Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Përmbytjet nxjerrin në dritë  80 predha nga lufta italo-greke

Përmbytjet nxjerrin në dritë  80 Predha Nga Lufta italo-greke
Fshatarët e Bënçës kanë zbuluar rreth 80 predha të fshehura që nga Lufta e Dytë Botërore në anë të shtratit të lumit të Bënçës.

Të ngjashme mund të lexoni:

Rikthehen reshjet e shiut në vend, shkaktojnë përmbytjet e para

Përmbytjet, grupi i vlerësimit: Dyshohet për deklarime fiktive

Sipas dëshmimtarëve, bombat kanë dalë në dritë gjatë përmbytjeve të dhjetorit.

Por vetëm disa ditë më pare, ato janë pikasur nga një bari, që kaloi aty. Pas marrjes së njoftimit,  një grup ekspertësh të komisariatit të policisë Tepelenë, kanë shkuar në vendngjarje. Më tej është  informuar Ministria e Mbrojtjes, duke kërkuar ekspertizë dhe demontim nga repartet e xhenjos.

Mendohet që sasia e municioneve të zbuluara nga rrjedha e lumit i përkasin formacioneve luftarake të përfshira në Luftën e Dytë Botërore, periudhës së luftës italo-greke. Në dimrin e vitin 1940 për disa muaj,  rrjedha e lumit të Bëncës ka qenë qënë edhe vija e frontit të luftimeve mes forcave italiane dhe atyre greke. Burime të policisë në Tepelenë bënë të ditur se pritet që ditën e sotme të mbërrijnë ekspertët e forcave të xhenios, të cilët do të bëjnë demontimin dhe asgjësimin e municioneve. Paraprakisht shërbimet e policisë kanë rrethur zonën deri në momentin e asgjesimit të municioneve.

Për Lajm Shqip

Engjëll Serjani

14.12.2017

The post Përmbytjet nxjerrin në dritë  80 predha nga lufta italo-greke appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Përmbytjet nxjerrin në dritë  80 predha nga lufta italo-greke

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×