Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Kreu i Bashkisë Agron Kapllanaj: ‘I kam çuar projekte investimi Ramës’…

Bashkia Mallakastër këtë mandat drejtohet nga përfaqësuesi i PD-së Agron Kapllanaj. Ai është një personazh mjaft i njohur tashmë prej më shumë se dy dekada në opinionin publikë. Një ndër themeluesit e Partisë Demokratike në Mallakastër. Dy mandate kryetar në komunën Qëndër të Mallakastrës më e madhja për nga shtrirja gjeografike dhe për numër popullsie.

Të ngjashme mund të lexoni:

• KQZ vendos sot për fatin e mandateve të deputetëve Rehovica dhe Rakipi

• ‘Këtë muaj shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako’

• Berisha: Ja pse u lirua Orest Sota dhe kush ia mbylli gojën Drejtorit të Policisë…

Kapllanaj i qëndron besnik kësaj partie prej themelimit e ditët e sotme.

Është një prej qëndrestarëve më të devotshëm dhe pse shumë të tjerë ose kanë parë punët e tyre me aktivitete të ndryshme, ose janë rreshtuar në parti të tjera politike. Agron Kapllanaj jeton në qytetin që i është besuar ta drejtoj për këtë mandat, madje në një takim tonin për Lajm-Shqip na thotë se dhe kur një ditë nuk do jetë ai kryetar bashkie përsëri do jetë banorë i këtij qyteti. Ai i përgjigjet kështu pyetjeve të Lajm-Shqip.

Si jeni ndier deri tani në karrigen e kreut të bashkisë?

Karriget dhe kolltuqet e zyrave të pushtetit janë të ngrohta, por e them me sinqeritet nuk jam ndjerë rehat me faktin që ulem në karrigen e një të qënuri “pushtetar”. Them kështu, sepse përballë halleve, problemet që kanë qytetarët këtu nuk të bëjnë të ndihesh i rehatosur në kolltukun e zyrës. Ndoshta kudo ka probleme dhe realisht ka, por mendoj që dhe këtu problemet janë nga më ekstremet.

A mund të na thoni apo rreshtoni disa problemë më të mprehta që has qyteti dhe në përgjithësi bashkia juaj?

Nuk di nga t’ja fillojë. Punësimi i njerëzve shumë i vështirë. Dikur rreth 6 mijë punëtorë i mbante me punë uzina e naftës. Sot dihet si është katandisur kjo uzinë dhe sa probleme ka. Në të gjitha kohërat këtë uzinë e kanë mjelë e rrjepur gjithfarë llojësh dhe numri i të punësuarve çdo herë ka ardhur duke u zvogëluar. Sot në këtë uzinë nuk numërohen më shumë se 1200 punëtorë të ose jo kualifikuar. Nëse kjo uzinë do kishte tjetër rentabilitet do ishte një zbutës i madhë i punësimit në Ballsh, por dhe gjithë hapsirën bashkiake.

Ju mendoni se uzina mund të ishte zgjidhja e vetme? Po bujqësia, blektoria si ecin?

Dhe bujqësia nuk ëshhtë në ditë të mira. Shumë toka po degradojnë sepse duan kullime, kanalizime. Duke ndodhur kjo fshatari nuk e sheh me interes të derdh mundë te toka që nuk “pjellë” asgjë. Mundësitë financiare të Bashkisë sonë janë të papërfillshme për investime kapitale. Kemi bërë pak, por aq kemi mundur. Është pozitivë fakti që pjesë e madhe e banorëve në fshatra merren me blektori falë dhe terrenit të përshtatshëm për kullota bagëtish që ka zona e sipërme e jona deri kufi me Tepelenën. Do doja të shtoja dhe diçka tjetër që ndikon shumë negativisht për bashkinë tonë. Devijimi i rrugës nacionale Fier-Tepelenë ka falementuar shumë biznese, sidomos bare dhe restaurante. Janë mbi 80 biznese të tilla, të cilat kanë ulur qepenat e biznesit prej tre vjetësh. Ndërprerja e lëvizjes së automjeteve për shkak të devijimit në rrugën e re Fier-Levan-Tepelenë e ka lënë Mallakastrën pas krahëve.

E vlerësokeni situatën me shumë pesimizëm. A mund të ketë shtigje për rrugëdalje nga kjo situatë që paraqesni ju?

Jo nuk jam pesimist, aspak, por kjo është situata. Megjithatë ne punojmë bëjmë investime aq sa na mundëson fuqia jonë financiare si bashki me pak të ardhura.

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj

Raportet tuaja me Ramën kryeministër si janë? A keni “trokitur” në derën kryeministrore për t’i kërkuar ndihmë në projekte apo në zgjidhje të problemeve më akute që ka territori juaj?

Tek Rama unë kam një lloj trokitje tjetër. Në çdo takim që ai ka kërkuar me Kryetarët e Bashkive unë asnjëherë nuk kam munguar. Ai është Kryeministri im pavarësisht bindjeve të kundërta që kemi. E kam takuar dhe i kam thënë të gjitha shqetësimet. Me ekspertët e Bashkisë kemi dorëzuar projekte për financim, por deri tani Rama vetëm ka dëgjuar dhe nuk ka vepruar, madje nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare për mos miratimin e disa projekteve. Në takimin e fundit folëm më konkretisht për tre financime. 

Mund të na i thoni projektet reja dhe sa besoni në realizimin e tyre?

Dorëzuam projektin për rikulifikimin urban të qendrës së qytetit. Projekti i rrugës që lidh qytetin antik të “Apilonisë” me autostradën Levan-Tepelenë si dhe disa investime urgjente në bujqësi dhe sektorin e arsimit. Rama premtoj për 2018-ën se këto investime do të realizohen.

Jeni lakuar deri në heqje mandati për probleme me ligjin në Itali. A jeni ende “nën” frikë?

(Duke qeshur). Unë jam trim, nuk kam frikë. Jam trim se nuk di në jetën time të kem shkelur ligjjn. U jam përgjigjur akuzave dhe kam dhënë shpjegime në organet vendimmarrëse dhe jam i gatshëm në çdo kohë të përgjigjem për cdo lloj akuze.

Rikandidoni është në planet tuaja ?


Eshtë herët për të folur për këtë, por nëse struktuarat e Partisë do vendosin pse jo?

Faleminderit që pranuat intervistën tonë!

Faleminderit ju që na vizitoni dhe bëheni pjesë e shqetësimeve tona në pasqyrimin në median tuaj!

Për Lajm-Shqip

Vladimir Muçaj

05.01.2018

The post Kreu i Bashkisë Agron Kapllanaj: ‘I kam çuar projekte investimi Ramës’… appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Kreu i Bashkisë Agron Kapllanaj: ‘I kam çuar projekte investimi Ramës’…

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×