Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

I akuzuari për terrorizëm: Pranoj të gjykohem vetëm me Ligjin e Allahut

Artan Kadriu është akuzuar për terrorizëm. Gjatë fjalës së tij përfundimtare para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka thënë se ai i bindet “vetëm fjalës së Allahut”.

Të ngjashme mund të lexoni:

Bashkia Fier/ Të gjitha mjetet e pastrimit në Ferras e Povelcë

4.2 milion euro për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në Durrës

Nga Mentor KIKIA / Kryeprokurori i përkohshëm, beteja e humbur e opozitës

 I akuzuari për terrorizëm nuk pranon asnjë ligj tjetër që mund ta gjykojë.

Fillimisht desha të them se unë nuk pranoj të gjykohem me ligje të cilat i kanë vendosur njerëzit.

I vetmi ligj që unë e pranoj të gjykohem është Ligji i Allahut, Krijuesit të gjithësis.

Ai ka thënë se do të bëhej jobesimtar sikur të pranonte gjykimin nga ligjet njerëzore.

Sikurse të kisha pranuar ndonjë gjykim tjetër, përpos Ligjit të Allahut, atëherë do ta kisha mohuar fenë time.

Do të isha bërë prej pabesimtarëve.

Ai është deklaruar i pafajshëm, raporton syri.net.

Artani dhe ka thënë se as nuk ka qenë në Siri dhe as nuk ka qenë pjesëtar e ndonjë formacioni ushtarak të huaj.

Por, prokurori i rastit Abdurrahim Islami, në fjalën e tij përfundimtare, ka kërkuar nga trupi gjykues që të akuzuarin Artan Kadriu ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Sipas prokurorit, nga provat që ekzistojnë në shkresat e lëndës dhe nga dëshmia e dëshmitarit, të dënuarit Arian Alijaj,

vërtetohen të gjitha akuzat e përshkruara në dispozitivin e aktakuzës.

Kurse avokati i Artan Kadriut, Ahmet Gjinovci, ka thënë se ai e kundërshton aktakuzën.

Kjo pasi, sipas tij, me provat e administruara nuk është provuar se i mbrojturi i tij e ka kryer veprën penale që i vihet në barrë.

Të gjitha provat tregojnë se Artani është zënë duke kaluar nga Turqia dhe duke hyrë në Siri.

Në seancën e kaluar u dëgjua edhe Arian Alijaj. Ai në asnjë rrethanë nuk e involvon të mbrojturin tim që ka udhëtuar nga Siria në Turqi apo të ketë udhëtuar me të.

Për herë të parë e ka parë kur kanë qëndruar bashkë në burg.

Askund nuk figuron asnjë provë se është zënë duke hyrë nga Siria në Turqi.

Por, me fjalën e avokatit nuk është pajtuar vetë i akuzuari.

Ai ka thënë se ai mund të mbrohet vetë.

Sipas aktakuzës, Artan Kadriu, në mars të vitit 2016, u është bashkuar grupeve- formacioneve të jashtme paraushtarake.

Këto grupe ishin të përfshira në luftën e Sirisë.

Artan Kadriu është ndaluar nga autoritetet turke, së bashku me disa persona të tjerë në momentin kur nga shteti i Sirisë ishte duke hyrë në territorin e Turqisë.

Me këtë prokuroria pretendon se Kadriu ka kryer veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj”.

Së bashku me të i akuzuar kishte qenë edhe Arian Alijaj, i cili ka arritur marrëveshje për pranim të fajësisë.

Aktgjykimi do të shpallet më 15 dhjetor.

I akuzuari kërkoi nga trupi gjykues që të mos marrë pjesë gjatë shpalljes së aktgjykimit.

www.lajm-shqip.com

13.12.2017

The post I akuzuari për terrorizëm: Pranoj të gjykohem vetëm me Ligjin e Allahut appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

I akuzuari për terrorizëm: Pranoj të gjykohem vetëm me Ligjin e Allahut

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×