Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Shqipëria ndodhet në pikë kritike, disa vende të BE mund të rikthejnë vizat

Eurodeputetja Tanja Fajon ka paralajmëruar qeverinë shqiptare të marrë masa konkrete për t’u siguruar shtetasve shqiptare të ardhmen në vendin e tyre dhe të mos largohen për të kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Bashkimi Europian ndalon 309 shqiptarë të kalojnë kufirin
  • Rama: Nëse ka një ndarje mes SHBA dhe BE-së, ne zgjedhim…

Shqipëria ndodhet në pikë kritike. Disa vende të BE mund të rikthejnë vizat.

Sipas Fajon, Shqipëria është tashmë në pikën kritike dhe nëse fluksi i azilkërkuesve vijon, disa shtete mund të rikthejnë mekanizmin e vizave për shtetasit shqiptarë, shkruan opinion.al.

“Shqipëria është në pikën kritike përsa i përket azilkërkuesve. Ne kemi tashmë mekanizmin e ndalimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë pa viza.

Në këtë mënyrë për shtete të veçanta mund të rivendosin vizat, nëse shtetasit shqiptarë në mënyrë masive vijojnë të qëndrojnë në mënyrë ilegale në shtetet evropiane.

Qeveria duhet menjëherë të marrë masa për të kuptuar shkaqet, sepse jam e sigurtë që qytetarët shqiptarë nuk dëshirojnë të rikthehen në situatën, kur do t’ju duhet të aplikojnë për vizë për të udhëtuar në Evropë. Mekanizmi i ndalimit të vizave ekziston ndaj njerëzve duhet t’u krijohen kushtet që të kenë një jetë normale në vendin e tyre dhe për të mos u limituar në lirinë e tyre të lëvizjes”, u shpreh Fajon për televizionin Klan Plus.

E pyetur sa e rrezikuar është Shqipëria nga kthimi i vizave, u shpreh: “Nëse numrat e azilkërkuesve shqiptarë vijojnë të rriten kam frikë se mund të ndërmerren masa të tilla për rivendosjen e regjimit të vizave”.

Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon është e mirënjohur në Shqipëri për faktin se ishte reporterja në Parlamentin Europian për çështjen e liberalizimit te vizave.

Ajo loboi fort në 2010-ën që shqiptarët të udhëtojnë lirshëm në vendet Shengen.

www.lajm-shqip.com

29.01.2018

The post Shqipëria ndodhet në pikë kritike, disa vende të BE mund të rikthejnë vizat appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Shqipëria ndodhet në pikë kritike, disa vende të BE mund të rikthejnë vizat

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×