Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Shemben urat monument kulture, reagon Duka: Përgjegjësi e..

Shemben Urat Monument Kulture, reagon Valentina Duka.

Dy ura, monument kulture u fshinë nga përmbytjet e para pak ditëve në vend.

Për to ishin kërkuar fonde, madje ishte premtuar restaurimi, por që mbeti në letër.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Shembet ura e Hotolishtit, izolohet zona rurale, banorët…
  • Korçë reshjet intensive të shiut shembin dy monumente kulture

Shemben urat monument kulture, reagon Valentina Duka

Urat nuk janë më dhe bashkë me to lumenjtë e rrëmbyer morën dhe një pjesë të historisë dhe identitetit tonë.

Për këtë, deputetja, pedagoge e Historisë, Valentina Duka bën përgjegjëse Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Deklarata e Dukës

Jam këtu për të shprehur indinjatën e thellë, nga zhdukja në hartën e monumenteve të kulturës të dy urave shumë të rëndësishme.

Ura siç është Ura e Hoshtevës në zonën e Libohovës një urë e periudhës Osmane, e përdorshme edhe sot nga banorët e Zagorisë.   Dhe ura tjetër e krahinës së Orgockës, edhe kjo një urë e periudhës osmane që i takon Qarkut të Korçës.

Këto dy ura janë të trashëguara nga 300 vjet më parë, të ruajtura me shumë fanatizëm nga banorë të zonës.

Brenda dy ditësh, si rezultat i vërshimit të lumenjve, ato zhduken jo vetëm nga harta e monumenteve të kulturës, por edhe nga harta e gjeografisë së Shqipërisë.

Zhduken për të mos i parë më kurrë, raporton opinion.al.

Sado premtime të ketë se ato do të rindërtohen, ato nuk mund të bëhen ashtu sikundër kanë qenë.

Janë ura unikale.

Specialistë të trashëgimisë kulturore, kanë kohë që trokasin në derën e Ministres së Kulturës për të ndërhyrë urgjentisht në riparimin e tyre.

Por derë e saj ka qenë e mbyllur.  Përgjigja e Ministres së Kulturës ka qenë arrogante.

Qeveria Rama nuk ka reaguar në kohën e duhur për restaurimin e këtyre veprave kaq të rëndësishme të pasurisë sonë kombëtare.

Kam pasur fatin të vizitoj shumë ura të tilla në vendet e Ballkanit.

Qeveritë e Ballkanit shpenzojnë pothuajse dyfishin e parave të qeverisë Rama për t’i ruajtur ato.

I ruajnë ato dhe nuk i shkatërrojnë ashtu sikundër ndodhi në Shqipëri.

Prandaj jam këtu, që në emër të Partisë Demokratike, të dënoj papërgjegjshmërinë e qeverisë Rama.

Në mbrojtje të institucioneve të kulturës sonë kombëtare, si elementë, si pasuri e madhe e kulturës sonë kombëtare për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.

www.lajm-shqip.com

07.02.2018

The post Shemben urat monument kulture, reagon Duka: Përgjegjësi e.. appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Shemben urat monument kulture, reagon Duka: Përgjegjësi e..

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×