Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Basha reagon pas protestës: Pa fitoren e kësaj kauze, nuk ka të ardhme

Opozita mbajti gjatë ditës së sotme një protestë përballë kryeministrisë. Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar me një postim në Facebook. Ai ka shkruajtur se “sot shqiptarët e bashkuar e të ndershëm dolën në shesh besimplotë”. Sipas tij pa fitoren e kësaj kauze nuk ka të ardhme.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Roland Bejko: Drejt protestës në Tiranë, jo si dele, por si njerëz
  • Opozita mbyll protestën: Kërkesa e vetme rrëzimi i Edi Ramës…

Postimi i plotë i Bashës në Facebook:

Sot, të bashkuar me gjithë shqiptarët e ndershëm në shesh, u ngritëm besimplotë për ta marrë fatin në duart tona. Strategjia jonë është përballja, është rezistenca, është beteja totale me gjithë sa kemi në dorë, në shpirt, në zemër. Me gjithë fuqinë që na jep Zoti i madh KUNDËR kësaj të keqe që ka pushtuar vendin tonë. Që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen tonë. Ka gllabëruar liritë dhe të drejtat tona! Kjo është strategjia.

Për ata që pyesin çfarë doni të arrini: Përgjigja është vetëm NJË FJALË: FITORE! FITORE! FITORE! — me çdo kusht dhe sado sfiduese dhe e mundimshme të jetë rruga drejt saj! Sepse pa fitoren e kësaj kauze, nuk ka të ardhme. Nuk ka të ardhme për fëmijët tanë, nuk ka të ardhme për popullin shqiptar, nuk ka të ardhme për Shqipërinë!

www.lajm-shqip.com

27.01.2018

The post Basha reagon pas protestës: Pa fitoren e kësaj kauze, nuk ka të ardhme appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Basha reagon pas protestës: Pa fitoren e kësaj kauze, nuk ka të ardhme

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×