Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ermal Meta vazhdon garën në Sanremo, kënga nuk skualifikohet

Nuk do të skualifikohet e do të vazhdojë garën në Festivalin e Sanremo 2018 kënga e kantautorit shqiptar Ermal Meta.

Meta është në një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Ermal Meta dhe Fabrizio Moro rrezikojnë skualifikimin nga Sanremo…
  • Video/ Kantautori shqiptar Ermal Meta për herë të tretë në Sanremo, publikon trailerin e këngës…

Ermal Meta vazhdon garën në Sanremo

Ata përfaqësohen me këngën  “Nuk më keni bërë asgjë”.

Deklarata është bërë nga nëndrejtori i Radio Televizionit publik italian Claudio Fasulo.

Në konferencën e sotme për shtyp ai tha se pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se nuk kemi të bëjmë me një plagjiaturë.

Autori i dy këngëve është i njëjti e sipas rregullores  ka të drejtë të përdorë deri në 30 % të këngëve të tjera.

Kënga “Nuk më keni bërë asgjë” i ka të gjitha të dhënat për të qenë një këngë e re.

Pra nuk është një plagjiaturë, raporton oranews.

Mbyllet kështu polemika e nisur mbrëmë menjëherë pas mbarimit të natës së parë të Sanremo 2018.

Kënga e kantautorit shqiptar u akuzua si një plagjiaturë e një kënge të prezantuar në kategorinë e të rinjve në Sanremon e 2016.

Kënga “Nuk më keni bërë asgjë” konsiderohet të jetë një nga këngët pretendente për të fituar çmimin e parë.

Kritika e media i kanë dhënë një vlerësim të lartë e gjatë natës së parë juria popullor e ka renditur mes këngëve më të vlerësuara.

www.lajm-shqip.com

07.02.2018

The post Ermal Meta Vazhdon garën në Sanremo, kënga nuk skualifikohet appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Ermal Meta vazhdon garën në Sanremo, kënga nuk skualifikohet

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×