Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Studim: Si mbaheni ju për dore, ashtu e keni dhe lidhjen

Sipas një studim të fundit ju tregojmë mënyrat se si mbahni ju për dore partnerin tuaj.

Të ngjashme mund të lexoni:
  • Nuk e dini stilin të ndarjes nga i dashuri? Hidhini një sy horoskopit
  • Ditët kur femrat kërkojnë më shumë seks dhe janë të gatshme të tradhtojnë

Shuplakë për shuplakë

Ndoshta është një ndër llojet më të shpeshta të mbajtjes për dorë. Ai që mban anën e sipërme, po ashtu ka pozitë dominuese në lidhje.

Gishtat e lidhur

Çiftet që e pëlqejnë këtë pozitë të duarve, dëshirojnë që gjithmonë të janë sa më afër njëri-tjetrit. Ata janë shumë të lidhur me tërheqjen e pastër fizike, por po ashtu edhe më thellë se kaq. Nuk kanë probleme me këtë, që personit të dashur t’ia shprehin dobësitë e tyre.

Mbështetja për gishti

Që të dy partnerët kanë personalitet të pavarur që kanë pasionet e tyre personale dhe interesat jashtë lidhjes. Kënaqen me pavarësinë e tyre. Por, ekziston një lidhje e thellë midis këtyre dy njerëzve.

Mbajtja për gishti

Këtu para së gjithash kemi të bëjmë me një lidhje të relaksuar. Ndoshta nuk duket edhe aq intime, por në fakt është lidhje shumë romantike, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dora në krah

Bëhet fjalë për një lidhje tejet të afërt. Kjo ka një domethënie shumë më të madhe sesa mbajtja thjesht për gisht. Këtu kontakti bartet edhe në gjithë trupin. Duket mbrojtëse, sepse me hedhjen e dorës suaj përtej krahut, jepni edhe përshtypjen se jeni një mbrojtës i atij personit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mbajtja “pasive” për dorë

Në këtë rast, partneri me vendosmëri merr dorën e partnerit tjetër. Nuk ka mbështetje në njëri-tjetrin dhe gjithçka duket kaq e padefinuar. Nuk tregohet asnjë varësi ndaj njëri-tjetrit dhe emocionet rrallëherë se vijnë në ekspozim.

Dama ime

Shpeshherë e parë në martesa, nëpër filma në të cilët tregohen ballot mbretërore dhe ftesat për vallëzim. Ky është një fakt për një lidhjet shëndetshme, përplot me respekt, e cila është e ndërtuar në themelet e besimit dhe të sinqeritetit.

Mbajtja e qetë për dorë

Ndoshta mbajtja më e sigurt për dorë është kjo. Tregon besim të madh midis partnerëve, si dhe tregon lidhjen stabile që kanë ata. Edhe pse qëndrimi është i relaskuar përsëri është shumë intim dhe ofron mundësinë e ofrimit sa më afër.

Mbajtja për nyjën e dorës

Kjo lëvizje mund të duket paksa edhe si agresive. Në fakt është krejt e kundërta: Këtu nuk përfshihet vetëm grushti i dorës, por e gjithë dora. Pra, qëndrimi është më shumë intim sesa pasionues.

www.lajm-shqip.com

29.01.2018

The post Studim: Si mbaheni ju për dore, ashtu e keni dhe lidhjen appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Studim: Si mbaheni ju për dore, ashtu e keni dhe lidhjen

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×