Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Dokumentar për jetën e Hazif Hasan Kadukut, mjekut stomatolog

Hazif Hasan Kaduku pasi diplomohet më 1908 në Stamboll kthehet në vendlindje si i pari mjek stomatolog apo siç njihet ndryshe ‘mjek dhëmbësh’ me diplomë universiteti, jo vetëm në Shkodër por edhe në të gjithë Shqipërinë.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Veprimtari shkencore për Dora d’Istrian (Elena Gjika)
  • Një tjetër hero në Goranxi si tek ‘Përsëri në Këmbë’ i Dhimitër Xhuvanit

Klinika e Hafiz Hasanit në Shkodër, ndodhej në pikëtakimin e lagjeve të vjetra myslimane dhe katolike. Kjo klinikë  shërbeu kështu edhe si busull afrimi mes 2 besimeve , sepse klientët ishin nga të dyja lagjet.

Studiuesi i Osman Hoxha e përshkruan kështu figurën e Hazif Hasan Kadukut:

Njëri madhështor , shtatëlartë, shpatullgjërë, syshqiponjë, e hundëshkarbë, me mjekër të bardhë dhe shumë  i pashëm, fisnik dhe zemërgjërë, i respektuar dhe mëndjemprehte ,energjik dhe i papërkulur , i dashur dhe bujar , ishte gjithmonë mes njërëzve që e donin dhe i donte aq shumë.

Ishte i punës por edhe i pushkës. Në kohën e rrethimit të Shkodrës nga malazezët në vitet 1912-1913 Hazif Hasan Kadukun e gjejmë të rreshtuar në llogore përkrah vullnetarëve të tjerë, duke kryer detyrën  ndaj atdheut.

www.lajm-shqip.com

06.02.2018

The post Dokumentar për jetën e Hazif Hasan Kadukut, mjekut stomatolog appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Dokumentar për jetën e Hazif Hasan Kadukut, mjekut stomatolog

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×