Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Mish me ngjyrues, ekspertët: Bëni kujdes nga ushqimet që konsumoni

Mish me ngjyrues, ekspertët: Bëni Kujdes Nga Ushqimet që konsumoni…

Të ngjashme mund të lexoni:

Ndryshon procedura: Si mund të merrni rekomandim nga mjeku i familjes?

Fabrika e ziftit në Tiranë, banorët në alarm për ndotjen

Lopët e Fierit ringjallen me jonxhën e Kosovës

Analizimi i 5 lloje ushqimesh, produkte vendi dhe importi, ka konfirmuar cilësinë e dobët dhe rrezikshmërinë për konsumatorët.

Problemet më të mëdha u evidentuan tek mishi dhe nënproduktet e tij.

15 % e produkteve të analizuara rezultuan me ngarkesë të lartë mikrobiale.

20% e mishit, kryesisht e produkteve të sallamit, rezultoi me ngjyrues, që shërben për ta bërë mishin të duket sa më i freskët.

Ekspertët japin alarmin:

Nga 8 produkte dhe nënprodukte të qumështit, dy prej tyre (25 %) rezultuan me aflatoksinë. Parametrat e vajrave rezultuan brenda normave për 80% të tyre. Për një nga vajrat e ullirit të testuara, rezultoi se parametrat e tij nuk përputhen me ato të vajit të ullirit. Ekzaminimi spektrofotometrik dhe metilet e jashtme të acideve yndyrore rezultuan jashtë normave.

Një nga produktet e gjalpit me sasi të acidit oleic më të lartë se normat e lejuara.

Sa i përket mungesës së sigurisë ushqimore në vend, Alban Zusi kërkon nga qeveria ashpërsim të ligjit deri në dënimin me burg.

Ligji duhet zbatuar për ata që shkelin standardet e sigurisë ushqimore dhe rrezikojnë jetën e konsumatorit.

Jo ndjekje penale vetëm në rastin kur ndodh dëmi në njerëz nga siguria ushqimore. Edhe në rastet kur konstatohet një produkt i rrezikshëm në treg duhet të ndëshkohet personi. Ai produkt rrezikon jetën e qytetarit.

Zusi thotë se është nevojë urgjente vlerësimi Kombëtar i Riskut të Sigurisë Ushqimore, pasi ende nuk janë identifikuar produktet më risk.

Ai sugjeron që Ministria e Bujqësisë të ngrejë një organizëm këshillimor.

Aktorë të ndryshëm, si operatorë në fushën e agrobiznesit, agropërpunimit, shoqërisë civile dhe qytetarë të kontribuojnë në identifikimin e problemeve të sigurisë ushqimore.

Sipas tij, do të duhet të sanksionohet me ligj që çdo prodhues ushqimor të ketë teknolog që të konfirmojë standardin e produktit.

www.lajm-shqip.com

14.12.2017

The post Mish me ngjyrues, ekspertët: Bëni kujdes nga ushqimet që konsumoni appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Mish me ngjyrues, ekspertët: Bëni kujdes nga ushqimet që konsumoni

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×