Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Zyrtare/ Ben Blushi merr drejtimin e Top-Channel…

Nga sot politikani, gazetari dhe shkrimtari Ben Blushi do të drejtojë televizionin Top Channel.

Lajmi është zyrtar nga kjo media e cila shkruan se Vjollca Hoxha e ka prezantuar Blushin me drejtuesit e departamenteve të Top Channel.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Cilët janë drejtuesit e rinj të hipotekave në Qark? Ja emrat..
  • Rrëshqitje dheu në Pogradec, rrezik për drejtuesit e automjeteve

Bëhet zyrtare: Ben Blushi merr drejtimin e Top-Channel

“Kam kënaqësinë të njoftoj të gjithë shikuesit dhe punonjësit e Top Channel se duke filluar nga sot z.Ben Blushi do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel.

Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan që ka vendosur pavarësinë dhe të vërtetën mbi çdo interes, jam e bindur se z.Blushi do të ndihmojë Top Channel për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në krejt hapësirën shqipfolëse”, është shprehur ajo.

Blushi pak kohë më parë hoqi dorë nga partia “Libra” që vetë e themeloi duke iu rikthyer medias që e kishte lënë 20 vite më parë për politikën.

Kanë qenë të shumta lëvizjet në TCH kohët e fundit që kulmuan me largimin e Sokol Ballës në Dhjetor të vitit që lamë pas.

www.lajm-shqip.com

29.01.2018

The post Zyrtare/ Ben Blushi Merr Drejtimin e Top-Channel… appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Zyrtare/ Ben Blushi merr drejtimin e Top-Channel…

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×