Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Fiks Fare, 28 Prill 2016, Pjesa 1 - Investigative Satirical Show

Te jetosh ne bunker
Ne redaksine tone para pak ditesh vjen te qaje hallin per jeten qe ben qytetari Selfo Buzi. Ai mbi shpine ka nje histori te trishte. Prej nje grindje brenda familjes ai vret djalin e tij ne Tirane ne vitet 2000. Denohet me burg te perjetshem por me vone gjykata e denon me 12 vite burg. Lirohet nga burgu dhe pas denimit ai ngel i vetem dhe ne mes te kater rrugeve pasi kater djemte e mbetur dhe gruaja nuk e pranojne ne familje. I mbetur vetem ai shkon ne fshatin Vajkan te rrethit te Fierit, fshat ku femijet e tij kane dhe tokat dhe gjen nje bunker te kohes se monizmit dhe e perdor si vend banimi.
Selfo Buzi vjen ne redaksine e Fiksit ai thote se femijet e qelluan e debuan nga shtepia ai e do Enverin se nuk te linte pa pune madje ai ka shkuar dy tre here tek varri i Enverit ai thote se qe kur e debuan femijet ai jeton ne bunker
Adi shkon ne bunkerin ku jeton Selfo Buzi. Ka 6 vjet qe jeton aty. Ka vene nje minder ne cep te bunkerit per te fjetur. Ne nje hapsire tjetrer te bunkerit eshte dhe'' kuzhina'' ku gatuan. Ai eshte i semure. Ka nje dhjamth i cili kushton shume para per ta hequr. Ne fakt jeton me nje pension minimal te cilit nuk i mjafton per te jetuar, ai thote me mire ne burg sesa ketu ai mban edhe nje thike te madhe bunkeri ka oxhak, ka disa kova me te cilat lahet dhe kushtet jane skandaloze. Ne fakt ai ka disa kerkesa para kameres sic eshte ajo e pensionit dhe perkrahjes sociale por me emergjentja per te eshte ti ndertohet nje barake ne token para bunkeri, pra nje ambjent me komod dhe te ngrohte per te shtyre ditet e pleqerise. Ne interviste e siper brenda bunkerit ai thote se ishte me mire kur jetonte ne burg pasi atje isha i rrethuar me njerez, ushqimi ishte, luaja domino etj se sa te jetosh ketu me keq si ne burg. Pervec kesaj ai kujton me nostalgji dhe kohen e Enverit duke na treguar se ai i ka shkuar tek varri per ti qare siper dhe kete e ka bere se te pakten ne kohen e tij njerezit nuk flinin ne keto kushte.


This post first appeared on Video Shqip Ovidim, please read the originial post: here

Share the post

Fiks Fare, 28 Prill 2016, Pjesa 1 - Investigative Satirical Show

×

Subscribe to Video Shqip Ovidim

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×