Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ish-ministri Tahiri sot dorëzon pasaportën në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri që prej orës 09:30 minuta ndodhet në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ai është i shoqëruar edhe nga avokati i tij, Maksim Haxhia.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Dëshmia tronditëse: Oficeri italian tregon lidhjet e Tahirit me trafikantët!

  • Artan Hoxha: Italianët i kanë nisur hetimet për Tahirin

  • Hetimi në SHBA për skanimin e doganave? Pse ‘rastisi’ me afatin e Lu-së, për ‘peshqit e mëdhenj’?!

Ish-ministri Saimir Tahiri përfundon në Gjykatë.

Tahiri ndodhet para prokurorëve të kësaj gjykate.

Ai po merret në pyetje në lidhje me hetimin që është hapur ndaj tij, për akuzat e ‘pjesëmarrjes në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike’.

Gjithashtu edhe për ‘korrupsion të zyrtarëve të lartë’.

Ditën e martë, ndaj Saimir Tahirit Gjykata e Krimeve të Rënda dha ndaj tij masën e sigurisë ‘ndalim të daljes jashtë vendit’.

Gjithashtu i bllokoi edhe pasaportën.

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri paraqitet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në cilësinë e personit nën hetim.

Sot atij do t’i komunikohet edhe masa e sigurisë e caktuar në mungesë disa ditë më parë.

Në këtë seancë prokurorët priten të argumentojnë kërkesën e tyre për caktimin e kësaj mase sigurie.

Vendimi i gjykatës që i ndaloi Tahirit daljen jashtë shtetit, jep në mënyrë kronologjike rrjedhën e hetimit të kësaj çështje.

Kjo çështje nisi në Shqipëri ndaj Habilajve.

Ndërsa hetimi ndaj Saimir Tahirit nga prokuroria e krimeve të rënda nisi në tetor të këtij viti.

Hetimi ndalet në dy akuza: trafik i narkotikëve dhe korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërore.

www.lajm-shqip.com

15.12.2017

The post Ish-ministri Tahiri sot dorëzon pasaportën në Gjykatën e Krimeve të Rënda appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Ish-ministri Tahiri sot dorëzon pasaportën në Gjykatën e Krimeve të Rënda

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×