Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Izet Haxhia: ‘Nga momenti në moment pritet të më arrestojnë’

Izet Haxhisë i mbërrin vendimi i gjykatës. Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës ka marrë në dorë vendimin e gjykatës turke. Ai ka lejuar arrestimin e tij me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Presidenti grek replikë me Ilir Metën: Nuk qetësohem, Kujdes!
  • Manovra surprizë e opozitës: Video në paradhomën e Trump

Haxhia ka bërë një postim të gjatë në rrjetet sociale.

Shkruan ndër të tjera: – “Me një fjalë nga momenti pritet që të vijnë të më arrestojë policia tuke. Jam shumë i qetë dhe nga një anë kam emocione. Që pas rreth 19 vitesh do kthehem në atdheun tim të dashur e të vuajtur.  Në Atdheun tim, që zoti e bëri parajsë, por politikanët e paudhë e kthyen në një vend të pabanueshëm”.

Statusi i plotë

Të nderuar miqtë e mij! Sapo më erdhi vendimi i gjykatës vendore të qytetit Aydin.

Kërkon arrestimin tim për qëllim ekstradimi në Shqipëri. Të gjitha procedurat e ekstradimit janë të mbyllura pas vendimit të minstrisë së drejtësisë Turke. Ajo miraton vendimin e gjykatës së  lartë. Me një fjalë nga momenti pritet që të vijnë të më arrestoj policia tuke. Jam shumë i qetë dhe nga një anë kam emocione.

Pas rreth 19 vitesh do kthehem në atdheun tim të dashur e të vuajtur.  Në Atdheun tim, që zoti e bëri parajsë por politikanët e paudhe e kthyen në një vend të pabanueshëm.

Do doja shumë të kthehesha në Atdhe si çdo bir apo bijë e tijë që kthehet i lirë në folen e vet.

Por fatkeqsisht un do kthehem me pranga në duar.

Po, si një i dënuar nga (pa)drejtësia Shqiptare.

Kjo  ka qenë  për këto 27 vjet aleate besnike e binomit, politikë – krim.

Prangat nuk më  trembin as nuk ma marrin dot lirinë.  Sepse unë e ndjej veten të qetë përpara zotit dhe juve. Se në jetën time nuk kam bërë asnjë krim apo diçka tjetër, ta ndjej veten fajtor apo ta mbaj  kokën ulur.

Nuk më  trembin as armiqt e shumtë si hijena.

Do mundohen ta çojnë deri në fund asgjësimin tim të tentuar disa herë prej tyre. Nuk do jem në shërbim të askujt, vetëm të vërtetës.

E di, që i gjithë llumi, që ka në dorë politikën Shqiptare, janë një dhe të pandarë.

Dhe do mundohen me një mijë mënyra për të me thyer e të hesht. Unë e kam guximin t’i shof n sy të gjithë ata, që më kanë akuzuar me të padrejtë.

Dhe në mënyrë  tinzare nëpër godinat e ambasadave të huaja. Këto hijena t’i kem përballë në sallën e gjygjit.

Atëherë  unë do të ballafaqohem me ta, me të vërtetat e mia, që janë makthi i tyre.

Nuk kam asnjë besim tek drejtësia.

Sepse ajo vazhdon të jetë nja patericë e fuqishme e poltikës dhe krimit.

Ndoshta mund të jetë komunikimi i fundit me juve në liri.

Por jam i sigurtë se mbështetja juaj do të jetë e pandërprerë. Ashtu si deri më sot, do luftoj vetëëm me një armë, që kam, të vërtetën.

Ju përshëndes të gjithëve.

Mirë u takofshim në Atdheun ton të dashur. Në mënyrë të veçantë përshëndes një njeri shumë të dashur për mua. Atë, që më bëri të njoh dashurinë. Që më bëri të lumtur.

Që më ndryshoi jetën. Ashtu siç më ke dhënë fjalën, dua që të bëhesh e fortë.

Dashuria jonë do jetë një motiv i madh, që do më bëjë të fortë e të pamposhtur ..

Të përshëndes, Franca…

Për Lajm-shqip

Ylli Pata

08.02.2018

The post Izet Haxhia: ‘Nga momenti në moment pritet të më arrestojnë’ appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Izet Haxhia: ‘Nga momenti në moment pritet të më arrestojnë’

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×