Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Grabiti me armë në supermarket, në burg djali i kryeprokurorit të Breshias

Djali i kryeprokurorit të Breshias do të qëndrojë në burg, pasi gjyqtarja Laura Garufi ka vendosur masën e arrestit me burg pasi grabiti me armë në një supermarket Conad në Zogno.

Grabitja ndodhi  të mërkurën në mbrëmje.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Pogradec arrestohen adoleshentët, fshehën armën në shkollë
  • I vunë armën në kokë policit, arrestohet 14-vjeçarja dhe 2 shokët e saj

32-vjeçari Gianmarco Buonanno, i biri i kryeprokurorit Tommaso Buonanno, ishte bërë gati për arrestin shtëpiak. Madje duke vendosur edhe byzylykun elektronik, por Garufi vendosi qëndrimin në qeli, motivuar me rrezikun e lartë të përsëritjes së krimit dhe paaftësisë për të kontrolluar veten.

Pasi grabiti me armë në supermarket dhe pasi përfundoi në burg djali i kryeprokurorit të Breshias e pranoi krimin.

I akuzuari rrëfeu se si kishte blerë dy pistoletat dhe një automatik nga një afrikanoverior, në Zingonia, për 1400 euro.

Ndërkohë që i arrestuari i parë, Luigi Mazzocchi, 49 vjeç, me shumë grabitje mbi supe, thotë se i kishte blerë ai armët.

Ai tregon se armët  i kishte blerë  nga një shqiptar në Milano, për 1000 euro.

Buonanno tha se është penduar dhe e ka kuptuar gabimin, por kjo ka qenë e pamjaftueshme për gjyqtaren. Ajo e vendosi verdiktin final të qëndrimit të tij në qeli.

www.lajm-shqip.com

08.02.2018

The post Grabiti me armë në supermarket, në burg djali i kryeprokurorit të Breshias appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Grabiti me armë në supermarket, në burg djali i kryeprokurorit të Breshias

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×