Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Fondi Monetar Ndërkombëtar kundër ndërtimit të rrugëve me koncesion

Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehet kategorikisht kundër ndërtimit të rrugëve me koncesion nga kompani private.

Qeveria vetëm pak ditë më parë firmosi kontratën koncesionare për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Gjithashtu lajmëroi edhe koncesione të tjera në këtë drejtim.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Nga Mentor Kikia: Filozofia e re e Ramës për rrugët që ‘prodhojnë’ para
  • Dy ministra të qeverisë socialistë, inspektojnë rrugën e nisur nga Berisha

Fondi Monetar Ndërkombëtar kundër ndërtimit të rrugëve me koncesion

FMN del sot me një analizë të detajuar ku i tërheq vëmendje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas FMN-së, mënyra e duhur e financimit të rrugëve nuk është ajo me Partneritet Publik Privat.

Kryesisht kjo për vendet që kanë një borxh të lartë, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Ekspertë të Fondit rekomandojnë se nuk duhen projekte të ekzagjeruara dhe të dobëta.

Por planifikime të sakta dhe tërheqje e donacioneve dhe financime nga jashtë, raporton opinion.al.

FMN bën thirrje që projektet në infrastrukturë mos të politizohen dhe të rritet bashkëpunimi mes vendeve të rajonit.

Një alternativë tjetër që sugjeron Fondi Monetar për të gjetur financime është edhe zgjerimi i bazës tatimpaguese, nesë ka hapësira.

Raporti shprehet kritik me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se kanë rrjete të pazhvilluara të transportit, energjisë dhe telekomunikacionit.

Sipas FMN, mungesa e infrastrukturës publike të rajonit shihet edhe si pengesë e madhe për rritjen ekonomike të vendeve.

www.lajm-shqip.com

08.02.2018

The post Fondi Monetar Ndërkombëtar kundër ndërtimit të rrugëve me koncesion appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Fondi Monetar Ndërkombëtar kundër ndërtimit të rrugëve me koncesion

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×