Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Në shtëpinë e ish-Kryeministrit, ku rrugët heshtin dhe koha ka ndalur..

Fshati Çorrush ndodhet rreth 30 km larg qëndrës adiminisrtatve të bashkisë Mallakastër.

Ai shtrihet në kodër karshi lumit Vjosë.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Bashkia e Elbasanit dixhitalizon të gjitha shërbimet

  • Parlamenti britanik sulmon BE-në për anëtarësimin e Shqipërisë

E vërteta e historisë së Mehmet Shehut në fshatin Çorrush.

Shumëkush që kalon në këto anë, patjetër nëse ka njohuri minimale të historisë do të pyes për shtëpinë ku lindi dhe u rrit Ish kryeministri i vendit Mehmet Shehu.

Pas ndryshimeve demokratike dhe historisë së ish kryeministrit në shtëpinë e Mehmetit, një shtëpi e lënë në harresë, askush nuk troket veç nostalgjikëve të kohës dhe ndonjëherë familjarë të të ndjerit.

Lajm-Shqip zbret sot në këtë fshat dhe shtëpi me histori për shqiptarët.

Fshati.

Çorrush
Fshati Çorrush

Ndodhur në mes kodrash të buta mes një gjelbërimi të admirueshëm.

Pak banorë të sheh syri. Rrugët janë të boshatisura. Shumica e banorëve kanë emigruar…

Ndonjë banor të rastësushëm që takojmë dhe i tregojmë qëllimin e vizitës na e kthen si për të rikthyer kohën:

Ai ishte burrë shteti, si Mehmeti nuk vjen më.

Po kështu ecën historia, vijon një banor.

Askush nuk kujtohet më për të…

Të tjerë shkojnë më tej duke thënë:

E hëngri Nechmija me Ramiz Alinë…

Po prej rrëfimit të tyre mësojme se në shtëpinë e braktisur një vit më parë ka ardhur si vizitor i biri, Bashkim Shehu së bashku me familjen.

Shtëpia. 

Dukshëm duket që është e pamirëmbajtur dhe pse në zonë ka nostalgjikë të ish kryeministrit i cili drejti qeverinë për më shumë se 35 vjet.

Çorrush
Shtëpia e Mehmet Shehut

Një i motshëm na thotë kur vinte Mehmeti këtu ndizej flakë, shtrohesh për darka me këngë e raki ballë kazani.

Në shtëpinë e braktisur të një prej personazheve karizmatik të kohës vumë re dhe gjurmë të kohës të paprekura.

Nëse kjo shtëpi nuk është mirëmbajtur askush nuk “ngacmon” këtu..të marë një tullë a gurë të kohës.

Çorrush

Ndërsa shtëpia i reziston kohës, zona kujtim si dhuratë prej ish kryeministrit, kanë një segment rrugor prej 10 km të shtruar në kohën e tij si dhe ndërtimin e Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh…

Për lajm-shqip

Vladimir Muçaj

12.01.2018

The post Në shtëpinë e ish-Kryeministrit, ku rrugët heshtin dhe koha ka ndalur.. appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Në shtëpinë e ish-Kryeministrit, ku rrugët heshtin dhe koha ka ndalur..

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×