Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Blu Pond, liqeni magjik që ndryshon vazhdimisht ngjyrën

Në pjesën më veriore të Japonisë ekziston ishulli Hokkaido, një vend vërtetë i veçantë, bëhet fjalë për Blue Pond, liqeni i madh. Ky liqen prej disa vitesh është bërë një destinacion për turistët nga i gjithë vendi. Pse? Ngjyra e jashtëzakonshme.

Të ngjashme mund të lexoni:

•Studimi/ Të martuarit janë më të lumtur se beqarët

•Santa Claus vjen ndryshe tek ju këto Krishtlindje, shikoni se si

Bëhet fjalë për Blue Pond, një liqen i madh, që prej disa vitesh është bërë një destinacion për turistët nga i gjithë vendi. Pse? Ngjyra e jashtëzakonshme.

Pasqyra e ujit, praktikisht duket sikur ndryshon vazhdimisht ngjyrën: një fenomen me të vërtetë interesant, që të çon shpesh në ngjyra spektakolare.

Pas shpërthimit të vullkanit afër Tokachidake, në vitin 1998, autoritetet vendosën që të ndërtonin një barrierë për të mbrojtur zonën.

Me kalimin e kohës, një lum i vogël ka grumbulluar një sasi uji të madhe, derisa u krijua liqeni.

Origjina e ngjyrave ende nuk është e qartë, edhe pse nuk përjashtohet se mund të bëhet fjalë për substanca kimike, që kanë kontaminuar ujin.

Hidroksid i alumini,në veçanti, do të krijonte reflektimin spektakolar të dritës. Ndërkohë që squfuri, tipik i zonave termike dhe ngjyra e bardhë e shkëmbinjve, krijojnë një efekt magjik ngjyrë blu.

Ndërkohë liqeni Blue Pond, është subjekt i fotografive nga shumë persona. Të cilat shpesh janë  në National Geographic dhe madje edhe nga Apple, që ka përfshirë një imazh të liqenit për sistemin e ri operativ. Në disa imazhe, ujërat duket jeshile, në disa ngjyrë blu, e të tjerë.

www.lajm-shqip.com

24.12.2017

The post Blu Pond, liqeni magjik që ndryshon vazhdimisht ngjyrën appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Blu Pond, liqeni magjik që ndryshon vazhdimisht ngjyrën

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×