Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“Jo vetëm Mainz, edhe Stuttgart në garë për Mërgim Berishën” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Jo vetëm Mainz, edhe Stuttgart në garë për Mërgim Berishën” plus 9 more Telegrafi Futboll


  • Jo vetëm Mainz, edhe Stuttgart në garë për Mërgim Berishën
  • Taksisti që gjeti portofolin e Manuel Neuer është shqiptar – Hazir Stublla ka folur për zhgënjimin me shpërblimin e portierit
  • Nuk ka pasur bisedime mes palëve, Cristiano Ronaldo nuk do të luajë më për Real Madridin
  • Dani Alves arrin marrëveshje me skuadrën meksikane
  • Një shofer taksie gjeti portofolin e humbur të Manuel Neuer, për t’ia dorëzuar harxhoi 400 euro dhe u nda ‘i zhgënjyer’ me dhuratën e portierit
  • Transferimet e deritanishme në Serie A nga klubet e mëdha, cila ka bërë afatin kalimtarin më të mirë deri më tani?
  • Brighton refuzon ofertën e Cityt për Marc Cucurellan
  • Vedat Muriqi fshin një postim të rëndësishëm në Instagram për të paralajmëruar rikthimin te Mallorca
  • Fiorentina e bindur për Bajramin, shkon oferta drejt Empolit
  • Tottenham ka gati ofertën, para plus një futbollist për Zaniolon

Jo vetëm Mainz, edhe Stuttgart në garë për Mërgim Berishën

Posted: 21 Jul 2022 03:50 AM PDT

Mërgim Berisha është shumë afër të largohet nga Fenerbahce për tu rikthyer në Gjermani.

Sulmuesi nga Kosova nuk pritet të mbetet në Stamboll për sezonin e ri, pasi konkurrenca në repartin ofensivë tek Fenerbahce është jashtëzakonisht e madhe.

Mainz 05 është në bisedime me Fenerbahcen, por ende pa mundur të gjejnë një marrëveshje përfundimtare.

Por së fundmi në garë për kosovarin është futur edhe skuadra tjetër gjermane VFB Stuttgart.

Skuadra gjermane ka bërë kërkesë zyrtare për huazimin e Berishës për një edicion me mundësi blerje.

Tani dy klubet kanë hapur negociatat dhe Mainz po shihet më konkrete në garën për t’i fituar shërbimet e sulmuesit shtatlartë.

Oferta e Mainzit dhe kërkesa e Fenerbaces për Mërgim Berisha

Vet Berisha është shprehur i gatshëm të largohet nga Fenerbahce, pasi në vitin e tij të parë nuk i ka arritur pritshmëritë që ishin shumë të larta.

24-vjeçari në vitin e tij të parë me Fenerbahcen zhvilloi 31 ndeshje zyrtare ku realizoi shtatë gola e dhuroi tre asistime. /Telegrafi/

The post Jo vetëm Mainz, edhe Stuttgart në garë për Mërgim Berishën appeared first on Telegrafi.

Taksisti që gjeti portofolin e Manuel Neuer është shqiptar – Hazir Stublla ka folur për zhgënjimin me shpërblimin e portierit

Posted: 21 Jul 2022 03:22 AM PDT

Portierit gjerman Maneu Neuer i humbi portofolin në një taksi disa javë më parë dhe një taksisti që doli të jet shqiptar e gjeti atë dhe ia ktheu, por në fund ai e akuzoi atë se ishte dorështrënguar dhe nuk i dha shpërblimin që priste.

Mësohet se situata e përmendur ka ndodhur pak javë më parë dhe se Neuer ka qenë pasagjer te taksisti shqiptar Hazir Stublla.

Në fund të turnit të tij dhe teksa pastronte makinën, ai gjeti një portofol që i përkiste Neuerit.

Haziri aty gjeti 800 euro para të gatshme dhe dy kartela banke, e ku u mundua shuma që t'ia kthejë pronarit.

Dy javë pas kësaj, ai mori një fanellë të nënshkruar nga Neuer në postë, gjë që i shkaktoi atij zhgënjim të madh. Për përpjekjen e tij, thotë ai, ka udhëtuar të paktën 120 kilometra dhe kishte harxhuar 400 euro.

“Ky çmim është një shaka. Unë kam katër fëmijë, dhe nuk mund të bëj asgjë me fanellën”, ka thënë taksisti për Bild. /Telegrafi/

The post Taksisti që gjeti portofolin e Manuel Neuer është shqiptar – Hazir Stublla ka folur për zhgënjimin me shpërblimin e portierit appeared first on Telegrafi.

Nuk ka pasur bisedime mes palëve, Cristiano Ronaldo nuk do të luajë më për Real Madridin

Posted: 21 Jul 2022 03:12 AM PDT

Cristiano Ronaldo po kërkon një ekip, por nuk do të jetë Real Madrid, ai i radhës për portugezin.

Sulmuesi dëshiron të vazhdojë të luftojë për Ligën e Kampionëve, të fitojë atë që do të ishte titulli i tij i gjashtë dhe, që ra fjala, të rrisë rekordet e tij për sa i përket golave ​​(ai është 15 gola përpara Leo Messit) dhe ndeshjeve të luajtura (gjashtë më shumë se Casillas dhe 27 më shumë se Messi).

Portugezi, i cili do të mbushë 38 vjeç në shkurt, sezonin e shkuar kishte numra të mirë në nivel individual, por sezon ishte i keq për klubin që nuk arriti në top katër.

Lojtari është ende jashtë skuadrës angleze, e cila ka nisur parasezonin duke shfaqur gjëra të mira nën drejtimin e Erik Ten Hag dhe klubi po mendon t’i thotë lamtumirë Cristiano Ronaldos.

Pasditen e së mërkurës u shfaqën lajme për takime të ndryshme të zhvilluara mes CR7 dhe Florentino Perez, por duket se këto lajme nuk ishin të vërteta, pasi kjo gjë nuk ka ndodhur në asnjë moment.

Prezenca e fundit e sulmuesit për dy ditë në Madrid, ka ndezur zëra, por nuk ka pasur një takim me drejtuesit e klubit.

CR7 është në kërkim të një destinacioni, por nuk do të jetë në Real Madridi, as Bayern Munich, pasi drejtuesit e këtij klubi kanë mohuar një gjë të tillë.  /Telegrafi/

The post Nuk ka pasur bisedime mes palëve, Cristiano Ronaldo nuk do të luajë më për Real Madridin appeared first on Telegrafi.

Dani Alves arrin marrëveshje me skuadrën meksikane

Posted: 21 Jul 2022 02:53 AM PDT

Dani Alves do të vazhdoj të luaj futboll, së paku edhe për një tjetër vit.

Mbrojtësi brazilian karrierën do ta vazhdoj në Meksikë, ku tanimë ka arritur marrëveshje me skuadrën meksikane Puma.

Mediat e ndryshme meksikane kanë raportuar se braziliani i ka dhënë përgjigje pozitive skuadrës Puma dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i tij.

38-vjeçari pritet që gjatë orëve të ardhshme t’i kryej vizitat mjekësore para se të nënshkruajë kontratën me Puman.

Alves u largua më 1 korrik nga Barcelona pas qëndrimit disa mujor tek gjiganti katalunas.

Për reprezentuesin brazilian Puma do të jetë skuadra e shtatë në karrierë pasi ai më parë ka luajtur për Bahian, Sevillën, Barcelonën, Juventusin, PSG-në dhe Sao Paolon. /Telegrafi/

The post Dani Alves arrin marrëveshje me skuadrën meksikane appeared first on Telegrafi.

Një shofer taksie gjeti portofolin e humbur të Manuel Neuer, për t’ia dorëzuar harxhoi 400 euro dhe u nda ‘i zhgënjyer’ me dhuratën e portierit

Posted: 21 Jul 2022 02:20 AM PDT

Portierit gjerman Maneu Neuer i humbi portofolin në një taksi disa javë më parë dhe një taksisti i ndershëm e gjeti portofolin dhe ia ktheu, por në fund ai e akuzoi atë se ishte dorështrënguar dhe nuk i dha shpërblimin që priste.

Mësohet se situata e përmendur ka ndodhur pak javë më parë dhe se Neuer ka qenë pasagjer me taksistin me emrin Hazir.

Në fund të turnit të tij dhe teksa pastronte makinën, ai gjeti një portofol që i përkiste Neuerit.

"Ai kishte emrin dhe adresën e Neuerit", ka thënë taksisti, duke treguar se në portofol kishte gjetur 800 euro cash, një kartë Visa Platinum dhe një Mastercard të zezë.

Bild shkruan më tej se taksisti u përpoq të gjente Neuerin dhe shkoi direkt në derën e tij dhe pasi nuk e gjeti atje, shkoi në qendrën stërvitore të Bayernit.

Ai vendosi t’ia dorëzonte portofolin menaxherit të tij dhe i la të dhënat e tij, duke besuar se do të merrte një dhuratë siç e meriton.

Dy javë pas kësaj, ai mori një fanellë të nënshkruar nga Neuer në postë, gjë që i shkaktoi atij zhgënjim të hidhur. Për përpjekjen e tij, thotë ai, ka udhëtuar të paktën 120 kilometra dhe kishte harxhuar 400 euro.

“Ky çmim është një shaka. Unë kam katër fëmijë, dhe nuk mund të bëj asgjë me fanellën”, ka thënë taksisti për Bild. /Telegrafi/

The post Një shofer taksie gjeti portofolin e humbur të Manuel Neuer, për t’ia dorëzuar harxhoi 400 euro dhe u nda ‘i zhgënjyer' me dhuratën e portierit appeared first on Telegrafi.

Transferimet e deritanishme në Serie A nga klubet e mëdha, cila ka bërë afatin kalimtarin më të mirë deri më tani?

Posted: 21 Jul 2022 02:08 AM PDT

Afati kalimtar veror për klubet e futbollit është hapur me 1 korrik dhe menjëherë kanë filluar edhe zyrtarizmit e para.

Në top pesë ligat Serie A është një nga ligat më aktive, edhe pse jo në transferimet me shifra të mëdha, por gjithsesi me emra të mëdhenj.

Së fundmi Roma ka sjell në kryeqytet Paulo Dybalan, i cili iu bashkua ekipit të Jose Mourinhos si transferim i lirë nga Juventusi. Disa nga ardhjet: Zeki Celik (Lille, 7 milionë euro), Nemanja Matic (Man Utd, transfer i lirë dhe Mile Svilar (Benfica, transfer i lirë). Disa nga largimet: Paul Lopez (Marseille, 12 milionë euro), Cengiz Under (Marseille, 8.4 milionë), Rubin Olsen (Aston Villa, 3,5 milionë), Alessandro Florenzi (Milan, 2.7 milionë), Riccardo Ciervo (Sassuolo, 2 milionë), Henrikh Mkhitaryan (Inter, trasnsfer i lirë)

Zonja e Vjetër befasoi të gjithë duke transferuar befasisht Bremen nga Torino, mbrojtësi u transferua për 40 milionë euro. Disa nga ardhjet e tjera: Paul Pogba (Man Utd, transfer i lirë), Angel Di María (PSG, transfer i lirë). Disa nga largimet: Matthijs de Ligt (Bayern Munich, 67 milionë euro), Rolando Mandragora (Fiorentina, 8.2 milionë), Paulo Dybala (Roma, transfer i lirë).

Milani është treguar pak me i qetë në këtë fillim, një nga emrat që arriti ishte Divock Origi nga Liverpooli si transfer i lirë. Disa nga ardhjet tjera: Junior Messias (Crotone, 4.5 milionë euro), Alessandro Florenzi (Roma, 2.7 milionë). Disa nga largimet: Jens Petter Hauge (Eintracht Frankfurt, 10 milionë euro), Leo Duarte (Basaksehir, 2 milionë), Frank Tsadjout (Cremonese, 850 mijë euro), Franck Kessie (Barcelona, transfer i lirë),  Alessio Romagnoli (Lazio, transfer i lirë), Samu Castillejo (Valencia, transfer i lirë).

Te Interi më së shumti bëri bujë transferimi i Romelu Lukakut, i cili erdhi si huazim nga Chelsea. Disa nga ardhjet e tjera: Kristjan Asllani (Empoli, huazim), Raoul Bellanova (Cagliari, huazim), Andre Onana (Ajax, transfer i lirë), Henrikh Mkhitaryan (Roma, transfer i lirë). Disa nga largimet: Ivan Perisic (Tottenham, transfer i lirë), Arturo Vidal (Flamengo, transfer i lirë), Andrea Ranocchia (Monza, transfer i lirë), Stefano Sensi (Monza, transfer i lirë).

Se cilat e ka bërë deri më tani tregun më të mirë të transferimeve nga klubet e lartcekura, iu ftojmë të votoni në sondazhin të mëposhtëm. /Telegrafi/


The post Transferimet e deritanishme në Serie A nga klubet e mëdha, cila ka bërë afatin kalimtarin më të mirë deri më tani? appeared first on Telegrafi.

Brighton refuzon ofertën e Cityt për Marc Cucurellan

Posted: 21 Jul 2022 01:55 AM PDT

Marc Cucurella vazhdon të mbetet objektivi i Manchester Cityt për krahun e majtë të mbrojtjes.

Mbrojtësi i majtë spanjoll ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Angli, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Pep Guardiola e pëlqen jashtëzakonisht shumë anësorin dhe po e kërkon transferimin e tij në Etihad Stadium.

City ka bërë një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurove, ofertë që është refuzuar nga Brighton.

Skuadra angleze i ka bërë të qartë kampionit në fuqi se kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë anësorin.

23-vjeçari në vitin e tij të parë me Brighton zhvilloi 38 ndeshje ku realizoi një gol e bëri dy asistime.

City po pret që Brighton të ul kërkesat për spanjollin dhe nëse nuk do të ndodh një gjë e tillë atëherë do të heq dorë nga ai dhe do të kërkojë tjerë futbollistë për këtë pozitë. /Telegrafi/

The post Brighton refuzon ofertën e Cityt për Marc Cucurellan appeared first on Telegrafi.

Vedat Muriqi fshin një postim të rëndësishëm në Instagram për të paralajmëruar rikthimin te Mallorca

Posted: 21 Jul 2022 01:44 AM PDT

Vedat Muriqi do të rikthehet te Mallorca dhe këtë gjë e ka paralajmëruar vet ylli kosovar.

Sulmuesi nga Kosova ditë më parë dështoi në teste mjekësore tek skuadra belge Club Brugge duke mos u finalizuar transferimi i tij tek kampionët e Superligës së Belgjikës.

Por e ardhmja e prizrenasit do të jetë përsëri në Spanjë tek Mallorca, skuadër që kaloi gjashtë muaj si i huazuar.

Vedat Muriqi pritet të transferohet përfundimisht te Mallorca, po diskutohen vetëm bonuset

Disa ditë më parë Muriqi postoi një fotografi në Instagram duke falënderuar të gjithë në klubin spanjoll për pritjen dhe përkrahjen sa kaloi gjashtë muaj aty.

Por tani Muriqi ka publikuar një video në ‘InstaStory’, duke fshirë postimin në fjalë dhe kështu duke paralajmëruar rikthimin në qytetin bregdetar.

Mallorca ka bërë një ofertë prej rreth 10 milionë euro te Lazio, ofertë që ka kënaqur presidentin e klubit italian Claudio Lotito dhe ka pranuar atë.

Edhe marrëveshja me futbollistin është arritur dhe zyrtarizimi i tij te Mallorca është çështje orësh. /Telegrafi/

The post Vedat Muriqi fshin një postim të rëndësishëm në Instagram për të paralajmëruar rikthimin te Mallorca appeared first on Telegrafi.

Fiorentina e bindur për Bajramin, shkon oferta drejt Empolit

Posted: 21 Jul 2022 01:29 AM PDT

Nedim Bajrami vazhdon të ndiqet me interes nga Fiorentina, pasi trajneri Vincenzo Italiano e pëlqen shumë mesfushorin shqiptar të Empolit.

23-vjeçari nga Tetova realizoi gjashtë gola në sezonin e parë në Serie A.

Transferimi i Bajramit te Fiorentina pritet të mbyllet për 10 milionë euro, shkruan Gazetta dello Sport.

Por para se ta blejë shqiptarin, Fiorentina ka nevojë të shesë dhe Erick Pulgar dhe Nikola Milenkovic janë afër largimit.

Fiorentina ka siguruar tre përforcime deri tani: sulmuesi Luka Jovic nga Real Madrid, portieri Pierluigi Gollini nga Atalanta dhe mbrojtësi i djathtë Dodo nga Shakhtar Donetsk.

Trajneri Italiano pret edhe një lojtar në repartin sulmues dhe Bajrami cilësohet si investimi i duhur nga klubi i njohur italian. /Telegrafi/

The post Fiorentina e bindur për Bajramin, shkon oferta drejt Empolit appeared first on Telegrafi.

Tottenham ka gati ofertën, para plus një futbollist për Zaniolon

Posted: 21 Jul 2022 12:51 AM PDT

E ardhmja e Nicolo Zaniolos vazhdon të jetë ende e paqartë me sulmuesin italian që nuk e ka të sigurt qëndrimin te Roma.

Ardhja e Paulo Dybalas ka bërë që largimi i reprezentuesit italian të përshpejtohet me Juventusin që mbetet favoriti kryesor.

Por në garë për sulmuesin anësorë është futur edhe skuadra angleze Tottenham Hotspur.

Drejtori i përgjithshëm i Spurs, Fabio Paratici ka udhëtuar drejt Italisë dhe do t'ia propozojë Romës një ofertë zyrtare për Zaniolon.

Londinezët janë gati të bëjnë një ofertë prej rreth 35 milionë euro si dhe të përfshijnë një lojtar për reprezentuesin italian.

Paratici është gati t'i jap Romës qendërmbrojtësin uellsian Joe Rodon i cili u transferua në Spurs gjatë kohës sa drejtohej klubi nga Jose Mourinho.

Roma synon që të fitojë 50 milionë euro nga shitja e Zaniolos, por Mourinhos mund t'i pëlqejë ideja të ketë përsëri nën urdhrat e tij qendërmbrojtësin uellsian.

Gjithsesi gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë zhvillime të reja nëse do të ketë një marrëveshje mes dy klubeve. /Telegrafi/

The post Tottenham ka gati ofertën, para plus një futbollist për Zaniolon appeared first on Telegrafi.



This post first appeared on Shqip, please read the originial post: here

Share the post

“Jo vetëm Mainz, edhe Stuttgart në garë për Mërgim Berishën” plus 9 more Telegrafi Futboll

×

Subscribe to Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×