Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“Mos ma prek Valbonën”, organizatorët e protestës, me hotele pa leje në park

Mos ma prek Valbonën, organizatorët e protestës, me hotele pa leje në park

Të ngjashme mund të lexoni:

• Protestë përpara Kinemasë së Shkodrës nga të rinjtë e PD-së.

• 50 firma ndërtimi, në protestë për 6 milion euro të pamarra

• Shoferët e furgonave, nuk lejojnë të udhëtojnë

Mos ma prek Valbonën

Organizatorët e protestave në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Valbonës kanë ndërtuar vetë pa leje në këtë zonë.

Nga një vëzhgim i Fiks Fare rezulton se në Valbonë janë ndërtuar disa biznese, hotele dhe bujtina, të cilat rezultojnë se janë pa leje.

Pronarët e tyre pretendojnë se kanë marrë leje në ish-komunë, megjithëse komuna nuk ka pasur të drejtë të lëshojë leje të tilla, pasi është “zonë e mbrojtur”.
Me këtë argument, edhe hipoteka nuk ka pranuar t’ua regjistrojë pronat që aktualisht zhvillojnë aktivitetin në parkun kombëtar të Valbonës.

Kushërinjtë, Din, Alfred dhe Ardian Selimaj

Gazetarët e Fiks Fare biseduan me 3 nga pronarët e këtyre bizneseve, pikërisht kushërinjtë, Din, Alfred dhe Ardian Selimaj.

Njëkohësisht, ata janë edhe organizatorët e protestës për mbrojtjen e parkut kombëtar.

Pronarët pretendojnë se kanë ndërtuar me leje të ish-komunës, por pasi kanë nisur protestat për Valbonën, ata janë sulmuar nga struktura shtetërore.

Sipas tyre, ata kanë marrë leje në komunë, por kjo leje nuk u është njohur më vonë nga hipoteka, pasi zona cilësohet e mbrojtur.

Për këtë, ata janë detyruar t’i drejtohen ALUIZNI-t për legalizim dhe janë në pritje të përgjigjeve.

Pra, as ALUIZNI nuk u ka legalizuar ndërtimin e hoteleve në këtë zonë të mbrojtur.

Amerikanja, Catherine Bohne

Por veç tyre, gazetarët e Fiksit biseduan edhe me amerikanen, Catherine Bohne, një mbështetëse e kauzës së biznesmenëve në Valbonë.

Ajo tregon se kundërshton këtë krim që po i bëhet kësaj zone, e nga ana tjetër për vete ka thyer ligjin për disa vite, pasi ka qëndruar pa një leje qëndrimi në Shqipëri.

Ajo tregon për Fiks Fare se për 6 vite ka qenë pa leje qëndrimi në Shqipëri, pasi nuk e dinte sesi funksiononte.

Kur filloi të protestonte, e kanë thirrur në polici dhe më pas ka bërë lejen e qëndrimit.

Ajo thotë se nuk është për fajin e saj por për shkak të institucioneve shqiptare.

Tani, ajo shpjegon se ka marrë lejen e qëndrimit 5-vjeçare.

Bashkia e Tropojës

Për ndërtimet në Valbonë, Fiks Fare pyeti edhe në Bashkinë e Tropojës, se cilat janë arsyet, që janë ndërtuar pa leje.

Drejtori e Planifikimit të Territorit në Bashkinë, Hasan Çuka, shpjegoi se Valbona, veçse është park kombëtar është edhe zonë e banuar.

Prandaj atje janë lëshuar disa leje nga ish-komuna, të cilat kanë qenë për shtëpi banimi, por edhe shtëpi turistike.

Por, kur kanë shkuar për t’i regjistruar në ZVRPP Tropojë, kjo zyrë nuk ua ka regjistruar.

Prandaj Bashkia është bërë pjesë e korrespondencave dhe ka marrë informacion të detajuar.

Në këto kushte, banorët por edhe subjektet kanë aplikuar tek ALUIZNI për legalizim.

Por, që deri më sot, nuk është legalizuar asnjë.

14.12.2017
www.Lajm-Shqip.com 

The post “Mos ma prek Valbonën”, organizatorët e protestës, me hotele pa leje në park appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

“Mos ma prek Valbonën”, organizatorët e protestës, me hotele pa leje në park

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×