Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Doni të dashurohen me ju? Ndiqni këto 5 këshilla…

Shkrimtari M.Gary Neuman i cili argumenton se ekzistojnë 5 këshilla për të provuar shkencërisht se tërheqjen e thjeshtë mund ta shndërroni në një ndjenjë më të fortë që të çon në romancë të vërtetë.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Nuk duhet të dashuroheni me këto shenja horoskopi…
  • Dashuria kalon në pesë stade, shumica nuk kalojnë dot as të tretin

Nëse keni në mëndje dikë që ju pëlqen shumë dhe do dëshironit diçka më shumë, dhe e dini se ky person nuk është i interesuar mjaftueshëm në ju, këto këshilla si në vazhdim, të mbështetur nga hulumtimet shkencore, me siguri do të jenë në dispozicion për ju. Nuk ju kushton asgjë t’i provoni…

-Mbajeni kontaktin me sytë

Personat e dashuruar mbajnë kontaktin me sy 75% të kohës. Në fakt, midis personave që mbajnë më gjatë kontaktin me njëri-tjetrin, rritet edhe më shumë intimiteti mes tyre.

-Dëgjoni

Dëgjimi është çelësi për ta bërë një person të bjerë në dashuri me ju. Njerëzit pëlqejnë të jenë në shoqërinë e atyre që tregojnë interes të sinqertë me to, ndjenjat dhe përvojat e tyre, dhe kjo është e mundur vetëm nëse ata janë duke dëgjuar. Megjithëse është normale që të dëshironi edhe ju të thoni mendimet tuaja, madje edhe për ti kundërshtuar ato persona në disa tema, por mos reagoni negativisht, pasi mund të arrini më shumë nëse tregoni dhembshuri dhe bisedoni qetë.

-Inkurajoni

Është e nevojshme që partneri të ndjehet si fitimtar për shkak se ajo ndjesi e çon në dashuri. Rreth 48% e ish-partnerëve kanë konfirmuar se ata nuk janë ndjerë aspak të vlerësuar në shtëpi, duke përfunduar në ndarje. Inkurajoni partnerin tuaj dhe krijoni lidhje të afërt.

-Qeshuni

Kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Njerëzit që qeshin lehtë janë më tërheqës dhe veprojnë më haptazi, andaj edhe është më lehtë të dashuroheni me ta. Përveç kësaj, duket mjaft bindëse si një fitore e arrirë nga ana juaj!

-Prekni

Hulumtimet kanë treguar se çiftet të cilët preken apo ledhatohen janë më të kënaqur në një marrëdhënie. Prekja është afër intimitetit, pasionit dhe relaksimit me partnerin tuaj.

www.lajm-shqip.com

16.01.2018

The post Doni të dashurohen me ju? Ndiqni këto 5 këshilla… appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Doni të dashurohen me ju? Ndiqni këto 5 këshilla…

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×