Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Mësoni se si është e shpërndarë zemra e meshkujve sipas horoskopit

Do ju tregojmë se si është e shpërndarë zemra e Meshkujve Sipas Horoskopit dhe cilat janë prioritetet në jetën e tyre.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Shenjat e horoskopit që bëjnë gjithmonë zgjedhjet e gabuara në jetë
  • Ja cilat janë shenjat e horoskopit që nuk do të tradhëtojnë kurrë

Çdo shenjë e horoskopit i ka synimet e qarta dhe u jep më shumë rëndësi disa gjërave ndërsa disave më pak.

Dashi e ka zemrën në përmasën e duhur

Të gjithë personat kanë një vend në zemrën e dashit.

Është i ekuilibruar, i do njerëzit me gjithë shpirt dhe është i ndershëm në ndjenja.

Është një njeri shumë i ndershëm që dashuron me pasion dhe ka shumë respekt për njerëzit dhe jetën.  Kur dashuron dikë, e do me të vërtetë.

Demi e ka zemrën në stomak

Ajo që demat duan më shumë është ushqimi.  Dashuron ushqimin dhe të gjitha kënaqësitë e jetës.

Pas kësaj dashuron edhe familjen.  Nëse gjejnë një grua që u bën ushqim të mirë, do të ketë fituar 70% te zemrës së tij.

Binjakët e kanë dashurinë në fyt

Do të pyesësh përse?

Sepse pika e fortë e tyre është komunikimi, çdo gjë është e shprehur në fjalë dhe flasin shumë.

E kalojnë ditën duke shprehur ndjenjat me zë të lartë me fjalë dhe veprime.

Janë shumë të ndjeshëm dhe i dashurojnë të gjithë, dhe për këtë kanë tendencë të ndihmojnë njerëzit.

Gaforrja e ka zemrën në zemër

Zemra e tyre është e madhe, por e limituar për familjen.

Është shumë egoist për veten dhe për të dashurit e tij.

Kërkon dashuri por edhe kujdeset për gruan dhe fëmijët e tij.

Përqëndrohet në prioritetet dhe e jeton jetën në një qark të mbyllur njerëzish.

Luani e ka zemrën në kokë

Arsyeja është sepse do të dashurojë me zemrën e gjerë të gjithë botën: miqtë, familjen, jetën dhe të  gjithë njerëzit që do të ndihmojë.

Ka mëshirë për të gjitha fatkeqësitë e njerëzve.

Mësoni se si është e shpërndarë zemra e meshkujve sipas horoskopit

Virgjëresha e ka zemrën të thyer

Gjysma e zemrës së tyre është e ngrohtë për familjen dhe gjysma tjetër është e ftohtë dhe llogaritare, për punën dhe biznesin.

Është nje negociator shumë i mirë.  Sa do fëmijët e tij, po aq do dhe të punojë.  Është vërtet i ndarë në dysh.

Peshorja e ka zemrën në kokë të ndarë në sektore të ndryshme

Ka një koncept të dashurisë ideal që disa herë nuk përputhet me realitetin dhe për këtë ngelet i zhgënjyer.

Është jo i qëndrueshëm pavarësisht se është i ekuilibruar dhe i analizon gjërat.  Mund të dashurojë dy femra në të njëjtën kohë, familjen, punën, shtëpinë.

Akrepi e ka zemrën në seks

Çdo gjë matet me seks.

E kushtëzon aq shumë deri në një pikë sa nuk është në gjendje ta lidhi me ndjenjat.

Femrat e braktisin gjithmonë dhe është gati të bëjë gabime të mëdha me impulsivitetin e tij.  Nuk di si t’u rezistojë tundimeve.

Shigjetari e ka zemrën në vend

Por dashuria e tyre nuk zgjat.

Mund të shkojë lule më lule për të gjithë jetën.  Kur dashuron, dashuron me të vërtet.

Por i pëlqen aventura dhe të jetojë momentin dhe për këtë arsye kalon sa nga një dashuri në tjetrën.

E do familjen por në mënyrë egoiste sepse përpara do veten e vet.

Bricjapi e ka zemrën akull

Përpara mendon për gjërat materiale: pozicionin në shoqëri, lekët, familjen…

Kur të ketë çdo gjë atëherë do të mendojë për dashurinë.  Por nuk  ka një zemër pasionante, ai  është shumë i matur.

Ujori nuk ka zemër

Jeta e tij është puna e tij, zhvillimi profesional, të ushqejë intelektin, familjen e tij dhe hobit.

Çdo gjë ka vendin e vet, por asgjë sentimentale apo romantike ose pasionante.

I mjafton të jetojë jetën lirshëm dhe pa shumë emocione.

Ka vlerat dhe etikën e tij, por ndjenjat nuk e kushtëzojnë.

Peshku e ka zemrën të shpërndarë në të gjithë trupin

Është çdo gjë dashuri!

Dashuron disa gra në të njëjtën kohë, familjen, miqtë, kolegët e punës.

Ndjeshmëria e tyre është aq e madhe, kujdeset për të gjithë dhe duket i pakënaqur nga çdo gjë.

Do t’i ndihmojë të gjithë dhe të zgjidhë problemet e të gjithëve.  Dashuron jetën, botën dhe jetën e bukur, do të jetë i lumtur dhe të dashurojë.

www.lajm-shqip.com

07.02.2018

The post Mësoni se si është e shpërndarë zemra e meshkujve sipas horoskopit appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Mësoni se si është e shpërndarë zemra e meshkujve sipas horoskopit

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×