Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Albana Osmani jep lajmin e mirë: ‘Ti je një luledielli’ merr përmasa globale

Nga të gjitha lëvizjet me karakter social që janë zhvilluar në vendin tonë, nisma e Albana Osmani ‘Ti je një luledielli’ arriti të kishte sukses.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Valbona Mema: Më gjykojnë për tatuazhet, mashkull i ri në jetën e saj?
  • Video/ Hermes Nikaj, jam pa gjë fare, ky është i pari që më refuzon

Pas fazës së parë, ku me paratë e mbledhura nga shitja e veshjeve me stemën e lulediellit u blenë aparatet e nevojshme për fëmijët e prekur nga sëmundja e gjakut.

Më vonë filloi faza e dytë që u shtri edhe në Kosovë.

Epo, “Ti je një luledielli” jo vetëm që mori përmasa mbarëkombëtare duke u përhapur në Kosovë e Shqipëri, por tashmë do të ketë edhe shtrirje globale.

Këtë lajm e ka dhënë vetë themeluesja e kësaj lëvizjeje, Albana e cila ka publikuar një foto nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe shkruan:

“’You arë e Sunflower’ mbërrin në OKB. Rrugëtim të mbarë Luledielli. Fluturo në të gjithë botën, aty ku fëmijët kanë nevojë për ty”.

Nuk dihet akoma nëse kjo nisme tashmë do të ketë financime nga OKB apo UNICEF për tu aktivizuar edhe në vende të tjera të botës së tretër. Por mund të themi “Luledielli” i Albana Osmanit po bën hapa goxha të mëdha.

www.lajm-shqip.com

28.01.2018

The post Albana Osmani Jep Lajmin e mirë: ‘Ti je një luledielli’ merr përmasa globale appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Albana Osmani jep lajmin e mirë: ‘Ti je një luledielli’ merr përmasa globale

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×