Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Një fundjavë në Labovë të Kryqit, ja çfarë mrekullish ofron vendi

Një fundjavë në Labovë të Kryqit, ja çfarë mrekullish ofron vendi.

Stina e dimrit është në mesin e saj, por këto dy javët e fundit, moti ngjante si një fillim pranvere.

Vështirë të gjesh në Shqipëri një vend tjetër ku mund të qëndrosh për fundjavë më mirë se në fshatin e lashtë të Labovës së Kryqit.

Një parajsë e vogël fshehur rrëzë malit të Buretos në Gjirokastër, ashtu sikurse thotë legjenda rurale, këtu u fsheh dikur apostull Pali.

Vend me histori mistike, me emër të pazakontë, Labova e Kryqit.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Një tjetër hero në Goranxi si tek ‘Përsëri në Këmbë’ i Dhimitër Xhuvanit
  • Nga Kopi Kyçyku: Në Kosovë, për të parën herë, udhëtimi mikromagelan
  • Rrëfimi i një hebreje: ‘Linda dhe mbijetova falë besës shqiptare’

Një fundjavë në Labovë të Kryqit, ja çfarë mrekullish ofron vendi

Emri i saj lidhet me praninë e Kishe Bizantine dhe të një Kryqi që tani është zhdukur pa nam e nishan.

Ka disa vjet që Labova e Kryqit është transformuar në një vend tepër i preferuar për turistët ndërkombëtar.

Qëndruam këtë fundjavë në Labovë të Kryqit me pesë miq.

Ata mund t’i konsiderojmë edhe pesë personazhe adhurues të këtij vendi të shënjtëruar.

Juristen amerikane Katheen Imholz që prej më shumë se 20 vjetësh banon në Tiranë.

Kineastin Fabian Kati dhe djalin e tij rezident në Angli  dhe Ilda Papajanin nga Tirana.

I pesti Profesori i historisë në Universitetin “Eqrem Cabej”, Shyqyri Hysi.

Një fundjavë në Labovë të Kryqit, ja çfarë mrekullish ofron vendi
Një fundjavë në Labovë të Kryqit, ja çfarë mrekullish ofron vendi

Për të shkuar aty nga Gjirokastra, duhet të udhëtosh nëpërmjet superstradës Gjirokastër – Kakavije – Sarandë.

Në Sofratikë të Dropullit duhet të marrësh majtas rrugës për Libohovë.

Duhet pak kujdes tek kthesa për të mos u ngatërruar për të hyrë në qytetin e Libohovës.

Aty duhet të vazhdosh drejt në rrugën e pa shtruar deri tek Ura e Suhës.

Pak para urës rruga kthehet për Labovë të Kryqit përsëri kujdes.   Udhëtari duhet të marrë patjetër degëzimin në të djathtë.

Udhëtimi

Udhëtimi drejt një fshati nga më interesantët në Shqipëri më tej vazhdon nëpërmjet një rruge të re të shtruar me asfalt verën e kaluar.

Burimet e jetës labovite janë vreshtaria, bagëtia dhe emigracion.

Tani së fundi ka lindur ndër banorët dëshira për turizëm kulturor dhe rural.

Qëndrojmë dhe shijomë diellin të ulur tek Kroi i  Vasilit në qendër të fshatit.

Shijojmë diellin e ngrohtë nën zhurmën e ujit të kroit, ngjyrave të stinës dhe sërave të saj.

Tek kroi një falenderim i fshatarëve për Vasil Katin që e ndërtoi këtë krua është gdhëndur në mermer.

Nuk është e nevojshme të pyesësh labovitët se cilat janë burimet e të ardhurave për të siguruaa jetesën.

Të mjafton, prezenca e kopeve me bagëti në kullotat e pasura në të anët e rrugës së saposhtruar nga Ura e Zonjës deri në fshat.

Edhe pamja e vreshtave të rrushit të sistemuara dhe krasitura më së miri që rrethojnë fshatin nga të gjitha anët i jep bukuri.

Por edhe mungesa e rinisë dhe fëmijëve në rrugët e fshatit të lë të kuptosh se pak banorë kanë mbetur në fshat.

“Teorikisht” thuhet se ka të regjistruar rreth 300 banorë që arrijnë të mbijetojnë falë vreshtave, bagëtive dhe emigracionit.

Pak vite më parë ishte utopi të mendoje që këtu mund bësh të ardhura nga kombinimi i turizmit kulturor, mjedisor dhe rural.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe prezenca e dy monumentev Kishës së Shën Mërisë dhe kalaja ilire e Labovës kanë ngjallur shpresa të mëdha.

Përshtypjet e Fabian Katit për Labovën

Fabian Kati, një pasardhës me orgjinë të familjes nga Labova e Kryqit është më entusiast se shumë të tjerë.

Prej vitesh i emigruar në Angli që rikthehet vazhdimisht në vendin e orgjinës familjare.

Mandej ai është duke negociuar me vendasit për të ndërtuar një shtëpi në Labovë të Sipërme.

Për shekuj e mote Labova ruante me fanatizëm një relike të shenjtë, një Kryq që i dha emrin vetë fshatit.

Vendasit besohet që ai mund të ketë qënë një fragment i Kryqit të Vërtetë i Krishtit.

Por që fatkeqësisht Kryqi i Labovës u zhduk në vitin 1989-90.

“Bëhet fjalë për një relike të rrallë.  Ne besojmë në Zot.

Grabitësit një ditë do të pendohen dhe do ta risjellin përsëri”, shprehet me keqardhje ngashëruese një banor i fshatit.

Kisha e Shën Mërisë, kjo relikë e gjallë që u ka rezistuar shekujve.

Vetëm në këto 20-30 vjetët e fundit është vjedhur e grabitur shumë herë.

Por, zhdukja pa lënë gjurmë e Kryqit të Vërtetë të Labovës, konsiderohet si humbja më e rëndë dhe më e pazëvendësueshme.

Kisha ka shumë vizitorë, por ky interes, nuk arrin të transformohet në të ardhura për vendasit.

Ndoshta tani pas shtrimit të rrugës numri do shtohet dhe banorët do të investojnë në biznesin e turizmit për të pritur vizitorët.

Bashkëudhëtari ynë Fabian Kati është kineast i dashuruar marrëzisht pas legjendave dhe histories.

Ai është angazhuar në një film me temë bashkëjetesën fetare.

Në këtë fundjavë ai ka ftuar në interviste Profesorin Shyqiri Hysi.

Kursesi nuk dëshiron të humbasë rastin që intervista të ketë në sfond të larmishëm nggjyrash dhe zërash.

Kishën, kështjellën ilire, njerzit, kopshtet, banesat dhe kopetë e bagëtive të labovitëve.

Këto janë efekte orgjinale të ofertës historike dhe natyrore që shoqërojnë fjalët e Profesor Shyqos.

E veçanta e Labovës.

Fabiani tani ka mësuar nga xha Stefani se Labova ka kemi 32 kisha dhe 4 manastrire.

Manastiri i Shën Thomait, me gurë pellazgjik që është tek Moni, manastiri i Kociut tek Lunxhatet.

Më tej manastiri i Shën Gjergjit dhe manastiri i Shënkollit.

Mantho një banor i Labovës së Sipërme thotë se pranë manastirit të Shën Gjergjit, janë dy varre të hapura.

I kanë hapur ata që kërkojnë florin.  Nuk dihet se cfarë mund të kenë gjetur aty, por pamja dhe pasojat janë makabre.

Amerikania Katheen Imholz, edhe pse në profesion është juriste, por pasion i saj janë gjuhësia historike, legjendat, arkeolgjia.

Tepër e informuar dhe kompetente në këto fusha studimore.

Një fundjavë në Labovë të Kryqit, ja çfarë mrekullish ofron vendi
Një fundjavë në Labovë të Kryqit, ja çfarë mrekullish ofron vendi

E interesur për gjithcka që lidhet me kulturën pellazge dhe sidomos me Tempullin e Dodonës.

“Orakulli i Dodonës kishte prestigjin më të madh në botën antike, pasi sipas legjendave ishte ngritur për nder të Zeusit.

Në vendin e Dodonës ndodhej një tempull qysh 3000 vjet para Krishtit.

Sfida e arkeologëve dhe studiuesve shqiptarë dhe të huaj është të gjejnë rrënojat e tempullit të stërlashte.”

Dodona është një nga diamantet e historisë botërore.

Ka mjaft hipoteza dhe dyshime të shumta për vendodhjen e vëtertë të këtij tempulli.

Shpërthen herë pas here me merakun e saj zonja Katheen Imholz.

Në përfundim edhe të këtij udhëtimi në Labovën e Kryqit epilogu është pothuajse i njëjtë.

Në vendin ku jetojmë ka perla të qytetërimit vendas që përbëjnë dhe vlera botërore.

Ato mund të kthehen në produkte fitimprurse vetëm nëpërmjet turizmit.

Kjo fundjavë në Labovë të Kryqit na bindi edhe një herë se madhështia e vlerave historike, shpirtërore e artistike nuk duhet ti lemë të zbehen.

Për lajm-shqip

Engjëll Serjani

02.02.2018

The post Një fundjavë në Labovë të Kryqit, ja çfarë mrekullish ofron vendi appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Një fundjavë në Labovë të Kryqit, ja çfarë mrekullish ofron vendi

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×