Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Elbasan/ 33 vjeçari aksidenton për vdekje një 62 vjeçar

Sërish vdekje në rrugët automobilistike në Elbasan, 33 vjeçari aksidenton për vdekje një 62 vjeçar.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Aksident, dy automjete përplasen, dy të plagosur rëndë
  • Aksident në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, vdes një 25-vjeçar…

Rasti më i fundit është regjistruar në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Elbasanit, bëhet e ditur se më datë 07.02.2018, në aksin rrugor Librazhd –  Prrenjas në  fshatin Dragostunjë, ka ndodhur një aksident.

I njëjti burim nga Policia Elbasan saktëson se shtetasi 33 vjeç, duke drejtuar mjetin me targa, AA388FG ka aksidentuar një 62 vjeçar.

Viktima e rrugës automobilistike është këmbësori, B.B.,  62 vjeç, banues në fshatin  Dragostunjë.

Policia saktëson se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për Lajm-shqip

Alfrida Danushi

07.02.2018

The post Elbasan/ 33 vjeçari aksidenton për vdekje një 62 vjeçar appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Elbasan/ 33 vjeçari aksidenton për vdekje një 62 vjeçar

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×