Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Moti për ditën e sotme, e premte 9 Shkurt 2018

Moti për ditën e sotme, e premte 9 Shkurt 2018.

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin deri në pas mesditës kur pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të vendit por kryesisht në ekstremet Veri – Jug ku priten edhe reshje të izoluara.

Të ngjashme mund të lexoni:
  • Parashikimi i motit, ja me sa gradë do të ulen temperaturat
  • Mos bëni asnjë plan për fundjavë, ja parashikimi i motit

Pasditja fuqizon vranësirat në gjithë territorin, më të dendura në Jug dhe Qendër të cilat gjatë natës sjellin sërish reshje me intensitet deri mesatar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2°C gjatë mëngjesit. Por nuk priten ndryshime të ndjeshme, në vlerat termike të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 2 ballë.

Moti për ditën e sotme, e premte 9 Shkurt  në Europë.

Brigjet Perëndimore të Europës mbeten me vranësira të fuqishme të shoqëruara me reshje të dednura shiu e dëbore. Po ashtu, Mesdheu Qendror dhe kryesisht pellgu i  Detit Jon paraqiten me vranësira dhe reshje të herë pas hershme shiu.

Por Europa Qendrore dhe pjesa më e madhe e Veriut dhe Lindjes së kontinentit dominohen nga kthjellime të shpeshta dhe vranësira kalimtare.

www.lajm-shqip.com

08.02.2018

The post Moti për ditën e sotme, e premte 9 Shkurt 2018 appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Moti për ditën e sotme, e premte 9 Shkurt 2018

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×