Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

I dehur në makinë, përplaset me shtyllën elektrike

Ka drejtuar një makinë në gjendje të dehur dhe më pas përplaset me një shtyllë elektrike.

Sipas burimeve nga policia, bëhet e ditur se specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  një shtetasi.

Të ngjashme mund të lexoni:
  • Atentat mafioz në Athinë, larje hesapesh mes trafikantëve shqiptarë
  • Një zë për ndryshimet e reja në arsim, e quajnë nisma…
  • Për sipërmarrjen që duam, ministrja zbret në qytetin e…

Në gjendje të dehur në makinë, përplaset me një shtyllë elektrike.

I njëjti burim saktëson se është ndaluar, Indrit Muça, 33 vjeç,  banues në fshatin Gostimë, Cërrik.   Arrestimi i tij, sipas burimit në fjalë, u bë,  pasi në Cërrik,  duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur,  ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.

Për pasojë,  është përplasur me një shtyllë anësore të tensionit elektrik të mesëm, anash rrugës.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spitalin kirurgjikal të  Elbasanit  nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, burimet nga ky spital, bëjnë me dije se i aksidentuari ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të 33 vjeçarit, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Për lajm-shqip

Alfrida Danushi

30.01.2018

The post I dehur në makinë, përplaset me shtyllën elektrike appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

I dehur në makinë, përplaset me shtyllën elektrike

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×