Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ish-gjyqtari Doda Hidhet Në Sulm - News, Lajme - Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për veprën penale të ?korrupsionit pasiv?, ish-gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda, u hodh në sulm ndaj organit të akuzës, duke e quajtur procesin gjyqësor si goditje te organizuar nga zyrat e shtetit. Me këto pretendime u mbrojt këtë të premte në gjykatën e krimeve të rënda, gjyqtari Doda, teksa akuzoi edhe kreun e gjykatës së Sarandës, Alltun Çela, se është ai ideatori dhe skenaristi i këtij procesi gjyqësor. Më tej, i akuzuar Doda tha në sallën e gjyqit se përgjegjës për këtë situatë është Çela, ku ai ka humbur një proces gjyqësor për disa prona dhe, pjesë e trupit gjykues ishte gruaja e Rasim Dodës. Dhënia e këtij vendimi sipas ish gjytarit, ndikoi drejtpërdrejt që, Çela të niste një sulm personal familjes se tij.Duke parë se procesi nuk po ndiqte një rrjedhë kronologjike të ngjarjes, prokurori Gentian Osmani i tërhoqi vëmendjen trupit gjykues se, i akuzuari po i shmanget procesit duke përfshirë persona që nuk janë pjesë e hetimit. Prokurori e akuzon ish-gjyqtarin e Sarandës, se në këmbim të vendimit në favor të shtetasit Hasan Bushi ai i ka kërkuar 80 milionë lekë. Madje, për ta bërë më të besueshëm faktin se vendimi do të ishte në favor të kësaj pale, gjyqtari, një ditë para seancës përfundimtare, i ka bere te ditur vendimin gjyqësor, i cili do të ishte në favor të Bushit, ku bëhej fjalë për një çështje pronësie. Seanca u shty për nje date tjeter dhe pjese e hetimit do te jene përgjimet qe i jane bere gjyqtarit Doda gjate periudhes 21 prill te 2015.


This post first appeared on Video Shqip Ovidim, please read the originial post: here

Share the post

Ish-gjyqtari Doda Hidhet Në Sulm - News, Lajme - Vizion Plus

×

Subscribe to Video Shqip Ovidim

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×