Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ju prezantojmë me urithin e famshëm që parashikon motin

Urithi i famshëm që parashikon motin në Amerikë, “Punxsutawney Phil,” parashikoi sot edhe 6 javë të tjera dimër në Amerikën Veriore.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Femrat në sytë e meshkujve, sipas Paulo Coelhos
  • E dinit që ka një numër dashurie që flet për marrëdhëniet tuaja?! Zbulojeni

Parashikimi i Philit vjen pasi ai doli nga strofulla e tij sot, në qytetin Panksutauni në Pensilvani dhe pa hijen e tij. Sipas gojëdhënës, është një ritual që tregon se mbeten edhe 6 javë të tjera nga dimri për këtë vit.

Por saktësia e parashikimit të Philit sigurisht që është e dyshimtë, ai është vetëm një urith.

2 shkurti njihet në Shtetet e Bashkuara si Dita e Urithit. Kjo është ditë kur Phili del nga zgavra në trungun e pemës, që është shtëpia e tij.

Sipas legjendës, nëse urithi del nga zgavra dhe sheh hijen e tij, nëse është një ditë me diell, do të ketë edhe 6 javë të tjera dimër në Amerikën e Veriut.

Gjenerata të tëra urithësh nga familja e Philit e kryejnë ritualin që parashikon motin që nga viti 1887.

Edhe shtete të tjera amerikane kanë urithët e tyre të parashikimit të motit, për shembull Karolina e Veriut ka Sir Walter Wally-in. Virxhina Perëndimore ka French Creek Freddie dhe Xhorxha ka Gjeneralin Beauregard Lee.

Në Kanada urithi më i famshëm që parashikon motin është Wiarton Willie në Otava.

www.lajm-shqip.com

02.02.2018

The post Ju prezantojmë me urithin e famshëm që parashikon motin appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Ju prezantojmë me urithin e famshëm që parashikon motin

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×