Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Gjëndje e rënduar mjedisore: Zona e ‘humbur’, në mes të qytetit…

Pamjet që ofron Lajm- Shqip nuk janë imazhe periferike apo në ndonjë zonë ” të humbur” të bashkisë Fier. Kjo gjëndje e rënduar mjedisore dhe jo vetëm ndodhet në lagje  “1 Maj” të qytetit.

Të ngjashme mund të lexoni:
Fier – I dehuri përfundon në prangat e policisë lokale
Fierakët prenotojnë Llogaranë për të festuar Vitin e Ri

Një lagje rreth 1km larg qëndrës. Kanali i ujrave të zeza prej vitesh qëndron i bllokuar nga prurjet natyrore por dhe nga individë e biznese të cilët hedhin mbeturina duke zgjedhur rrugën e shkurtër. Në kohë me rreshje bllokimi i ujrave përmbyt të gjithë lagjen. Nuk është problem vetëm gjëndja e këtij kanali bllokues, por dhe bllokimi i “trotuarit”nëse do meritonte këtë emër. Individë të ndryshëm e kanë kthyer në vend grumbillm zhavori.

Problematika:

Në këtë rrugë nuk është investuar prej afro 25 vjetësh dhe pse është një zonë mjaft e populluar. Duke qënë në drejtimin e rrugës së vjetër nacionale drejt Mallakastrës mbahet mend shtrimi me asfaltobeton e një segmenti të shkurtër në mandtin e parë post përmbysje të sistemit. Këtu thonë u vu dorë në kohën e Saliut…

Premtimi.
Kryetari i bashkisë në lidhje me këtë problem dhe shqetësim tha për Lajm-Shqip se është gati projekti rreth 1milion € për ndryshimin në të gjithë parametrat të kësaj rruge. Punimet fillojnë së shpejti citoj ai, ndoshta me fillimin e vitit “do lulëzohet “e gjithë kjo zonë përfundon z.Subashi pronocimin e tij…

Për Lajm Shqip
Vladimir Muçaj
15.12.2017

The post Gjëndje e rënduar mjedisore: Zona e ‘humbur’, në mes të qytetit… appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Gjëndje e rënduar mjedisore: Zona e ‘humbur’, në mes të qytetit…

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×