Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Greqi/ Trafikojnë 125 kg marijuanë: Arrestohen tre shqiptarë dhe një grek

Policia greke ka arrestuar tre shqiptarë në Igumenicë dhe një grek në Athinë sepse tentuan të trafikonin 125 kg hashash të futur nga Shqipëria.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Vdekshmëria nga droga/ Shqipëria është vendi me normën më të ulët në Ballkan
  • Kapshticë droga e kapur pezullohet Shefi i Hetimit të Krimeve

Operacioni i koordinuar nisi në Igumenicë ku u sekuestruan 125 kg marijuanë në 5 çanta në një autoveturë që vinte nga kufiri Shqipëri-Greqi.

Trafikojnë 125 kg marijuanë: Arrestohen tre shqiptarë dhe një grek

Shqiptarët e moshave nga 44 deri në 46 vjeç u ndaluan nga policia në hyrje të portit të Igumenicës.

Dy prej shqiptarëve të arrestuar në Igumenicë sipas policisë greke janë persona në kërkim.

Burime të mediave greke bënë të ditur se njëri rezulton i kërkuar në vendin fqinjë pas lejes nga burgu i Trikallas në Shkurt të 2016 dhe nuk ishte kthyer.

Ai vuante dënimin për trafik droge.

Ndërsa shqiptari tjetër ishte i kërkuar pasi është i dënuar nga Gjykata e Thesprotise me 2 vjet e 3 muaj burg për trafik klandestinësh.

Nga hetimi rezultoi se autovetura ishte marrë me qera në Athinë nga një shtetas grek 37 vjeç, i cili është arrestuar pak orë më pas në Athinë.

Për lajm-shqip:

Engjëll Serjani

29.01.2018

The post Greqi/ Trafikojnë 125 kg marijuanë: Arrestohen tre shqiptarë dhe një grek appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Greqi/ Trafikojnë 125 kg marijuanë: Arrestohen tre shqiptarë dhe një grek

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×