Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Media franceze: Florenci s’donte azil, do kthehej në shtëpi për Vitin e Ri

Vdekjen e shqiptarit Florenc Beqiraj e komentojnë edhe mediat franceze.

Të ngjashme mund të lexoni

•Familja e Florencit i bën thirrje shqiptarëve: Nesër tek Piramida!

•Vdekja e Florenc Beqiraj, shqiptarët ‘pushtojnë’ kryeministrinë në Tiranë

Por AFP duke cituar një forum që merret me mbrojtjen e emigrantëve shkruan se vdekja e Florenc Beqiraj është e pashpjegueshme.

Kjo pasi ai kishte hequr dorë që të rishqyrtonte kërkesën e tij për azil. Florenci kishte kërkuar të kthehej sa më shpejt në Shqipëri. Ai kishte lërkuar të kthehej me qëllim që të bashkohej me familjen e tij për festimet e Vitit të Ri.

Artikulli i mediave franceze

Një emigrant u përpoq të vriste veten duke u varur në dhomën e tij në qendrën administrative të Canet, në katin e katërmbëdhjetë.

Kjo qendër po përjeton një seri përpjekjesh për vetëvrasje në javët e fundit, tha të premten shoqata që mbron refugjatët

Përpjekja për vetëvrasje e këtij 23-vjeçari shqiptar daton në 14 dhjetor.

Ai ka qenë në kujdes intensiv në spitalin e Marsejës “në një situatë kritike”, thotë shoqata Refugjatët në një deklaratë.

I kontaktuar nga AFP, një burim policor konfirmoi faktet.

Shtatë përpjekje për vetëvrasje

Kjo dramë është pjesë e një serie prej shtatë “vetëvrasjesh në tentativë” të emigrantëve gjatë dy muajve të fundit në qendrën e paraburgimit.

Shqiptari ndodhej në Francë për 19 muajsh. Ndërsa u vendos në paraburgim në fund të nëntorit. Ai u vendos në paraburgim pas refuzimit të kërkesës së tij për azil dhe një detyrim për të lënë territorin, shtoi Forumi “Refugjatët”.

Shoqata thotë se përpjekja për vetëvrasje është “pashpjegueshme”. Kjo pasi emigranti kishte hequr dorë që të rishqyrtonte kërkesën e tij për azil dhe kishte kërkuar të kthehej sa më shpejt në Shqipëri dhe të bashkohet me familjen e tij për festimet e Vitit të Ri.

www.lajm-shqip.com

23.12.2017

The post Media franceze: Florenci s’donte azil, do kthehej në shtëpi për Vitin e Ri appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Media franceze: Florenci s’donte azil, do kthehej në shtëpi për Vitin e Ri

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×