Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Video/ Kapet Gomonia në brigjet Manfredonia, arrestohen 2 skafistët nga…

Një gomone e fuqishme e mbushur me lëndë narkotike është kapur nga ana e Guardia di Financës në Mafredonia të italisë.
Të ngjashme mund të lexoni:
  • Aksident në qytetin e Vlorës, përplaset kamioncina, dy të plagosur 
  • Vlorë/ Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet nga Policia…
Gomonia e gjatë rreth 9 metra kishte drejtim për në Gargano kur dy mjete të Guardia di Finanzës kanë nisur ndjekjen në det.

Dy skafistët kanë hedhur në ujë të gjitha pakot me lëndën narkotike.

Ata kanë arritur ta nxjerrin mjetin ujor në tokë rreth orës 19:00  në vëndin e qujtur “Pugnochiuso”.
Duke qënë një zonë turistike me vila të pabanuara në këtë sezon ,ata kanë arritur të futen në një prej tyre. Ndërkohë që finanza ka vijuar kërkimet nga toka dhe ajri.
Ata janë gjetur të fshehur pas rreth 2 orësh me rrobat ende të njoma.
Dy të arrestuarit janë K.B 52 vjeç dhe B.A 39 vjeç të dy nga Vlora.
Të dy kanë pasur precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë që 39 vjeçari ka  patur një dënim të mëparshëm nga gjykata e Leçes dhe ka qën i shpallur në kërkim.
Pasi janë mbledhur pakot me lëndë narkotike të hedhura në ujë dhe atyre në gomone,ka dalë që sasia me lëndë narkotike ka qënë 885 kilogram të ndara në 55 pako.
Nëse do shitej ,vlera e lëndës narkotike do kapte 8 milion euro.
Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti
27.01.2018

The post Video/ Kapet Gomonia në brigjet Manfredonia, arrestohen 2 skafistët nga… appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Video/ Kapet Gomonia në brigjet Manfredonia, arrestohen 2 skafistët nga…

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×