Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Rama flet për çamët: Do lëvizin të lirë dhe do marrin pronat

Rama flet për herë të parë për çamët në paktin me Tsipras: Do lëvizin të lirë dhe do marrin pronat.

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur pjesë të atij që cilësohet si “Pakti Strategjik me Greqinë”.

Pakti duket se u definua përfundimisht pas takimit të ramës dhe kryeministrit grek Alecxis Tsipras në forumin e Davosit.

Rama ndërkaq ka folur për herë të parë për aspektin e paktit me Athinën për popullsinë çame.

Sipas Kryeministrit shqiptar, “është rënë dakord për lëvizjen e lirë në Greqi të qytetarëve me origjinë çame, të cilët mund të nisin procesin për të kërkuar pronat e tyre”.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Tsipras: Do votojmë pro Shqipërisë në BE, zgjidhëm problemet me Ramën
  • Raporti i shërbimeve të NATO-s: Rusët, miliona dollarë investime në Shqipëri
  • Narrativa ‘françeskano-migjeniane’ e Bashës në protestë: Alfred Lela?

‘Pakti me Greqinë, mendohet të bëjë të mundur që çamët të lëvizin të lirë dhe të marrin pronat e tyre’, theksoi Rama.

Rama nuk shpjegoi detaje të planit por bëri të ditur se tashmë është vendosur çështja e partneritetit strategjik.

Sipas kryeministrit, përveç kërkesave të palës greke është rënë dakord edhe për ato të Tiranës zyrtare.

“Jemi një hap para me dialogun me Greqinë.  Pajtohem me përshtypjen se momenti i nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik Shqipëri-Greqi është shumë afër.

Duhet të presim përfundimin e shkruar të këtij procesi dialogu dhe negociatash për një sërë temash që prekin harkun e 70 viteve.

Duke filluar nga ligji absurd i luftës,  por edhe duke vazhduar me tema që për ne kanë qenë një rëndësi e veçantë si marrëveshja për kufirin detar.

Apo edhe garantimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe posaçërisht të atyre që i përkasin komunitetit çam, për të pasur lëvizje të lirë dhe të papenguar nga historitë e të shkuarës dhe për të pasur akses të plotë ligjor lidhur me çdo pretendim sa i përket të drejtave të pronësisë.

 

Po konkludojmë me pozitivitet edhe një aspekt tjetër, që lidhet me lehtësimin e gjithë marrëdhënieve që kushtëzojnë komunitetin e madh të shqiptarëve në Greqi, në aspektin e lëvizjes, burokracive.

Besoj që përfundimi i procesit dhe garantimi i marrëdhënieve përmes përfundimit të një marrëveshjeje mes dy ministrive të Brendshme, lidhur me administrimin e pikave doganore, përbëjnë një hap të konsiderueshëm përpara”, deklaroi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Për lajm-shqip

Ylli Pata

29.01.2018

The post Rama flet për çamët: Do lëvizin të lirë dhe do marrin pronat appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Rama flet për çamët: Do lëvizin të lirë dhe do marrin pronat

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×