Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Presidenti grek replikë me Ilir Metën: Nuk qetësohem, Kujdes!

Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos ka folur sërish kundër Shqipërisë, edhe pas deklaratës së kreut të Shtetit shqiptar Ilir Meta.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Me Idajet Beqirin, mbojtës i shqiptarizmës, udhëheqës i PUK
  • Aleati i Bashës bëhet gati të ikë nga opozita. Ja kë ka mbledhur Agron Duka…

Shqipëria po bën një gabim duke rrezikuar të ardhmen në BE. Shqipëria nuk duhet të mbështesë bashkëpunëtorët e nazistëve, tha Pavlopulos.

Gjatë një takimi me homologun gjeorgjian, Presidenti i Greqisë, ka folur përpara gazetarëve duke thënë se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e pakicave në respektim të parimeve ndërkombëtare.

Ai shtoi se të gjithë ata që mbështesin çështjen çame nuk favorizojnë miqësinë mes dy shteteve.

Udhëheqësit nuk duhet të mbështesin bashkëpunëtorët e vjetër të nazistëve. Shqipëria është një vend mik. Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e pakicave. Respektimi në përputhje me të drejtat europiane.

Shqipëria duhet të respektojë të drejtat pronësore të minoritetit.  Ata që mbështesin çështjen Çame nuk favorizojnë miqësinë. Ne e mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë. Dëshira për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe mbështetja e të drejtave joekzistuese të bashkëpunëtoreve të nazizmit nuk duket të tregojë një perspektivë serioze evropiane, tha Pavlopulos.

Ditën e sotme presidenti i Republikës, Ilir Meta i dha një përgjigje homologut të tij grek, në lidhje me deklaratat e mëparshme.

Sipas Metës, “qëndrimet e presidentit grek nuk sjellin energji pozitive”.

Kreu i shtetit shqiptar tha se:

Qëndrimet e Pavlopulos janë jo në sintoni me paktin Bushati- Kotzias.

Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit.

Të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok.

Delaratat e Presidentit grek kanë ardhur pas një klime më të qetë të vendosur mes qeverive, pas negociatave të Kretës dhe Korçës ku u ra dakord për shumë çështje.

Tirana zyrtare vendosi që të nisë kërkimin e eshtrave për ushtarët grek, ndërkohë që po zhvillohen bisedimet për Marrëveshjen e Detit.

Në Prill pritet që Tiranën ta vizitojë kryeministri Alexis Tsipras për të firmosur Paktin e Partneritetit Strategjik.

Për Lajm-shqip

Ylli Pata

08.02.2018

The post Presidenti grek replikë me Ilir Metën: Nuk qetësohem, Kujdes! appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Presidenti grek replikë me Ilir Metën: Nuk qetësohem, Kujdes!

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×