Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Balilit iu dhanë qindra hektarë tokë bujqësore, pasi firmosi Edi Rama

Balilit iu dhanë qindra hektarë tokë bujqësore, Pasi Firmosi Edi Rama

Të ngjashme mund të lexoni:

• Kemi nisur takimet, do bëjmë protesta të forta…

• Të gjitha votat u vodhën, turp për kryeministrin…

• Kompromisi shqip apo anglisht, nuk mund të zhbëjë Kushtetutën

Balilit iu dhanë tokat pasi firmosi Edi Rama1

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, dha një intervistë në “Report Tv”.

Ai deklaroi se kontratat e qiradhënies së 100 hektarëve tokë tek Klement Balili janë firmosur nga Edi Rama dhe jo nga LSI.

Sipas tij, një çështje të tillë PS-ja po e ngre për të zhvendosur vëmendjen nga problemet që e rëndojnë.

Ai theksoi se kryeministri duhet të japë përgjigje.

Pasi, sipas tij, ka qenë ai që ka firmosur kontratat me vendim qeverie.

Pikërisht, për t’i dhënë familjarëve të Balilit tokat në Delvinë.

Petrit Vasili

 “Është një çështje e ngritur nga PS, për të krijuar një fokus të ri, në betejë artificiale të re dhe akuza të reja.

Kontrata e qirasë nuk është e ministrisë së Bujqësisë, por vendim i Qeverisë, i firmosur nga Rama dhe me zbatues Ministrinë e Bujqësisë.

Autoritetin për të marrë një vendim të tillë e ka qeveria shqiptare.

Mendoj se janë dhjetëra kontrata qiraje për toka të cilat nuk janë shfrytëzuar për t’u zhvilluar.

Ka një ligj antimafia që mund të sekuestrojë të gjitha pronat.

Qeveria nuk mund të zhbëjë vendimet që ka marrë vetë. Kjo është një çështje mes PS dhe Edi Ramës.

Ka një komendi që e zhvillon një deputet i vogël i PS që aspiron të kishte një vend në ministri… këto janë komedi të PS-së në qeveri.

Një pronë u tha sot se ia ka dhënë Lulzim Basha, një tjetër Edi Rama, tani doni me patjetër të përfshini edhe LSI-në?

Le të përgjigjet Edi Rama për këtë”, tha Vasili.

Kjo çështje u ngrit për diskutim mëngjesin e sotëm kur Erion Braçe paraqiti dy kontrata të firmosura nga Edmond Panariti ish-ministri i Bujqësisë, me të afërm të Klemend Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge kishin përfituar tokë bujqësore dhe para nga shteti.

Ishte deputeti Braçe dhe deputeti Taulant Balla, të cilët e konsideruan LSI-në, si partia e Balilajve duke kërkuar përgjigje nga Edmond Panariti.

14.12.2017

www.Lajm-Shqip.com

The post Balilit iu dhanë qindra hektarë tokë bujqësore, pasi Firmosi Edi Rama appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Balilit iu dhanë qindra hektarë tokë bujqësore, pasi firmosi Edi Rama

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×