Atalanta e Etrit Berishës fitoi 2-0 në San Siro ndaj Milanit që e konsolidon krizën e këtij sezoni.
Të ngjashme mund të lexoni:
-
VIDEO/ Gafa e Ronaldos në ‘El Clasico’ që shtangu ‘Bernabeun’
-
Goal publikon dështaket e vitit, nuk mungojnë emrat e mëdhenj
-
FSHF e fton për festa, legjenda e Vlorës i lë pa fjalë…
Related Articles
Etrit Berisha në formë të shkëlqyer.
Lojtarët e Atalantës kanë marrë vlerësime për lojën e bërë ndërsa nuk mungojnë fjalët e mira për portierin e kombëtares shqiptare.
Gazzeta Dello Sport e vlerëson me notën 6 duke shkruajtur se:
Praktikisht ai nuk u vendos asnjëherë në rrezik.
E vetmja situatë e rrezikshme ishte ajo e krijuar prej tij në një dalje bosh, por e zgjidhi çdo gjë vetë me një superpritje ndaj gjuajtjes së Kalinic.
Eurosport e vlerëson Berishën me notën 6.5.
Jo edhe aq i saktë në daljet e tij, por deçiziv në mohimin e golit të barazimit nga ana e kundërshtarëve te gjuajtja e Bonaventurës.
Calciomercato.com i jep shqiptarit notën 6.5 duke shkruar:
I pasigurt në disa dalje, por në pjesën tjetër ka bërë më shumë pritje se në çdo ndeshje tjetër. Superman.
Tuttomercatoweb e vlerëson Berishën me notën 6.
U impenjua pak nga lojtarët e Milanit. Pritja më e mirë e tij ishte në pjesën e parë nga një predhë e Bonaventura.
www.lajm-shqip.com
24.12.2017
The post Etrit Berisha Ndal Milanin, shikoni çfarë note i vënë mediat shqiptarit appeared first on Lajm-shqip.com.