Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Policët me syze inteligjente për të identifikuar kriminelët

Kinë, policët do pajisen me syze inteligjente për të identifikuar çdo kriminel apo të kërkuar.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Në vijat e dorës tregohet se çfarë natyre kemi dhe si dashurojmë
  • Ju tregojmë mënyrën më efikase që mund ta ndaloni dhimbjen e dhëmbit

Teksa Kina po pregatitet të presë mijëra vizitorë për Vitin e Ri Hënor, policia ka shtuar një mjet tjetër në arsenalin e saj të survejimit të turmave.

Mjeti që kanë shtuar janë syze inteligjente për të identifikuar kriminelët.

Deri më tani pajisjet kanë ndihmuar në kapjen e 7 të kërkuarve në lidhje me çështje kriminale. Gjithashtu dhe me 26 persona të tjerë të cilët po udhëtonin me identitete të rreme.

Pajisjet u projektuan në laboratoret e kompanisë ‘LLVision Technology’ me bazë në Pekin, në bashkëpunim me departamentet e policive të disa provincave të vendit.

Kompania shprehet se gjatë testimeve ka arritur të identifikojë individë nga një databazë prej 10 mijë të dyshuarish në më pak se një sekondë.

Kjo shpejtësi është e krahasueshme me atë të parë nëpër filma si “Mission Impossible” .

Nëse syzet do të rezultojnë efektive në patrullimin në Kinë, kompania mendon se mund të zgjerojë shitjet edhe në agjencitë e tjera.

Zgjerimi mund të vazhdojë në agjensi të tjera të zbatimit të ligjit në Europë dhe SHBA.

Megjithatë shumë njerëz shprehen se teksa këto kamera inteligjente lejojnë kapjen e kriminelëve, ato mund të përdoren edhe për të gjurmuar disidentët politikë. Gjithashtu dhe për të profilizuar minoritetet etnike.

www.lajm-shqip.com

08.02.2018

The post Policët me syze inteligjente për të identifikuar kriminelët appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Policët me syze inteligjente për të identifikuar kriminelët

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×