Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“Negociatat, Pas Reformës Në Drejtësi” - News, Lajme - Vizion Plus

Tags: peumlr

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo vetëm reforma në drejtësi, por edhe plotësimi konkret i të gjitha kritereve, do të afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Evropian. Ambasadorja Romana Vlahutin, thotë se vetëm pasi vendet anëtarë të binden, atëherë do të çelet drita jeshile për çeljen e negociatave.Romana Vlahutin:Reforma në drejtësi është e rëndësishme, por ka edhe shumë punë të tjera për të bërë. Është e parakohshme të flasim për çeljen e negociatave. Ju e dini si ecën procesi. Së pari duhen plotësuar 5 kriteret, të jenë të besueshme dhe pastaj Komisioni Evropian harton opinionin për rekomandimin dhe pastaj vendosin vendet anëtare. Është një çështje e brendshme, kurse në përpiqemi t?ju ndihmojmë.Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, konsideron se hapja e negociatave është sfida me e madhe e vendit. Domosdoshmërinë për plotësimin e kushteve e thekson edhe kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit, demokratja Majlinda Bregu. Por përgjegjësinë për tejzgjatjen e procesit, ajo e sheh tek klasa politike. Deklaratat u bënë gjatë konferencës ?Mbështetja e BE-së dhe qytetarët shqiptarë - një perspektivë rajonale?, ku u diskutua mbi asistencën e Brukselit zyrtar për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.


This post first appeared on Video Shqip Ovidim, please read the originial post: here

Share the post

“Negociatat, Pas Reformës Në Drejtësi” - News, Lajme - Vizion Plus

×

Subscribe to Video Shqip Ovidim

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×