Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Totti: Nëse djali im kur të rritet do merrte ofertë nga Juventus, do i thoja…

Francesco Totti mbetet në qendër të vëmendjes edhe pse është tërhequr nga futbolli i luajtur.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Angela Martini publikon video intime, modelja shfaqet përvëluese
  • E mbani mënd Gjinon? Nuk është më 14 vjeç, ditën e djeshme mbushi….

Ish-lojtari simbol i Roma-s vazhdon të jetë brenda botës së futbollit, edhe pse tani e bën këtë i ulur pas një tryeze. Por mund të mos kalojë shumë kohë para se të shohim një Totti tjetër në fushën e lojës.

Ndoshta, djali i Francesco Totti, Cristian, do të ecë në gjurmët e babait.

I riu, i lindur në 2005-ën, ka treguar se e ka gjakun në gol në disa turne të moshave.

Verën e kaluar, për shembull, ka udhëhequr skuadrën e tij duke mbajtur mbi super fanellën me numër 10 dhe shiritin e kapitenit në një turne për fëmijë. Por rruga është akoma e gjatë dhe Cristian nuk mund të ngarkohet me shumë përgjegjësi që në këtë moshë.

Me pak fjalë, tani duhet të mendojë vetëm të luajë dhe të argëtohet.

Ndërkohë, për të ardhmen e tij ka folur vetë Francesco Totti, në një intervistë të dhënë për Maurizio Costanzo-n.

Çfarë do të bënte ish-kapiteni i Roma-s nëse djali i tij do të merrte një ofertë nga rivalët e Juventus në vitet e ardhshme? Përgjigja e Francesco-s ishte befasuese: “Një ofertë e Juves për Cristian? Do t’i thoja ta pranonte. Nuk duhet të bëjë atë që kam bërë unë. Nëse ka dëshirë të ndërrojë ekip është e drejtë që ta bëjë këtë”.

www.lajm-shqip.com

16.01.2018

The post Totti: Nëse djali im kur të rritet do merrte ofertë nga Juventus, do i thoja… appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Totti: Nëse djali im kur të rritet do merrte ofertë nga Juventus, do i thoja…

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×