimet apo edhe insektet. Vetë uji i detit dhe pishinave ka mukoza, që e ndihmojnë virusin të notoj në to, pra vera nuk është e qetë nga prania e viruseve. Ndërsa vjeshta, sjell virozat e vjeshtës, të cilat janë po ashtu të njëjta me Sars Covid.

Ajo që vihet re nga Covidi është se nuk ka më problem klinike të rënda si pneumonitë, por problem klinike si dhimbje fyti apo kolle të lehtë, ndoshta edhe çrregullime si barku dhe të vjellat, por që njihen si ajo që quhet gripi i stomakut. Këto janë viroza ose infeksione bakteriale që janë prezente deri në fund të stinës së vjeshtës.

Rritja e hospitalizimeve ndodhi sepse për momentin nuk është vetëm Covid, që po e ngarkon situatën epidemiologjike. Shumë personave iu rëndohet shëndeti nga temperaturat e larta. Temperaturat e larta vrasin po njësoj sa infeksionet. Temperaturat sjellin çrregullimeve të sëmundjeve kronike si diabeti, zemra, veshkat ose të sëmurët me HIV. Këto sëmundje shoqëruese e mbingarkojnë situatën në shëndetin e një të infektuari me Covid-19″,-u shpreh mjeku infeksionist Kalo në Dritare TV.

a.m/dita

The post Mjeku infeksionist Tritan Kalo: Ja sëmundjet, që po vrasin më shumë se Covid-19, këtë verë! appeared first on Gazeta Dita.

Regjistri për krimet seksuale/ Kuvendi miratoi ligjin, emrat e pedofilëve do të shfaqen në e-albania

Posted: 22 Jul 2022 11:35 PM PDT

Pas 3 vite përpjekjesh dhe me firmat e mbi 20 mijë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, Kuvendi miratoi ligjin për "Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale", një mekanizëm mbrojtës për fëmijët tanë kundër abuzimeve seksuale.

Pas një maratonë diskutimesh, kuvendi e miratoi ligjin si rrallë ndonjëherë, në unanimitet të plotë. Rreth ligjit ka folur dhe Iris Luarasi, pjesë e Shoqërisë Civile, një ndër nismëtaret.

"Varianti që ne çuam në Parlament ishte mbështetur nga 28 organizata të shoqërisë civile, por mbi të gjitha me 22 mijë firma qytetarësh. Në kohë pandemie të mblidhje 22 mijë firma qytetarësh dhe që janë të barazvlefshme me firmat për të çuar 2 deputetë në parlament, padiskutim që përbën një fitore për të gjithë, mbi të gjitha për qytetarët që tani e tutje do të kenë akses në një regjistër kombëtar, për autorët e krimeve seksuale. Ky ligj ka edhe fuqi prapavepruese, pra në të do të përfshihen edhe autorë të krimeve seksuale që e kanë kryer dënimin, më përpara.

Nëse dyshoj që fqinji im është pedofil, atëherë kërkoj nëpërmjet eAlbania-s, përmes një elementi të ri që do t'i shtohet kësaj platforme. Aty hyjmë me të dhënat tonë dhe duke lënë gjurmë në sistem që ne po kërkojmë për këtë person, që dyshojmë se është pedofil.

Çdo person në Republikën e Shqipërisë e ka detyrim ligjor dhe dënohet me gjobë, nëse nuk e bën këtë, që në rast se ndërron banesën, të shkosh në zyrën e Gjendjes Civile.

Përsa i përket punësimin të autorëve të krimeve seksuale, ligji parashikon që ata megjithëse kanë vuajtur dënimin ndalohen të punojnë në institucione ku ka fëmijë, si shkolla, kopshte, jetimore etj.

Një gjë që do të doja ta theksoja në fund, që predatorët seksualë duhet ta kenë të rrënjosur në mendje, para se të kryejnë krime seksuale, që emri i tyre do të qëndrojë në Regjistrin Kombëtar deri në ditën që ata ndërrojnë jetë, emri do të jetë aty."- tha Luarasi.

a.m/dita

The post Regjistri për krimet seksuale/ Kuvendi miratoi ligjin, emrat e pedofilëve do të shfaqen në e-albania appeared first on Gazeta Dita.

‘Situatë alarmante e krimit’, Artan Hoxha: Bëra apel që do të ketë dhe ngjarje tjetër…

Posted: 22 Jul 2022 11:21 PM PDT

Gazetari Artan Hoxha shkruan se atentatin e djeshëm në Milot e kishte paralajmëruar pak orë më parë, ku i bën apel shtetit të reagojë.

Postimi i plotë:

Jo më larg se sot në drekë, live në ABC për masakrën e Fushë Krujës, bëra apel për situatë alarmante të krimit, pasi nëse shteti nuk reagon do të ketë ngjarje tjetër shumë shpejt….

Por dreqin jo kaq shpejt, se as cunat e Brrylit nuk po arrijnë dot të vendosin koeficentet e parashikimit të skedinës…

a.m/dita

The post ‘Situatë alarmante e krimit’, Artan Hoxha: Bëra apel që do të ketë dhe ngjarje tjetër… appeared first on Gazeta Dita.

Variojnë temperaturat deri në 40 gradë, si parashikohet moti ditën e sotme!

Posted: 22 Jul 2022 11:14 PM PDT

Shqipëria

Mbeten temperaturat e larta prezente edhe të shtunën duke bërë që të jenë disa gradë mbi vlerat normale në orët e mesditës. Moti do të jetë në ndikimin e kthjellimeve gjatë paradites. Sipas Meteoalb, pas mesdite do të ketë kalime vranësirash në zonën e ulët dhe malore. Por  vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në mbizotërimin e masave ajrore të nxehta të cilat po bëjnë që termometri të ngjitet në orët e mesditës në 36°C. Ndërsa kushtet e motit do të vijojnë të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave më të dukshme këto në orët e pasdites.

Maqedonia e Veriut

Deri në orët e mesditës pothuajse gjithë territori i MV do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët. Por  pas mesdite pritet që në vend të ketë herë pas here shfaqje të vranësirave të lehta. Po ashtu dhe në MV do të ketë temperatura shumë më të larta se vlerat normale për Korrikun.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, KU parashikohet që kthjellimet më të theksuara të jenë në Gadishullin Iberik dhe në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për  rrebeshe shiu, PARAQITET pjesërisht Qëndra e kontinentit dhe Vendet Nordike.

a.m/dita

The post Variojnë temperaturat deri në 40 gradë, si parashikohet moti ditën e sotme! appeared first on Gazeta Dita.



This post first appeared on Shqip, please read the originial post: here

Share the post

“As Franca dhe as Gjermania, ja cili është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë” plus 9 more - Gazeta Dita

×

Subscribe to Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×