Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Dy shenjat më fatlume të horoskopit për muajin shkurt…

Mjaftojnë vetëm pak ditë që Janari t’ja lëri stafetën kalendarike Shkurtit, duke shpresuar që mos t’i lëri aspak mërzinë karakterizuese të tij.

Plot 28 ditë, nuk janë shumë, aq më tepër kur mendon se lajme të mira do të vijnë për këto dy shenja të zodiakut. Quhen pikërisht “Shenjat e bekuara” të muajit Shkurt.

Dy shenjat më fatlume të horoskopit për muajin shkurt janë Luani dhe Demi.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Ja si e kalojnë shenjat e horoskopit Shën Valentinin kur janë single
  • Horoskopi për ditën e sotme, e hënë, 29 janar 2018

 Dy shenjat më fatlume të horoskopit për muajin shkurt

Luani

Saturni furnizon plot energji të reja Luanin, financat lëvizin në mënyrë marramendëse falë menaxhimit dhe balancës që vjen nga harmonizimi i peshores me shenjën tuaj gjatë janarit.

Shëndeti do të kete luhatje të vogla, por asgjë për tu shqetësuar, thjesht më pak kohë për veten. Luanët në data 1-3 shkurt do të përballen me lajme të mira pra në aspektin material.

Ndërsa në datat 4-7 një telefonatë apo mesazh i çfarëdo lloji i jep atij lajmin fantastik se diçka që Luanët e “gjuanin” prej kohësh është në fazë realizimi.

-Këshilla për Luanët është se duhet të tregohen moskokëçarës pasi ‘intrigat’ e nxitura nga kalimi i shenjës së Afërditës në shenjën e gaforres do bëjë që të përgojoheni, por kjo nuk ka qëllime dashakeqe nga askush, thjesht çështje zilie.

Demi

Shenja e dytë e bekuar, që do të marri lajme mjaft të mira këtë muaj është Demi.

Demi është plot kurajo këtë muaj pasi që ditën e parë të Shkurtit Plutoni ka marrë energji tejet të mëdhaja nga ‘Arusha e madhe’ dhe i ka shkarkuar të gjitha te shenja e Demit, për shkak të forcës karakterizuese të kësaj shenje.

Financat nuk lëvizim as për mirë e as për keq, dhe këtë shiheni si diçka pozitive pasi shkurti nuk është muaj fort bujar me monedhat.

Do rifitoni një mik të humbur si pasojë e një keqkuptimi dhe kjo do ju mbushi me lumturi të pamatë.

Ju presin gjithashtu projekte tejet ambicioze dhe shumë persona do ju kenë zili, por kjo është falë inteligjencës dhe guximit të tepruar të Demit, asgjë e pamerituar.

Në horizonte shihen ‘cupida’ për Demat e vetmuar ndërsa për ata në çift priten aventura që lidhen me udhëtimet romantike nga ku pritet që të pasohet nga lindja e një krijesë të re, bekim i ‘kryqëzimit të brinjëve’ të Demit butësisht me partnerin.

www.lajm-shqip.com

29.01.2018

The post Dy shenjat më fatlume të horoskopit për muajin shkurt… appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Dy shenjat më fatlume të horoskopit për muajin shkurt…

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×