Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ishte shpallur person në kërkim, kapet nga policia e Elbasanit

Një 23 vjeçar ishte shpallur person në kërkim nga policia e Elbasanit dhe është ndaluar ditën e sotme.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e një shtetasi  në kërkim.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Një zë për ndryshimet e reja në arsim, e quajnë nisma…
  • Atentat mafioz në Athinë, larje hesapesh mes trafikantëve shqiptarë
  • Për sipërmarrjen që duam, ministrja zbret në qytetin e…

Policia Elbasan kap 23 vjeçarin, ishte shpallur person në kërkim

Burimi zyrtar saktëson se është ndaluar, Klodjan Hazizolli, 23 vjeç,  banues në fshatin Katund i Ri,  Elbasan.

Ndërkohë, mësohet se kërkimi ndaj personit në fjalë kishte nisur që në mesin e këtij muaji.

Uniformat blu të hetimeve për krime, bëjnë me dije se ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal të datës 19.01.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Kjo masë ishte dhënë  për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.   Ndërkaq,  masa është dyfishuar edhe për  “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Pas ndalimit, 23 vjeçari, duhet të përgjigjet në gjykatën e faktit për dy akuza në ngarkim të tij.

Policia ka bërë shoqërimin e tij në dhomat e paraburgimit sipas masës së arrestit.

Për lajm-shqip

 Alfrida Danushi 

30.01.2018

The post Ishte shpallur person në kërkim, Kapet Nga Policia e Elbasanit appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Ishte shpallur person në kërkim, kapet nga policia e Elbasanit

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×