Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Futbollisti i Kombëtares kuqezi kërkohet nga klubet e ‘Serisë A’

Futbollisti i Kombëtares kuqezi kërkohet nga klubet e ‘Serisë A’

Të ngjashme mund të lexoni:

• Nënkampioni i botës: ‘Shteti shqiptar më ka harruar, ha bukë me pensionin e nënës’

• Kupa e Shqipërisë/ Këto janë përballjet e forta në çerekfinale

• Tirana denoncon dhunën në Shkodër: ‘Policia goditi lojtarët me shkopa gome’

Futbollisti i Kombëtares

Kamer Qaka është një nga zbulimet më të bukura të kampionatit të sivjetshëm rumun.

Por, edhe një nga risitë e Kombëtares sonë, të “firmosur” nga trajneri, Kristian Panuçi.

Mesfushori 22-vjeçar numëron 18 prezenca sezonale (17 në kampionat dhe 1 në kupë).

Paraqitjet e tij kanë qenë aq mahnitëse sa kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të klubeve të mëdha të Rumanisë, por edhe ato portugeze, suedeze, spanjolle dhe mbi të gjitha të Serisë A italiane.

E konfirmon skuadra ku ai luan aktualisht

Këtë e konfirmon vetë presidenti i klubit CSM Poli Iasi, Adrian Ambrosie.

“Pranoj se për Qakën kanë ardhur disa oferta të rëndësishme, nga Spanja, Portugalia, Suedia, por edhe nga klube italiane të Serisë A.

Këtu më duhet të shtoj edhe klubet e mëdha të kampionatit rumun si Steaua, Kluzh CSU Kraiova.

Dhe i gjithë ky interesim na e bën shumë të vështirë që të shpresojmë të mbajmë lojtarin në skuadër, gjatë merkatos së janarit.

Për momentin, Braga (Portugali) dhe Malmo (Suedi) na kanë ofruar zyrtarisht 500 mijë euro për Qakën.

Por, duke parë cilësitë e futbollistit tonë, ai vlen të paktën 1 milion euro.

Edhe pse do të donim shumë që ta mbanim në grupin tonë, në janar do të na duhet të dëgjojmë edhe ofertat spanjolle e italiane, pasi interesimi është shumë i lartë për të”.

Kamer Qaka u transferua në Rumani me parametër zero nga klubi norvegjez i Kristiansundit.

Futbollisti, i cili, përveç pasaportës shqiptare, gëzon edhe nënshtesinë norvegjeze.

14.12.2017

www.Lajm-Shqip.com

The post Futbollisti i Kombëtares kuqezi kërkohet nga klubet e ‘Serisë A’ appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Futbollisti i Kombëtares kuqezi kërkohet nga klubet e ‘Serisë A’

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×