Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Basha Shkon Në Lazarat: Shqipëria Do Të Jetë Më Mirë Pa Edi Ramën-Ora News- Lajmi I Fundit-

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar platformën e PD-se me anëtarë të FRPD-së në Gjirokastër, banorët e Lazaratit e fshatit Valare në zonën e Lunxhërisë.
Në paketën e PD-së, Basha ofron ulje e moshës së pensionit, rritje te pagës minimale, subvencionim te energjisë elektrike deri në 200 KW dhe faturës së ujit familjeve me ndihmë ekonomike, si dhe ulje te çmimit të energjisë për familjarët dhe bizneset. Po ashtu, ofrohet anullimi i koncesioneve korruptive në shëndetësi, që marrin çdo muaj 2.5 milionë euro nga taksat e qytetarëve, nderkohe qe 1 miliard euro do t?i kthehen ekonomisë nga ulja e taksave.
Po kështu zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Në këtë kuadër, Partia Demokratike ka hartuar një platformë mbështetur mbi parime dhe mbi zgjidhje europiane të cilat do të mundësojnë që vota e shqiptarëve të mos preket, që shqiptarët të votojnë të lirë, të paintimiduar.
Në një takim me banorë të Lazaratit, lideri i opozitës Lulzim Basha duke iu referuar situatës së rëndë ekonomike, papunësisë, taksave të larta, arrogancës së pushtetit, korrupsionit qeveritar dhe lidhjeve të saj me krimin, theksoi se sot shumica dërrmuese e shqiptarëve pa dallime politike besojnë se Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramen dhe duan largimin e tij një orë e më parë nga pushteti.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-shkon-ne-lazarat-shqiperia-do-te-jete-me-mire-pa-edi-ramen/


This post first appeared on Video Shqip Ovidim, please read the originial post: here

Share the post

Basha Shkon Në Lazarat: Shqipëria Do Të Jetë Më Mirë Pa Edi Ramën-Ora News- Lajmi I Fundit-

×

Subscribe to Video Shqip Ovidim

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×