Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“20 korrik 2022” plus 9 more - Gazeta Dita

“20 korrik 2022” plus 9 more - Gazeta Dita


  • 20 korrik 2022
  • Hapja e bisedimeve me BE, Shaban Murati tërheq vëmendjen për kushtin në faqen 11, pika 5, neni 3 të Kornizës Negociuese
  • Me rastin e 65-vjetorit të Ditës së Veteranit Adnan Qatipi, antifashisti i orëve të para
  • “Vendimet që do ndikojnë botën”, Putin-Erdogan për herë të parë ballë për ballë nga nisja e luftës
  • FOTOT e rralla: Shqipëria në vitin 1929
  • Rusia dërgon bombarduesit bërthamorë në Arktik
  • Nesër dita vendimtare për Italinë, Draghi do të njoftojë nëse do të japë dorëheqjen
  • Raporti i DASH mbi trafikun e qenieve njerëzore: Shqipëria dhe Kosova në nivelin e dytë
  • Europa në flakë, shihni si del ky zjarrfikës nga mesi i flakëve
  • Gati 2 mijë raste të reja me Covid në vend, dy të vdekur

20 korrik 2022

Posted: 19 Jul 2022 05:50 PM PDT

The post 20 korrik 2022 appeared first on Gazeta Dita.

Hapja e bisedimeve me BE, Shaban Murati tërheq vëmendjen për kushtin në faqen 11, pika 5, neni 3 të Kornizës Negociuese

Posted: 19 Jul 2022 02:19 PM PDT

Diplomati dhe publicisti Shaban Murati thotë në një analizë që botohet nesër në DITA se hapja nga BE e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë në 19 korrik 2022 është një hap pozitiv në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“Por euforia nuk duhet të pengojë t'i thuhen opinioni publik shqiptar të vërtetat siç janë”, shton ai dhe merr shembujt e vendeve si Mali i Zi, Serbia, Turqia që kanë nga 8 deei 17 vjet që i kanë hapur bisedimet.

Murati ka qëmtuar Kornizën Negociuese të pranimit të Shqipërisë në BE dhe shkruan:

“E vërteta e dytë më e helmët, që nuk po i thuhet nga qeveria opinionit publik shqiptar është kushti i çuditshëm i vendosur në Kornizën Negociuese të pranimit të Shqipërisë në BE, që Shqipëria duhet t'i japë Greqisë marrëveshjen e detit siç e kërkon Athina. Në Kornizën Negociuese të BE për pranimin e Shqipërisë, të miratuar në 19 korrik në konferencën e parë ndërqeveritare midis BE dhe qeverisë së Shqipërisë, në kapitullin "Parimet udhëheqëse të negociatave", në faqen 11, në pikën 5, në nenin 3, thuhet tekstualisht:

-"Angazhimi i Shqipërisë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kufitare sipas parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në përputhje me Kartën e OKB dhe Konventën e OKB mbi Ligjin e Detit, përfshirë nëse është e nevojshme juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë".  Pavarësisht se nuk përmendet emri "Greqi" është më tepër se e qartë që është fjala për marrëveshjen e detit, të cilën Greqia po kërkon t'ia imponojë Shqipërisë me çdo kusht.

Shqipëria zyrtarisht nuk ka mosmarrëveshje kufitare me asnjë shtet kufitar me të. Rivendikimi i vetëm është ai i Greqisë, që insiston të diktojë pranimin e marrrëveshjes së dëmshme të detit, të nëshkruar me Greqinë nga qeveria shqiptare e vitit 2009. Tani e shohim si kusht të detyrueshëm grek të përfshirë në Kornizën Negociuese të BE për pranimin e Shqipërisë marrëveshjen e detit me Greqinë.

Kjo don të thotë që kushti dhe kurthi i Greqisë ka marrë mandatin dhe fuqinë e BE dhe është vendosur si tra i madh për t'u kapërxyer në ecurinë e bisedimeve të pranimit në BE. Greqia ka ngritur pritën e saj të madhe në Kornizën Negociuese të BE dhe ia ngrin në buzë qeverisë së Tiranës harenë e hiperbolizuar për hapjen e bisedimeve të pranimit”.

Shkrimi i plotë mund të lexohet nesër në DITA

The post Hapja e bisedimeve me BE, Shaban Murati tërheq vëmendjen për kushtin në faqen 11, pika 5, neni 3 të Kornizës Negociuese appeared first on Gazeta Dita.

Me rastin e 65-vjetorit të Ditës së Veteranit Adnan Qatipi, antifashisti i orëve të para

Posted: 19 Jul 2022 11:51 AM PDT

Nga Sali ONUZI

Adnan Qatpi lindi me 24 dhjetor 1925 , në një ditë të acartë dimri , në Selanik, rrugës për në emigracion në Edrene të Turqisë, tek të afërm të saj. Por lindja e tij dhe mot i keq kish bërë që familja e Haxhi Qatipi të kthente mbrapsht për në Tiranë. Këtu kish ardhur nga Dibra e madhe, e shpërngulur që me 1913 për tu shpëtuar masakrave të ushtrisë serbe. Gjyshin e Adnanit, Bexhet Agollin, ish kryetar i komunës së Dibrës, serbët e kishin mas
akruar në zyrën e tij, po atë vit.

Rritur me një rini plot halle e vështirësi ekonomike (babai punonte si telefonist i linjave të jashtme të Tiranës dhe e ëma, Fitnetja shtëpiake). Vdekja e të atit, kur Adnani ishte vetëm 10 vjeç, ishte një goditje e rëndë për fëmijërinë e tij.

Pas 7 prillit 1939 e la përfundimisht shkollën, sado që e kish dashur shumë, dhe kish qenë një nxënës i përparuar në mësime. Kish filluar punën si elektricist (ku shpejt do te merrte titullin "usta") dhe ish aktivizuar si i ri antifashist në grupet e punëtorëve. Në fund të tetorit 1941 arrestohet dhe vetëm më 16 shkurt 1942 del nga burgu. Po atë ditë vjen në lagjen "Xhamia Sherif" Gogo Nushi, udhëheqës i Lëvizjes e Luftës ANC në kryeqytet. E kish sjellë Myslym Keta, shoku i tij i fëmijërisë, rritur bashkë më Adnanin në një rrugicë , në një shkollë e punë si elektricist. Të dy do të merrnin pjesë në të njëjtin grup edukativ dhe po bashkë në të njëjtin njësit gueril të kryeqytetit, siç do të shkonin bashkë të pandarë në aksione e luftime. Ata të dy do të përbënin një çift guerilësh, trima,të guximshëm dhe të suksesshëm. Ku ish njëri, ish dhe tjetri.

Të dy bashkë më Lym Ketën ( Hero i Populliit)dhe katër të tjerë në fund të tetorit 1942 u dërguan në zonën e Dajtit( Tujan-Qafë Krrabë) ku me një punë ilegale intensive( natën në shtëpinë e fshatarëve e ditën në pyll) duke lëvizur një nga një e dy nga dy, e duke iu shmangur postkomandave të shumta në Linëz,Lanabregas, Priskë dhe Ibë, bashkë me të tjerë, arritën të krijonin çetën e parë partizane të zonës që në fillim të vitit 1943 dhe me 23 gusht edhe batalionin " Dajti", në të cilin Adnan Qatipi do të caktohej Komisar i njësitit të tretë të tij me komandant Shemsi Hakën, dëshmor i atdheut, të cilin e kujtonte gjithnjë me respekt të madh dhe se hiqte nga goja.

Që prej andej, nga Dajti,Adnan Qatpoi, Myslym Keta dhe shokët e tyre me urdhër do të depërtonin ilegalisht në Tiranë e do të bënin aksione të panumërta që ngjallinin në popull shpresë për lëvizjen nacionalçlirimtare dhe frikë e panik të papërshkruar në radhët e pushtuesve fashistë e të bashkëpunëtorëve te tyre.Po Adnan Qatipi, kur binte fjala për këto aksione, skuqej dhe fliste vetëm për Myslym Ketën dhe shokët e tij.

Nga fundi i shtatorit 1943, Adnan Qatpi me Myslym Ketën dhe me 76 partizanë do të shkëputej nga batalioni " Dajti" për tu inkuadruar në fshatin Ballhaxhias të Pezës në Brigadën e 3-të sulmuese ku do të caktohej nënkomandant i batalionit të tretë.

Në luftimet e Arbanës Adnan Qatipi plagoset rëndë në krahun e majtë ( ishte invalid i luftës dhe anëtar i kryesisë së shoqatës së invalideve të LANC-it) dhe po atë ditë transportohet e futet ilegalisht në Tiranë për kurim. Pas 12 ditësh nëpërmjet Kavajës, Adnani i shoqëruar nga një prej shokëve të tij më të ngushtë, Qamil Poda (me të cilin do ta lidhnin gjithashtu Ushtria dhe veprimtari shoqërore , sidomos udhëheqja në krye të Komitetit Kombëtar të Veteranëve), arrijnë Brigadën në Pezë dhe marrin pjesë në luftime shumë të ashpra e tepër të vështira të saj për të çarë në qafën e Çismës rrethimin e egër gjerman në fund të nëntorit 1943 dhe për të kaluar në zonën e Dajtit.

Në muajt e parë të vitit 1944 Br.3 s kalon në zonën e lirë të Korçës ku u kompletua dhe mori pjesë në përballimin e operacionit armik të qershorit 1944, duke operuar më sukses në Përmet, Këlcyrë, Zagori etj. Në korrik Adan Qaipi është me forcat e Brigadës që kalon Shkumbinin dhe vendoset në periferi të Tiranë në anën e Dajtit, në fshatrat Priskë, Gurrë etj, prej nga ndërmarrin goditje e aksione të forta e të njëpasnjëshme në kryeqytet. Kthimi në territorin e luftës së kryeqyterit kish qenë për Adnanin,Lymin dhe shokët e tyre " guerilas" një kënaqësi e veçantë, që nuk do të zgjaste shumë, pasi Brigada e tyre do të merrte urdhër e do të marshonte drejt Matit e Lumës dhe, me 16 tetor 1944, do të çlironte Tropojën.
Me detyrën e zv/komandantit të batalionit në Brigadën e 3s, Adnan Qatipi, si gjithë partizanët e Brigadës do të kalonin kufirin shtetëror plot emocion dhe do të merrnin pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës nga Juniku,Peja e deri përtej në Senicë të Sanxhakut.

Më 1945 Adnan Qatipi ka mbyllur njërën nga periudhat më të vështira e më heroike të jetës së vet dhe do të fillonte pas çlirimit atë të ushtarakut profesionist.

Edhe pas çlirimit Adnan Qatipi nuk u nda nga Ushtria. Pasi punoi në divizionin e 8-të në Korcë, si inspektor në vitet 1945-47, shkon për studime të larta në Akademinë e tankeve në Bashkimin Sovjetik, të cilën e përfundoi me diplomë shkelqyer.

Që në vitin 1951 emërohet komandant i Regjimentit të tankeve "Vojo Kushi" në Tiranë, ku u shqua për nivele të larta organizimi dhe drejtimi profesional, duke vënë njësinë në rradhën e më të dalluarve në shkallë ushtrie, në disiplinë, në stërvitje e gadishmëri luftarake. Komandanti i regjimentit nuk shkëputej as vetë nga ushtrimet dhe stërvitja. Kërkues ndaj vehtes dhe vartësve dhe shumë i dashur e i respektuar prej tyre. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë gejneral -lejtnant Petrit Dume shkruante në karakteristikën e tij fjalët: "Oficer besnik, trim, energjik dhe i ndershëm". Në vitet 1958-1960 dërgohet përsëri për studime jashtë shtetit.

Edhe kur u krijua Brigada e parë e Tankeve në vitin 1963 kolonel Adnan Qatpi do të ishte përsëri komandant i saj. Kryeministri, Mehmet Shehu në një rikonicion në zonën e Ishmit, papritur i kërkoi të ngrinte Brigadën e tankeve të Tiranës në kushtrim dhe të zinte rajonin afër Ishmit, "brenda afatit, ndryshe … "Po nëse Brigada del..?", ia ktheu Adnani. "Çfarë?", e pyet kryeministri. " Yllin e gjeneralit" , kërkoi Adnani. Mehmet Shehu nuk ktheu përgjigje. Brigada e tankeve e plotësoi detyrën parakohe.

Në vitet 1969-1973 ai emërohet drejtor i Drejtorisë së Industrisë ushtarake. Por jeta e Adnan Qatipit në Ushtri do të ndërpritej në mënyrë absurde nga një akt i padrejtë në vitin 1974, që e rradhiste atë në të ashtuquajturën " kastë ushtarake" dhe e nxirrte jashtë rradhëve të Ushtrisë. Po ai kudo që punoi edhe ne terren, ( drejtor i SMT ne Lushnjë) shkëlqeu me punën e tij.

Më 1981 Adnan Qatipi del në pension, por nuk do të shkëputej nga jeta e veprimtarit shoqëror. Në udhëheqje të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, Adanan Qatipi ka bërë një punë të madhe për mbrojtjen e Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare, kundër çdo shtrembërimi të saj ,duke argumentuar në konferenca , mbledhje e takime karakterin antifashist e atdhetar të LANC,kundër së ashtuquajturës " luftë civile",duke mbrojtur fort veprimtarinë politike e luftarake të formacioneve të Ushtrisë NC,duke përkujtuar me respekt datat historike të saj, në veçanti 29 nëntorin 1944, ditën e Çlirimit, të cilin pushteti i atëhershme , u përpoq ta denigronte deri në harrim.

Për rreth një dekadë, prej vitit 2001 deri me 2002, Adnan Qatpi ka punuar me pasion e ndershmëri për Statusin e Veteranit të LANC, me pjesëmarrjen e tij ne hartimin e kërkesave të Organizatës për Statusin, në korigjimin e mangësive të Vendimit të Qeverisë deri në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë,me mobilizimin e organizatave të Veteranëve të rretheve për statusin e veteranit ,në bashkëpunimin e Komitetit Kombëtar të Veteranëve me Komisionin Qëndror të Statusit të Veteranit të Luftës ANÇ etj.

Më 2003 Adnan Qatipi u zgjodh në krye të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, ku ai kontribuoi aq shumë. Ka qenë një gjetje shumë e rëndësishme dhe e bukur ideja e tij për institucionalizimin e Pasardhësit të Veteranit të LANC-it,që u mirëprit gjerësisht nga breza më të rinj, ide që fitoi shumë pikë edhe në organizatat ndërkombëtare të Veteranëve, si një nismë origjinale e Veteranëve shqiptarë për të siguruar trashëgiminë atdhetare të Veteranëve të LANC-it.

Me kohë veprimtaria e figura e Adnan Qatipit ishin bërë të njohura dhe për organizatat e veteranëve të Europës e më tej.Për kontributin e tij të shquar ai ishte zgjedhur anëtar i udhëheqjes së tyre e deri zevendespresident i FIR ( Federata internacionale e Rezistencës).
Adnan Qatipi është vlerësuar më shumë urdhra dhe medalje. Organizata e Veteranëve të LANÇ të Shqipërisë i ka dhënë titullin " Kryetar Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it".

The post Me rastin e 65-vjetorit të Ditës së Veteranit Adnan Qatipi, antifashisti i orëve të para appeared first on Gazeta Dita.

“Vendimet që do ndikojnë botën”, Putin-Erdogan për herë të parë ballë për ballë nga nisja e luftës

Posted: 19 Jul 2022 11:12 AM PDT

Takimi i shumëpritur në Iran ka ndodhur. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bisedoi ballë për ballë me homologun rus, Vladimir Putin, për herë të parë që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Zhbllokimi i eksporteve të grurit ishte çështja kryesore në agjendë, ndërsa diskutime patën edhe për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha.

"Rezultati që do të marrim nga këtu do të ndikojë pozitivisht në të gjithë botë", theksoi Erdogan. Por optimizmi u shua paksa nga pala tjetër.

Putin nënvizoi se jo të gjitha çështjet për eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi janë zgjidhur.

"Me ndërmjetësimin tuaj ne kemi ecur përpara. Megjithatë, jo të gjitha çështjet janë zgjidhur, por fakti që ka një lëvizje është tregues i mirë", ka thënë presidenti rus në Teheran.

Takimi i dy liderëve, vjen pasi qeveria turke raportoi se Kievi dhe Moska janë në prag të nënshkrimit të një ujdie për eksportin e grurit ukrainas, gjë e cila do të zbuste krizën në mbarë botën.

o.j/dita

The post "Vendimet që do ndikojnë botën", Putin-Erdogan për herë të parë ballë për ballë nga nisja e luftës appeared first on Gazeta Dita.

FOTOT e rralla: Shqipëria në vitin 1929

Posted: 19 Jul 2022 10:42 AM PDT

Këto fotografi sjellin pamje të rralla nga Shkodra, Kosova, Shijon-Elbasan, Tirana, Kruja, shtëpia e familjes Toptani, Kurbin, burrat duke pirë kafe turke, Malin e Taraboshit, parkun e Divjakës etj.

Realizuar në vitin 1929, nga Hugo Bernacikut, gjatë qëndrimit disamujor në Shqipëri. Më pas, fotografitë e vjetra janë mbledhur nga studiuesi, albanolog dhe historian, Robert Elsie.

"Etnologu, fotografi dhe udhëpërshkruesi austriak, Hugo Adolf Bernacik (1897-1953), lindi në Vjenë, bir i juristit Edmund Bernacik (1854-1919). Kontaktet e para me shqiptarët i pati që para Luftës së Parë Botërore në Stamboll, ku njohu djemtë e rojeve të sulltanit.

Hugo Bernaciku shkoi në Shqipëri për herë të parë, në vitin 1914, gjatë pushtetit të shkurtër të Princ Vidit (Wilhelm zu Ëied, 1876-1945). Në vitin 1915, kur ndodhej sërish në Shqipëri, shërbeu vullnetar në ushtrinë austro-hungareze, me një njësi artilerie.

Në vijim të një qëndrimit në deltën e lumit Danub në Rumani, ku shkoi për zogjtë, Hugo Bernaciku erdhi përsëri në Shqipëri, ku qëndroi nga 24 prilli deri më 6 korrik 1929.

Të dhënat bazë mbi kushtet e jetës së vendit, Bernaciku i mori nga gjeologu gjerman Ernst Novak (Ernst Nowack, 1891-1946), i cili e këshilloi që të kontaktonte të dërguarin gjerman në Tiranë, Franc fon Shajger (Franc von Scheiger, 1891-1960). Bernaciku ishte në kontakt gjithashtu edhe me çifligarin shqiptar Ago Agaj (1897-1994), me të cilin, doli për gjueti në Myzeqe.

I pajisur me një çadër, një kajak dhe një aparat fotografik, Bernaciku kaloi plot dy muaj në Shqipëri. Rezultati i udhëtimit të tij ishin dy libra: Riesenpelikane und ihre Kinder (Pelikanët e mëdhenj dhe fëmijtë e tyre), Vjenë 1930, një album i vogël dhe tani i harruar për pelikanët e kënetës së Maliqit; dhe Europas vergessenes Land (Shteti i harruar i Evropës), Vjenë 1930, i cili doli në tirazhin e katërt të zgjeruar me titullin Albanien: das Land der Schkipetaren (Shqipëria: vendi i shqiptarëve), Vjenë 1939. Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë prej këtij vëllimi të fundit"- shkruan Robert Elsie.

The post FOTOT e rralla: Shqipëria në vitin 1929 appeared first on Gazeta Dita.

Rusia dërgon bombarduesit bërthamorë në Arktik

Posted: 19 Jul 2022 10:34 AM PDT

Rusia ka dërguar dy avionë bombardues bërthamor Tu-160 në Arktik. Sipas Ministrisë ruse të Mbrëmjes, ato do të kryejnë një stërvitje ushtarake në zonë, duke filluar nga kjo e martë.

Ministria saktësoi se fluturimi për në Arktik u krue përmes ujërave neutralë në Oqeanin Arktik dhe Detin Barenc.

Rusia realizon vazhdimisht misione stërvitore të tilla në Arktik, por edhe në Atlantik dhe Paqësor, si dhe në Detin e Zi, një veprim që NATO e quan si të panevojshëm dhe shpesh të rrezikshëm.

Dy avionët Tupolev Tu-160, të cilët mbajnë deri në 12 predha bërthamore me rreze të shkurtër, u shoqëruan në udhëtimin e tyre 7-orësh drejt Arktikut nga avionë luftarakë MiG-31.

The post Rusia dërgon bombarduesit bërthamorë në Arktik appeared first on Gazeta Dita.

Nesër dita vendimtare për Italinë, Draghi do të njoftojë nëse do të japë dorëheqjen

Posted: 19 Jul 2022 10:23 AM PDT

Kryeministri italian, Mario Draghi, nesër në orën 9:30, do t'i drejtohet Senatit. Draghi pritet të bëjë të ditur nëse do të mbetet kryeministër, apo do të japë dorëheqjen e përhershme.

Nesër në orën 18.30 me orën lokale, gjithashtu në Senat, do të nisë procedura për votëbesimin e qeverisë, e cila pritet të përfundojë, me shpalljen e rezultatit, rreth orës 19.30.

Të enjten në mëngjes, kryeministri i Italisë pritet t'i drejtohet Dhomës së Përfaqësuesve. Pasditen e së njëjtës ditë, Parlamenti do të duhet të shprehë me votëbesim edhe mosmiratimin apo mbështetjen e qeverisë shumëpartiake në Romë.

Megjithatë, është e qartë se dita vendimtare është nesër: edhe sepse kreu i qeverisë në Romë do të bëjë të ditur vullnetin e tij përfundimtar, edhe sepse në Senat qeveria gëzon, gjithsesi, një mbështetje më të kufizuar.

o.j/dita

The post Nesër dita vendimtare për Italinë, Draghi do të njoftojë nëse do të japë dorëheqjen appeared first on Gazeta Dita.

Raporti i DASH mbi trafikun e qenieve njerëzore: Shqipëria dhe Kosova në nivelin e dytë

Posted: 19 Jul 2022 10:13 AM PDT

Departamenti amerikan i shtetit publikoi të enjten raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore për vitin 2022, që përfshinë vlerësimet për rreth 190 vende të botës.

Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet dhe territoret qeveritë e të cilave veprojnë në pajtim të plotë me standardet minimale të kërkuara. Në nivelin e dytë hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një gjë të tillë dhe ë nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale dhe nuk po bëjnë përpjekje për një gjë të tillë.

Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen në nivelin e dytë.

SHQIPËRIA

Qeveria e Shqipërisë, thuhet në raport, nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë. Ajo demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë COVID-19 në kapacitetin e luftës së saj kundër trafikimit, andaj Shqipëria mbeti në nivelin e dytë.

Këto përpjekje, thuhet më tej, përfshinë hetimin e më shumë rasteve dhe ndjekjen penale dhe dënimin e shumë trafikantëve. Qeveria identifikoi më shumë viktima dhe shtoi burimet për strehimoret e drejtuara nga Organizatat Joqeveritare.

Qeveria miratoi Planin Kombëtar të Veprimit 2021-2023 dhe ndau burime për të, megjithatë, nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe. Përfshirja e zyrtarëve në krimet e trafikimit mbeti një shqetësim dhe qeveria nuk raportoi asnjë ndjekje penale apo dënim të zyrtarëve, pavarësisht akuzave serioze, ndërsa shkarkoi një oficer policie nga posti i tij.

Raporti vë në pah se qeverisë i mungojnë edhe burimet për të trajtuar grupet e cenueshme dhe për kujdes afatgjatë, punësim dhe përpjekje të tjera riintegrimi për të mbijetuarit e trafikimit.

Ndjekja Penale

Policia e Shtetit, thuhet në raport, hetoi 61 raste me 27 të dyshuar (15 të dyshuar për trafikim të të rriturve dhe 12 të dyshuar për trafikim fëmijësh), krahasuar me 31 raste me 32 të dyshuar në vitin 2020.

Prokuroria e Përgjithshme ndoqi penalisht 60 çështje me 19 të pandehur (gjashtë të pandehur për trafikim të të rriturve dhe 13 të pandehur për trafikim fëmijësh), një rritje krahasuar me dy çështje me 12 të pandehur në vitin 2020. Ndarazi, SPAK-u ndoqi dy çështje të reja dhe vazhdoi dy çështje të viteve të mëparshme.

Gjykatat, vë re raporti, dënuan 11 trafikantë, një rritje e konsiderueshme krahasuar me asnjë dënim në vitin 2020. Të gjithë trafikantët u dënuan për trafikim të fëmijëve. Gjykatësit dënuan pesë trafikantë me nga tetë deri në 25 vjet heqje lirie dhe dy trafikantë me nga dy deri në tetë vjet. Katër trafikantë u dënuan me kusht.

Mbrojtja e viktimave

Raporti thekson se qeveria shqiptare rriti përpjekjet për mbrojtjen e viktimave. Qeveria dhe OJQ-të identifikuan 154 viktima të mundshme dhe pesë viktima, krahasuar me 81 viktima të mundshme dhe pesë viktima në vitin 2020. Nga ky numër, 61 ishin viktima të trafikimit seksual, 65 viktima të punës së detyrueshme dhe 33 viktima të llojeve të ndryshme të shfrytëzimit; 99 ishin femra dhe 60 meshkuj; 112 ishin fëmijë dhe 47 të rritur; dhe tre ishin viktima të huaja, dy nga Rumania dhe një nga Serbia.

Profili i trafikimit

Raporti ngjashëm me vitet e fundit thekson se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat e brendshme dhe të huaja në Shqipëri si dhe jashtë saj. Ata shfrytëzojnë gratë dhe fëmijët shqiptarë për trafik seksual e punë të detyruar brenda vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik duke u bërë premtime të rreme të tilla si martesa ose oferta pune.

Trafikantët zakonisht i detyrojnë fëmijët të lypin ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar, të tilla si shitja e sendeve të vogla. Ata shfrytëzojnë fëmijët shqiptarë, kryesisht nga komunitetet rome dhe të komunitetit egjiptian nga vende të ndryshme të Ballkanit, për punë sezonale dhe lypje të detyruar. Trafikantët i shfrytëzojnë viktimat shqiptare për trafik seksual në vendet anembanë Evropës, veçanërisht në Kosovë, Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Maqedoni të Veriut, Norvegji, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Viktimat e huaja nga vendet evropiane, Gambia dhe Filipinet shfrytëzohen për trafikimin seksual dhe punë të detyruar në Shqipëri.

Emigrantët shqiptarë që kërkojnë punë në Evropën Perëndimore janë të cenueshëm ndaj shfrytëzimit në punë të detyruar dhe kriminalitetit të detyruar, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët raportojnë se fëmijët me aftësi të kufizuara janë gjithnjë e më të cenueshëm.

Në raportin e këtij viti, i bëhet thirrje Shqipërisë që të punojë në hetimin e thellë, ndjekjen dhe dënimin e trafikantëve, përgatitjen e bartësve të sistemit të drejtësisë për trajtimin e trafikimit të njerëzve dhe shtimin e përpjekjeve për parandalimin e trafikimit, mbrojtjen e viktimave dhe riintegrimin e tyre.

KOSOVA

Ngjashëm sikur një vit më parë, raporti thekson se qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë. Qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë COVID-19 në kapacitetin e saj antitrafik, ndaj mbeti në nivelin e 2-të, thuhet në raport.

Këto përpjekje, thuhet më tej, përfshijnë ndjekjen penale dhe dënimin e më shumë trafikantëve dhe identifikimin e më shumë viktimave. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit krijoi ekipe lokale shumëdisiplinore për të përmirësuar bashkërendimin për rastet e trafikimit në tre rajone dhe qeveria shtoi fondet për strehimoret e drejtuara nga OJQ-të.

Qeveria organizoi një fushatë të fuqishme ndërgjegjësimi dhe organet bashkërenduese mblodhën dhe përgatitën raporte tremujore. Megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha thelbësore. Gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime të buta për trafikantët dhe qeveria nuk miratoi Strategjinë Kombëtare Antitrafik dhe Planin e Veprimit 2020-2024.

Organet e zbatimit të ligjit vazhduan ta klasifikojnë lypjen e detyruar të fëmijëve nga prindërit e tyre si neglizhencë ose abuzim prindëror në vend të trafikimit dhe për shkak të procedurave jo të duhura të identifikimit për lypjen e detyruar, autoritetet ka të ngjarë të kenë dëbuar disa viktima të paidentifikuara trafikimi.

Ndjekja penale

Raporti thekson se policia, prokuroritë dhe gjykatat përdorin metoda të ndryshme për numërimin e rasteve të përndjekjeve dhe kjo ka çuar në statistika të paqëndrueshme.

Policia hetoi 17 raste të reja me 43 të dyshuar, krahasuar me 62 raste të reja në vitin 2020. Policia hetoi gjithashtu shtatë të dyshuar të tjerë për "përdorim të shërbimeve seksuale nga një viktimë trafikimi", krahasuar me nëntë të dyshuar në vitin 2020. Autoritetet ndoqën penalisht 35 raste të reja me 60 të pandehur, krahasuar me 20 raste të reja me 32 të pandehur në vitin 2020.

Gjykatat dënuan shtatë trafikantë, krahasuar me tre në vitin 2020. Gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime nën kufirin minimal prej pesë vjetësh heqje lirie. Ndërsa një gjykatës dënoi një trafikant me pesë vjet heqje lirie, katër trafikantë u dënuan me tre vjet, një u dënua me dy vjet me kusht dhe me një gjobë prej 300 eurosh.

Gjykatat nuk e zvogëluan numrin e përgjithshëm të lendeve që përfshijnë rastet e trafikimit dhe 70 raste mbetën të hapura nga vitet e mëparshme.

Mbrojtja e viktimave dhe parandalimi

Qeveria, thuhet në raport, shtoi përpjekjet për mbrojtjen e viktimave. Ajo identifikoi 22 viktima, krahasuar me 17 në vitin 2020. Nga këto, 19 ishin viktima të trafikimit seksual dhe tre të lypjes së detyruar; 16 ishin vajza, katër gra dhe dy djem. Një viktime ishte nga Shqipëria.

Profili i trafikimit

Njësoj sikurse edhe viteve të kaluara, raporti thekson se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat vendase dhe të huaja në Kosovë si dhe jashtë saj. Shumë viktima të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza, megjithëse trafikantët detyrojnë gjithashtu gra nga Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe vende të tjera evropiane në trafikim seksual.

Trafikantët rekrutojnë gra dhe vajza me premtime për martesë ose punësim si kërcimtare dhe këngëtare dhe i detyrojnë viktimat në trafikim seksual në shtëpi dhe apartamente private, klube nate dhe sallone masazhi. Fëmijët nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera fqinje janë të detyruar të lypin brenda vendit. Trafikantët i nënshtrojnë qytetarët e Kosovës ndaj trafikimit seksual dhe punës së detyruar në të gjithë Evropën. Raporti rithekson se komunitetet e margjinalizuara rome, ashkali dhe egjiptiane janë të prekshme nga lypja e detyruar dhe trafikimi seksual. Në raport thuhet gjithashtu se edhe personat e komunitetit LGBTQI +, migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët janë të rrezikuar nga trafikantët.

Raport i rekomandon qeverisë së Kosovës të hetojë me forcë, të ndjekë penalisht dhe të dënojë trafikantët, duke përfshirë zyrtarë bashkëpunëtorë, dhe të dënojë trafikantët e dënuar me burg, në përputhje me dënimet e përcaktuara./VOA

The post Raporti i DASH mbi trafikun e qenieve njerëzore: Shqipëria dhe Kosova në nivelin e dytë appeared first on Gazeta Dita.

Europa në flakë, shihni si del ky zjarrfikës nga mesi i flakëve

Posted: 19 Jul 2022 10:05 AM PDT

Temperaturat e larta kanë bërë që Europa të përfshihet nga flakët gjigante, të cilat po djegin mijëra hektarë toka të mbjella dhe pyje. Zonat më të prekura janë Spanja, Franca dhe Italia, ndërkohë që vatra të tjera janë shfaqur thuajse në të gjitha vendet e rajonit.

Mediat ndërkombëtare kanë transmetuar pamjet e një burri, të cilësuar hero, i cili për pak u dogj mes flakëve teksa përpiqej të shpëtonte të mbjellat e fshatit nga zjarri.

gaziantep escort

Ai shkoi me një fadromë për të hapur kanal mes flakëve dhe zonës së padjegur, por pa e kuptuar u rrethua prej tyre duke mbetur i ngecur aty.

Videoja e frikshme tregon momentin kur Angel Martin Arjona po luftonte me flakët. Për një moment, automjeti zhduket plotësisht pas një muri zjarri përpara se burri të dale, ndërkohë që ai vrapon mes flakëve, i digjen rrobat dhe papritur përplaset me një rrjetë teli, por nuk resht se vrapuari duke dalë në një zonë më të sigurt.

Deri më tani në Spanjë kanë ndërruar jetë dy persona, një zjarrfikës 62-vjeçar dhe një bair 69-vjeçar.

të Evropës që tregojnë katër herë më shumë zjarre se mesatarja që kanë ndodhur deri më tani këtë vit – duke djegur një zonë që është më shumë se dyfishi i mesatares për këtë periudhë të vitit.

The post Europa në flakë, shihni si del ky zjarrfikës nga mesi i flakëve appeared first on Gazeta Dita.

Gati 2 mijë raste të reja me Covid në vend, dy të vdekur

Posted: 19 Jul 2022 09:53 AM PDT

Ministria e Shëndetësore ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3821 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 1846 persona, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-81 vjeç.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t'u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t'u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1846 qytetarë, në këto bashki:

750 në Tiranë, 128 në Durrës, 84 në Fier, 62 në Vlorë, 59 në Lushnje, 54 në Kamëz, 52 në Lezhë, 46 në Korçë, 44 në Sarandë, 43 në Shkodër, 41 në Elbasan, nga 36 qytetarë në Berat, Kuçovë, 31 në Gjirokastër, 26 në Krujë, 23 në Kurbin, 22 në Divjakë, nga 19 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 18 qytetarë në Dibër, Maliq, nga 16 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 13 qytetarë në Përmet, Peqin, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Devoll, 10 në Roskovec, nga 9 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Tepelenë, Belsh, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, nga 7 qytetarë në Shijak, Mat, Kolonjë, Gramsh, 6 në Dimal, 5 në Poliçan, nga 4 qytetarë në Libohovë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Selenicë, Delvinë, Pogradec, Cerrik, nga 2 qytetarë në Pukë, Skrapar, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Finiq.

Janë 9,146 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-81 vjeç.

Janë shëruar 1899 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 285,912 që nga fillimi i epidemisë.

The post Gati 2 mijë raste të reja me Covid në vend, dy të vdekur appeared first on Gazeta Dita.



This post first appeared on Shqip, please read the originial post: here

Share the post

“20 korrik 2022” plus 9 more - Gazeta Dita

×

Subscribe to Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×