Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Saleo Stojani, miti i endacakut që kreu mbi 2 mijë vjedhje

Miti i endacakut që kreu mbi 2 mijë vjedhje, kush është Saleo Stojani

Të ngjashme mund të lexoni:

• Vendimi: Ja pse Saimir Tahiri nuk mund të dalë më jashtë vendit!

• Burg për jetë, vrau policin duke luftuar me armikun që i vinte nga mali

• Emiliano Shullazi kundër prokurores: Keni manipuluar dëshmitarin

Miti i endacakut që kreu mbi 2 mijë vjedhje

Sot u arrestua personi që duket se nuk ka jetë pa burgun. Sapo ishte liruar, rikthehet sërish.

Sërish për të njëjtën histori, si të paktën 17 vite më parë.

E që nga dita e parë që u pikas nga policia, e deri më sot, rrallë qëndroi jashtë qelive, edhe pse që në moshën 7-vjeçare flitej për bëmat e tij, si të një legjende të gjallë.

Saleo Stojani, tashmë është rritur. Është 24 vjeç. Dhe tashmë nuk vjedh më me klas, por prej vitesh ai është bërë i dhunshëm.

Ai nuk vjedh më, por grabit. Madje, pak vite më parë edhe vrau.

Me dy shokë të tijët, hajdutë edhe ata, qëlluan dhe i morën jetën një efektivi policie.

Ngjarja u zbulua çuditshëm, pasi vrasja e policit mbeti për muaj me radhë pa autor.

Ishte gjyshja e verbër e shokut të Saleos që i dëgjoi teksa flisnin për atë ngjarje.

Ajo u nis në shkop dhe shkoi në policinë e Korçës dhe dëshmoi:

“Nuk e di ç`kanë bërë, por i dëgjova të flisnin për një të vrarë në Vlorë.

Njëri është nipi im, por tjetrin nuk e di kush është. Jam e verbër dhe nuk mund të njoh”!

Ndërhyri policia e Korçës dhe zbuloi vrasjen që grabitësit kishin kryer në Vlorë.

Po Saleo u dënua vetëm si bashkëpunëtor, pasi krimin e mori përsipër ai që e kishte kryer.

Por, Saleo nuk ndalet. Sapo lirohet rikthehet sërish në qeli për tu kthyer sërish i përfolur ashtu siç u përfol prej 17 vitesh!

Si lindi miti “Saleo”!

Tirana me ‘Saleon’ dukej se kishte vend për të gjithë e gjithçka.

Emri i tij do të shfaqej nëpër dokumentacionet e të gjitha komisariateve të Tiranës që kur ishte fare i mitur.

Pikërisht në këto vatra policie do të niste të skalitej edhe portreti i tij prej endacaku që vidhte fillimisht nëpër rrugë.

Më pas në autobusë. Me t’u rritur nisi të gjuante shtëpitë. Thuajse gjithçka vihej në shënjestrën e tij, do të grabitej.

Me firmën e Saleo Stojanit dokumentohen mbi 2000 vjedhje.

Ky aktivitet nis që në moshën 7-vjeçare, ndërsa aktiviteti i tij shpejt do të kalonte nga Tirana nëpër rrethe.

Profesionisti i vogël, bie shpejt në rrjetën e grabitësve të mëdhenj dhe punësohet prej tyre.

Një ndjekje perfekte e bluve të Gjirokastrës zbulon një prej supervjedhjeve të tij.

Në të vërtetë ishte punësuar nga një çift laçianësh.

Burrë e grua, ose të paktën ashtu u deklaruan atëherë, e marrin Saleon nga Tirana dhe e dërgojnë në Gjirokastër.

Atje, ai duhet të kryente një prej vjedhjeve më spektakolare që mund të kryente një fëmijë.

23 milionë lekë i merren një të njohurit të çiftit në kasafortë.

Përfituesit do të arrestoheshin kohë më vonë në banesën e tyre në Laç.

Aty u mësua se Saleo Stojani ishte i punësuar ndërkohë që edhe kryente vjedhje për llogari të vet, por ai jetonte i qetë.

Kishte mësuar se ishte i mitur dhe nuk mund ta kapte ligji.

Saleo në polici

Kur ishte i mitur, Saleo, kalonte natën me punonjës policie nëpër rrugë.

Grabiste ndonjë dyqan dhe më pas tregonte gjithçka kishte bërë.

Aso kohe policët më shumë se sa një djalë endacak që vidhte, shikonin personin që mësonte të rrëfente.

Saleo, krahas perfeksionimit të vjedhjes perfeksiononte edhe tregimin për bëmat e tij, po ashtu edhe të shoqeve të tij të mitura.

Sa herë ndalohej ai linte një sekret në polici. Por linte sekretin që donte, jo atë të thelbit të ekzistencës së tij.

Vrasja e Roland Likës në Vlorë rreth 5 vite më parë tregoi se policia nuk e kishte studiuar kurrë seriozisht tipin e tij prej hajduti profesionist.

Me vrasjen e Likës, u mësua se ai tashmë vidhte i armatosur dhe se kishte për gjë të vriste.

Edhe në burg, ai shfaqi shenjat e një personi me profil të përcaktuar kriminal.

Ai bashkë me shokët e tij u përfshi në një përleshje të përgjakshme në burgun e Drenovës.

Duke u konsideruar gjithnjë i mitur dhe gjithnjë endacak, u harrua të trajtohej si i rritur.

Sapo la qelitë ditëve të fundit ai u denoncua për një grabitje me dhunë.

Një femër e denoncoi që i kishte rrëmbyer me dhunë telefonin në dorë.

Madje e kishte tërhequr zvarrë. Policia tha dje, pas arrestimit, se Saleo, kishte kryer edhe disa grabitje të tjera.

Ai u vu në pranga. Bashkë me të, ndoshta edhe gjithë fama e tij, e mitizuar nga policia dhe media!

14.12.2017

Për Lajm Shqip

Nikoleta Kovaçaj

The post Saleo Stojani, miti i endacakut që kreu mbi 2 mijë vjedhje appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Saleo Stojani, miti i endacakut që kreu mbi 2 mijë vjedhje

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×